AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mungesë transparence në rritjen e shpenzimeve ushtarake në Serbi

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Foto: Facebook/Aleksandar Vucic

Nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiç, Serbia ka rritur shpenzimet në sektorin e mbrojtjes, por përtej lajmeve kryesore të blerjeve të helikopterëve dhe dronëve, pak dihet se ku po shkojnë paratë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Foto: Facebook/Aleksandar Vucic

Në një fjalim para kadetëve ushtarakë në qershor 2018, presidenti serb Aleksandër Vuçiç pohoi se, nga vendet e ngjashme në rajon për nga madhësia dhe popullsia, “nuk ka ushtri më të forta se tonat”.

Kjo është e debatueshme, duke marrë parasysh se shumë vende në rajon – ndryshe nga Serbia – janë anëtare të NATO-s. Por Serbia me të vërtetë po shpenzon shumë para për të rritur aftësinë e saj ushtarake.

Në 2019, Serbia shpenzoi 1.14 miliardë dollarë për ushtrinë e saj, një rritje prej 43 për qind në krahasim me vitin 2018 që e pa vendin që të kalonte fqinjin e saj në NATO, Kroacinë, për sa i përket shpenzimeve totale.

Në fakt, midis vitit 2018 dhe 2020, Serbia ka shpenzuar më shumë se tre miliardë dollarë në sektorin e saj të mbrojtjes, sipas një analize nga Instituti Ndërkombëtar për Hulumtimin e Paqes në Stokholm, SIPRI.

Por këtë nuk do ta dinit vetëm nga të dhënat zyrtare mbi shpenzimet në sektorin e mbrojtjes.

Ndërsa e hap thesin për këto shpenzime, Serbia ka kufizuar njëkohësisht rrjedhën e informacionit se si po shpenzohen paratë, duke ngritur shqetësime midis ekspertëve, të cilët thonë se mungesa e transparencës hap derën për abuzime të mundshme dhe fsheh gjendjen e vërtetë të atyre që janë të punësuar në këtë sektor.

“Prokurimet në ushtri janë jo transparente dhe kryhen pa plane zyrtare, gjë që ofron hapësirë ​​për forma të ndryshme sjellje të keqe”, tha Marija Ignjatoviç, një studiuese në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë.

“Raportet e bujshme mbi modernizimin e armëve po mjegullojnë gjendjen reale të ushtrisë, nga e cila njerëzit po largohen intensivisht.”

Avionë rusë dhe dronë kinezë

Foto: Ministria serbe e mbrojtjes.

Midis vitit 2016 dhe 2018, sipas llogarive buxhetore dhe të dhënave të tjera zyrtare, vendi zyrtarisht shpenzoi afërsisht 340 milionë euro në armë dhe pajisje armësh. Pothuajse 500 milionë euro ishin caktuar për periudhën 2018-2020, por shifrat përfundimtare mbi shpenzimet aktuale nuk janë botuar ende.

Shpenzimet ka të ngjarë të jenë shumë më të mëdha duke pasur parasysh shkallën në të cilën qeveria shfrytëzon rezervat buxhetore, madje edhe fondet e alokuara për ministritë e tjera, mbi shumën e alokuar zyrtarisht çdo vit për sektorin e mbrojtjes. Fondet aktuale në dispozicion të ministrisë së mbrojtjes janë në fakt dyfishi i shumës së miratuar nga parlamenti.

Serbia ka blerë shumë gjatë viteve të fundit, megjithëse shumat e përfshira mbahen pothuajse gjithmonë të fshehta.

Vitin e kaluar, Serbia bleu nga aleati tjetër ortodoks Rusia pesë helikopterë transportues ushtarak Mi-17V-5 dhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, si dhe sistemin e raketave Pancir S1. Rusia dërgoi gjithashtu gjashtë avionë luftarakë MiG-29, riparimi dhe modernizimi i të cilave i kushtoi Serbisë midis 180 dhe 230 milionë euro, sipas Vuçiç. Pati gjithashtu një dhurim prej 30 automjetesh të blinduara BRDM 2 dhe tanke T-72.

Gjithashtu në 2019, Serbia ra dakord për një donacion nga Bjellorusia për katër avionë MiG-29, por kostoja aktuale nuk dihet dhe avionët duhet të dorëzohen ende.

Pastaj në maj të këtij viti, Serbia mori në dorëzim gjashtë dronë sulmues kinezë CH-92A, përveç një sistemi raketor FK-3, duke marrë kritika nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Por Serbia bëri biznes edhe me Perëndimin. Në vitin 2019, qeveria serbe bleu pesë helikopterë ushtarakë H-145M nga kompania shumëkombëshe evropiane Airbus, që përsëri, sipas Vuçiç, kushtuan midis 11 dhe 13 milionë euro njëri. Serbia gjithashtu ra dakord për blerjen e 18 sistemeve të raketave me rreze të shkurtër Mistral nga MBDA, një tjetër prodhues europian.

Vuçiç këtë vit shtoi armë nga Izraeli dhe Turqia në listën e tij të blerjeve, duke thënë në tetor se Serbia planifikoi të blinte më shumë dronë nga “një vend tjetër problematik”.

Fonde për kohë të vështira shpenzohen për mbrojtjen

Kryeministri i Serbisë Vuçiç duke prezantuar 10 BRDM-2 në Nis më 29 korrik 2019. Foto: Ministria Serbe e Mbrojtjes.

