AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi merr huan më të madhe në dekada

Samir KajosevicngaSamir Kajosevic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Zdravko Krivokapiç me ministrat pas seancës së qeverisë në Podgoricë. Foto: Qeveria e Malit të Zi

Qeveria e re e Malit të Zi ka marrë një hua prej 750 milionë eurosh për të mbuluar boshllëqet në rritje në buxhetin e shtetit, duke shkaktuar kështu shqetësime për rritjen e borxhit publik.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç me ministrat pas seancës së qeverisë në Podgoricë. Foto: Qeveria e Malit të Zi

Mali i Zi ka marrë një hua prej 750 milionë eurosh, kredia më e madhe e marrë në dy dekada, për të mbushur boshllëqet e mëdha në buxhetin e 2021.

Të mërkurën, Ministria e Financave dhe Kujdesit Social sqaroi se vendi e mori huan nga BofA Securities, Citigroup, Erste dhe grupi i Société General, duke shtuar se ajo do të shlyhet për shtatë vjet me 2.95 për qind interes.

Ministri Milojko Spajiç tha se kjo ishte mënyra e vetme për të mbajtur financat publike të qëndrueshme pasi vendi shpenzoi shuma të mëdha parash për pasojat e pandemisë së COVID-19.

“Sot Mali i Zi ka një të ardhme ekonomike. Shkarkimet masive, uljet e pagave dhe pensioneve dhe skenarë të tjerë që ishin parashikuar për qeverinë e re u shmangën në mënyrën më të mirë”, tha Spajic për mediat. “Janë siguruar para për të shlyer huat e vjetra të pafavorshme dhe për të investuar në rritjen dhe rimëkëmbjen tonë”, shtoi ai.

Por kredia e re do të rrisë borxhin publik të Malit të Zi, i cili në fund të vitit të kaluar ishte i barabartë me 65 për qind të PBB-së. Më 24 shtator, Zyra e Statistikave e Malit të Zi tha që PBB-ja ra me 20.2 për qind në qershor dhe vendi mund ta mbyllë vitin 2020 me një borxh publik të barabartë me rreth 90 për qind të PBB-së.

Më 14 tetor, FMN-ja paralajmëroi se Mali i Zi në vitin 2020 do të përballet me tkurrjen e tij më të madhe ekonomike prej gati 12.4 për qind që nga pavarësia në 2006.

FMN-ja i kërkoi qeverisë të planifikojë me kujdes investimet publike dhe mos bëjë shpenzime të mëdha në infrastrukturë derisa borxhi publik të ulet.

Një deputet i opozitës i Partisë Social Demokrate, Rasko Konjeviç, akuzoi qeverinë e re të Zdravko Krivokapiç se po vazhdon politikën ekonomike me shpenzime të larta të Partisë Demokratike të Socialistëve të rrëzuar së fundmi, DPS.

“Asnjë mbledhje borxhi tatimos, asnjë ulje shpenzimesh dhe mendoj se Partia Demokratike e Socialistëve e mbështet këtë”, shkroi Konjeviç në Tëitter.

Më 2 tetor, Ministria e Financave tha se deficiti buxhetor për tetë muajt e parë të vitit kishte qenë 312 milionë euro, i barabartë me 6.8 për qind të PBB-së, duke theksuar se situata e shkaktuar nga COVID-19 kishte ulur mbledhjen e të ardhurave. Turizmi, një burim kryesor i të ardhurave për vendin, u godit rëndë këtë vit nga pandemia.

Shpenzimet në infrastrukturë kanë bërë gjithashtu që të shpenzohen para. Më 7 Mars, agjencia e vlerësimit të kredisë Standard & Poor’s e uli parashikimin e saj për vlerësimet e Malit të Zi nga pozitiv në të qëndrueshëm.

Ajo theksoi koston e lartë të autostradës Bar-Boljare 169 kilometra, që u vlerësua se ishte e barabartë me 45 për qind të PBB-së.

Në vitin 2014, Mali i Zi mori një hua prej 944 milionë dollarësh nga Exim Bank i Kinës për të ndërtuar pjesën e parë të autostradës. Shlyerja e parë vjetore prej 67.5 milionë dollarësh pritet të bëhet vitin e ardhshëm. Pjesa e parë e autostradës u ndërtua nga China Road and Bridge Corporation, CRBC.

Më 4 dhjetor, parlamenti votoi qeverinë e parë në tre dekada që nuk do të drejtohet nga partia e presidentit Milo Djukanoviç. Kryeministri i ri Krivokapiç ka thënë se e ashtuquajtura qeveri e tij eksperte e përbërë nga 12 ministra jopartiakë do të përqendrohet tek ekonomia dhe reformat.

Etiketa: AMPautostradborxh publikBorxhiBorxhi publikCOVIDCOVID-19demokratedeputetEkonomiaEuroFinancatFMNhuakredikrediaMaliMali i ZiMbledhjeMiloMinistria e FinancavepandemiaParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePBBQeveriaSHshpenzimeshtatorsocial demokrateTurizmiuljeZdravko Krivokapic
Tjetri
Tre pyetjet më të rëndësishme rreth COVID-19

Sondazh: Ballkani Perëndimor “i pushtuar” nga teoritë e konspiracionit për COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.