Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Kërkesat e Italisë dhe COVID-19 mbajnë pezull prej 2 vjetësh ekstradimin e të akuzuarit për trafik kokaine

Anila DushiNgaAnila Dushi
21:52 | 11/01/2021
Në Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Kërkesat e Italisë dhe COVID-19 mbajnë pezull prej 2 vjetësh ekstradimin e të akuzuarit për trafik kokaine

Gjykata e Apelit Shkodër. Foto:Anila Dushi

Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit Shkodër pranoi zgjatjen e afateve të paraburgimit ndaj Dorian Petokut, i cili pret prej dy vjetësh në qeli ekstradimin drejt Italisë ku akuzohet për trafik narkotikësh. Vendimet e gjykatës tregojnë se një vendim në favor të ekstradimit ishte revokuar me kërkesë të italianëve, që më pas kërkuan një ekstradim të dytë për Petokun. 

Gjykata e Apelit Shkodër. Foto:Anila Dushi

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi të premten masën e sigurisë në arrest me burg për Dorian Petoku, i arrestuar dy vjet më parë, janar 2019, me qëllim ekstradimi për Itali, ku akuzohet për trafik narkotikësh në disa raste dhe në sasi të mëdha.

Petoku, i cili mbahet në qeli prej dy vjetësh në pritje të ekstradimit, kishte kërkuar shuarjen e masës për shkak të tejkalimit të afateve, por Gjykata e Apelit Shkodër ka arsyetuar se ai do të vijojë të qëndrojë në qeli, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Siç del nga vendimet e gjyqësorit Petoku është përfshirë në një çështje të komplikuar ekstradimi, që zgjat prej dy vjetësh, ndërsa afatet e mbajtjes së tij në qeli po ashtu  janë zgjatur disa herë për shkak të ndryshimit të kërkesës së drejtësisë italiane.

Nga një vendim tjetër i Gjykatës së Apelit në Shkodër, mbi aprovimin e zgjerimit të ekstradimit të Petokut, del se ndaj tij ishte marrë një vendim për ekstradim, i cili kishte marrë formë të prerë në dhjetor të vitit 2019, Por ky esktradimin nuk ishte ekzekutuar pasi Gjykata e Romës kishte kërkuar revokimin e tij dhe një ekstradim të ri bazuar në një urdhër të dytë arresti ndërkombëtar të lëshuar në maj 2019 me akuzën “trafikim të lendëve narkotike në mënyrë të përsëritur”.

Mbrojtja e Petokut ka kundërshtuar si zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe zgjerimin e ekstradimit, pas revokimit të vendimit të parë, por kjo nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Sipas asaj që thuhet në vendimin e gjykatës për “zgjerimin e ekstradimit”, Petoku ishte arrestuar në janar 2019. Policia atëherë njoftoi se ai kërkohej nga Interpoli pas urdhër arrestit ndërkombëtar nga Italia për trafikim nga Brazili të një sasie prej 644 kilogramësh kokainë në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar në Itali.

Menjëherë pas arrestimit ndaj tij filluan procedurat e ekstradimit. Njëra pas tjetrës gjykata e Lezhës, ajo e Apelit në Shkodër dhe Gjykata e Lartë lanë në fuqi vendimin për ekstradim. Vendimi mori formë të prerë në dhjetor 2019, por ekstradimi nuk u krye.

Gjykata e Apelit në vendimin për “zgjerimin e ekstradimit”,  bën me dije, se kur çdo gjë ishte gati për ekstradim në bazë të urdhërit të parë të arrestit, drejtësia italiane kërkoi revokim dhe hapjen e një procedure të re ekstradimi. Sipas vendimit në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është e fundit në hallkat e shtetit shqiptar për ekstradimit, erdhën dy kërkesa nga Italia. Njëra për revokim të ekstradimit për të cilin ishte vendosur dhe tjetra për nisjen e procedurave për një ekstradim të dytë bazuar mbi urdhërin e arrestit të majit 2019.

Procedura për ekstradimin e dytë duket se ka vënë në siklet drejtësinë shqiptare. E përballur me situtën prej COVID-19 dhe pezullimin e punës për disa kohë, çështja që duhej të kishte përfunduar në pak muaj u shty disa herë. Petoku përmes avokatëve fillimisht kundërshtoi “zgjerimin e ekstradimit” dhe shuarjen e masës së sigurisë, por kërkesat e tij janë rrëzuar.

“Afatet e paraburgimit nuk duhen lidhur me momentin e caktimit të masës së sigurimit për efekt të kërkesës se parë të për ekstradim. Por për efekt të kërkesës se dytë për ekstradim, pasi kerkesa e parë siç u argumentua me lart është revokuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër. Ndërsa siç del nga vendimet ekstradimi për Petokun është miratuar për të dytën herë në gjykata.

Gjykata e Apelit citon procedurën e kërkuar nga Italia si arsye për vonesën, ndërsa po ashtu vë në dukje situatën e krijuar nga pandemia. “Është e vertetë se në raportin kalendarik afatet në gjykimin në shkallë të parë kanë kaluar. Por në kushtet e pandemisë dhe të akteve ligjore, janë vendosur pezullimet e afateve proceduriale”, thuhet në vendim.

Tjetri
KPK shtyn vendimin për Elbana Llurin pas denoncimit në media

KPK shtyn vendimin për Elbana Llurin pas denoncimit në media

Më të lexuarat

Kërkesat e Italisë dhe COVID-19 mbajnë pezull prej 2 vjetësh ekstradimin e të akuzuarit për trafik kokaine

Kërkesat e Italisë dhe COVID-19 mbajnë pezull prej 2 vjetësh ekstradimin e të akuzuarit për trafik kokaine

21:52 | 11/01/2021
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Nga se rriten pagat?

14:10 | 30/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.