AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ilir Beqaj – Ish ministër i Shëndetësisë

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ghatë një konference për shtyp në shtator pë recetën elektronike | Foto nga : LSA

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë në mandatin e parë të qeverisë “Rama” deklaron pasuri familjare me vlerë rreth 80 milionë lekë, duke shënuar 6-fishim të saj nga deklarimi i parë në vitin 2003 deri në fund të vitit 2018.Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe qëndroi në detyrë përgjatë një mandati. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Beqaj u zëvendësua nga ministrja aktuale, Ogerta Manastirliu.

Ilir Beqaj është diplomuar për Informatikë në vitin 1990 në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare për Administrim Ndërmarrje në Institutin Francez të Menaxhimit pranë Universitetit Politeknik Tiranë.

Në vitet 1990 – 1994, Beqaj ka punuar në Bankën e Shqipërisë, ndërsa gjatë viteve 2003-2006 ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Prej vitit 2007 ai është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe prej vitit 2009, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Ilir Beqaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj për vitet 2003-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Ilir Beqaj zotëronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është 6-fishuar duke kapur vlerën e gati 80 milionë lekëve.

Z.Beqaj deklaron familjarisht likujditete bankare me vlerë 46.9 milionë lekë, pasuri të patundshme me vlerë 29.3 milionë lekë, automjete me vlerë 3.3 milionë lekë dhe pjesë në kapital me vlerë 95,9 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 151.6 milionë lekë, ku burimi kryesor ka qenë kompania Intech+. Z.Beqaj ka siguruar përmes kompanisë të ardhura në masën 27% të totalit, ndërsa nga shitja e aksioneve ka siguruar të ardhura në masën 12%.

Ndërkohë, rreth 14% e të ardhurave kanë si burim pagën e Z.Beqaj, 29% pagat e familjarëve dhe rreth 5% të tjera burojnë nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një sëri “flamujsh të kuq”, të cilët lidhen me aksionet në kompaninë Intech+, detyrimet për blerjen e një apartamenti si dhe një hua të marrë sërish nga kompania e biznesit.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, subjekti Ilir Beqaj deklaron se zotëron 51% të aksioneve në shoqërinë tregtare Intech+, me vlerë 51,000 lekë. Kur rideklaron pasurinë nga e para në vitin 2010, pas një shkëputjeje rreth 4 vjeçare, z.Beqaj saktëson se vlera e aksioneve në Intech + është rritur në 11,220,000 lekë me burim rikapitalizimin e fitimeve ndër vite, ndonëse nuk është e qartë se sa nga fitimet janë tërhequr dhe sa janë rikapitalizuar. Zoti Beqaj i ka shitur aksionet në vitin 2013 me çmim 18,360,000 lekë, me pagesa të realizuara përkatësisht: 1,000,000 lekë (2014), 10,000,000 lekë (2015) dhe 7,300,000 lekë (2017).

Gjatë viteve që ka zotëruar aksione në kompaninë Intech+, Z.Beqaj ka qenë njëkohësisht zyrtar publik, duke mbajtur pozicionet e drejtorit të ISSH dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht kufizimeve të ligjit për konfliktin e interesit.

Në vitin 2004, Z. Beqaj ka deklaruar një apartament banimi me sip 147 m2, me çmim 77,760 USD në bashkëpronësi, por ka paguar vetëm 32,000 USD. Në vitin 2006, ai deklaron si detyrim ndaj shoqërisë së ndërtimit shumën 6,350 USD, pa shpjeguar se kur është shlyer pjesa tjetër e detyrimit prej 39,410 USD.

Ndërsa në deklarimin periodik/vjetor 2005 është deklaruar një hua nga shoqëria Intech+ prej 2,000,000 lekësh, e cila mbahet në llogari bankare në emër të bashkëshortes. Në vitet në vijim, nuk deklarohet nëse kjo hua i është kthyer shoqërisë apo jo.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata pas Largimit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBIRNdeputetdetyrimEdi RamahuaILDKPKIIlir BeqajKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveMASOgerta ManastirliuPagatParaPartisë SocialistepasuriaRamaraportreporterreporter.alSHshqipSkedaSkeda e pasurisëTiranë
Tjetri
Aktivistët protestojnë ndaj mosreagimit të institucioneve për Urën e Zogut

Aktivistët protestojnë ndaj mosreagimit të institucioneve për Urën e Zogut

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.