Rezervat e buxhetit të shtetit supozohet të plotësojnë boshllëqet e financimit në rast të ngjarjeve të paparashikuara gjatë vitit fiskal. Në vitin 2010, u vendos një kufi në shpenzimet rezervë në një për qind të të ardhurave të parashikuara për vitin fiskal, por kjo që atëherë është rritur në katër për qind në 2016, ose afërsisht 400 milionë euro.

Që nga i njëjti vit, viti 2016, ministria e mbrojtjes është bërë marrësi më i madh i fondeve rezervë me rreth 20 për qind të totalit, sipas Këshillit Fiskal, një organ i pavarur publik i ngarkuar me vlerësimin e politikës monetare. Projektet e infrastrukturës dhe shpenzimet e bashkisë lokale përbëjnë pjesën më të madhe të pjesës tjetër.

Pra, në vitin 2016, ministria e mbrojtjes mori rreth 25 për qind të rezervave buxhetore, ose 76.5 milionë euro; vitin pasues ajo mori 10 për qind, ose 42.5 milionë euro, ndërsa në 2018 kjo u rrit në deri në 30 për qind, ose pak më shumë se 100 milionë euro.

Një pjesë e parave janë shpenzuar për paga, uniforma dhe madje edhe pajisje laboratorike.

“Shpeshtësia dhe shuma e këtyre transfertave tregojnë se kjo është çështje politikash dhe masash të financimit të qeverisë, dhe jo e rrethanave të papritura që duhet të rregullohen”, paralajmëroi Këshilli Fiskal në një raport në dhjetor 2019.

Novica Antic, kryetar i Unionit Ushtarak të Serbisë, i tha BIRN se që kur Partia Progresive e Vuçiçit erdhi në pushtet në 2012, liderët politikë kishin rritur të drejtën e tyre të fjalës mbi ushtrinë në kurriz të oficerëve me përvojë. Ndryshimet legjislative i kanë dhënë ministrit të mbrojtjes kontroll shumë më të madh mbi prodhimin, tregtinë dhe prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

“Ushtria nuk ka ndonjë plan afatshkurtër, afatmesëm ose afatgjatë për blerjen e pajisjeve ushtarake”, tha Antiç për BIRN. “Gjithçka që ata bëjnë është ad hoc dhe jo transparente. Më parë, ne kemi përdorur standarde të sakta të NATO-s për prokurimet. Por tani i gjithë pushteti është në duart e politikanëve.”

Antiç tha se blerjet e fundit të Serbisë kishin më shumë lidhje me marrëdhëniet publike sesa me një nevojë të vërtetë ushtarake.

“Ne nuk kemi burime për të mirëmbajtur pajisjet që kemi tashmë”, tha ai. “Ushtarët po largohen nga shërbimi ushtarak, sepse pagat e tyre janë nën mesataren e shtetit. Ne nuk mund të plotësojmë as nevojat themelore, por po shpenzojmë para për armatime që, në shumicën e rasteve, nuk na duhen.”

Pavarësisht nga ndikimi ekonomik dhe social i pandemisë COVID-19, qeveria e Serbisë e pa të arsyeshme në nëntor t’i shtonte 98 milionë euro të tjera 787.7 milionëve që u caktuan këtë vit për buxhetin e shtetit. Më shumë se 76 milionë euro nga fondet shtesë u caktuan për pajisje dhe mjete ushtarake.

Këshilli Fiskal e kritikoi këtë gjë, duke argumentuar se shpenzimet shtesë për sigurinë nuk mund të justifikohen duke pasur parasysh ndikimin e koronavirusit. Investimet kapitale në sektorin e mbrojtjes arritën në 297 milionë euro, 67 milion më shumë se në sektorin e shëndetësisë.

“Një rishpërndarje e tillë e fondeve publike nuk justifikohet në një situatë ku vendi po përballet me një krizë shëndetësore të paprecedent”, paralajmëroi Këshilli.

Serbia nuk është i vetmi vend në rajon që po forcon ushtrinë e saj, por ndërsa vendet e NATO-s në rajon po përpiqen të arrijnë kërkesën e Aleancës që anëtarët të shpenzojnë dy për qind të prodhimit të tyre ekonomik në mbrojtje, Serbia ka arsye të tjera, veçanërisht potencialin për konflikt në Bosnjën dhe Kosovën fqinje.

“Disa në Serbi druhen se nëse do të ndodhë që të ketë konflikte në të njëjtën kohë në Bosnjë dhe në veri të Kosovës, ushtria e saj nuk do të jetë në gjendje të përgjigjet në dy fronte”, tha Filip Ejdus, profesor i asociuar i studimeve të sigurisë në Universitetin e Beogradit.

“Kjo është gjithashtu një arsye për më shumë shpenzime ushtarake.”

Etiketa: AirbusAleksandër VuçiçArmëBashkimi EuropianBIRNBjellorusiablerjeCOVIDCOVID-19donacionEuroFacebookFondeIzraelikonfliktKosovëkryetarKufiLokalembrojtjeMinistria e MbrojtjesNATOortodoksPagatParaPartiaPunëQeveriarajonraportRusiRusiaSerbiSerbiaSHshpenzimeShtetet e BashkuaraTurqiaushtriUshtriavuçiç
Tjetri
Mbi 60 të arrestuar dhe 130 në ndjekje penale pas protestave të dhunshme në disa qytete

Policia urdhëron ndalimin e protestave “për shkak të pandemisë”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.