AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Çështja në KLGJ ndaj Enkeleida Hoxhës, avokati kërkon ndëshkim me marrëveshje

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rexhep Rraja, duke dale pas nje seance ne gjykaten e Krujes, ku eshte njohur me masen e sigurise "arrest me burg". Rraja, 24 vjec, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, akuzohet per perndjekje ndaj Xhisiela Malokut./r/n/r/nRexhep Rraja, leaves after a court session at the Krujas Court, in which he was given an arrest warrant. Rraja 24, the son of Socialist MP Rrahman Rraja, is charged with the accuse of persecution against Xhisiela Maloku.

KLGJ dëgjoi pas disa shtyrjeve palët në çështjen disiplinore kundër gjyqtares Enkeleida Hoxha. Në seancë ILD i cilësoi vendimet e Hoxhës si “akte që diskreditojnë figurën e magjistratit”. Ndërsa avokati i gjyqtares solli si mbrojtje sulmet e kryeministrit dhe agresivitetin e medias dhe i cilësoi shkeljet si lapsuse jo shkarkuese.

Gjykata e Krujës. Foto Ilustruese LSA

Seanca Dëgjimore e planifikuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGj, mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha për lirimin e padrejtë të disa të dënuarve për krime të rënda, filloi me një përpjekje të gjyqtares për të shtyrë procesin.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha, e cila është në paraburgim që prej 11 shkurtit kur u arrestua së bashku me 11 persona të tjerë në akuzat e korrupsionit,  nuk u paraqit në seancën e të enjtes, ndërsa i kishte kërkuar KLGj-së shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes dhe pozitës ku ndodhej.

Hoxha u arrestua së bashku me disa zyrtarë të Gjykatës së Krujës, një avokat dhe disa qytetarë, që dyshohen si pjesë të një strukture kriminale që synonin të lironin disa të dënuar që e vuajnë dënimin e burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Të njëjtat motive për të cilat ajo po gjykohet në procesin disiplinorë në KLGJ, ku ILD kërkon shkarkimin e saj për vendimet e lirimit të Hekuran Billës, i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën; Endrit Dokles, një prej krerëve të “Bandës së Durrësit”, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm dhe lirimin e Ilir Pajës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

 Përpjekja për shtyrje

KLGJ lexoi fillimisht se kishte marrë një kërkesë të Hoxhës për shtyrje të seancës. Në mbledhje u lexua se ajo kishte kërkuar të mos ishte e pranishme. “Deklaroj se nuk dua të shoqërohem ditën e nesërme”, ka deklaruar Hoxha prej ambienteve të paraburgimit ku gjendet e izoluar prej 11 shkurtit.

Por veç Hoxhës në fillim të seancës dëgjimore në KLGj të enjten, u konstatua se nuk ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi ligjor i gjyqtares Hoxha, avokati Ardian Visha. KLGj konstatoi se avokati ishte njoftuar, por nuk kishte pasur kontakt nga ana e tij.

Inspektori i Lartë i drejtësisë, Artur Metani tha se e kuptonte situatën e gjyqtares së proceduar dhe se nuk do të kishte dashur të kishte një proces ku magjistrati të gjendej në një situatë të tillë. “Do t’i kërkoja të mbledhë veten dhe të bëjë një mbrojte dinjitoze”, tha ai, por refuzoi shtyrjen, duke theksuar se procesi ishte shtyrë 4 herë dhe arsyet nuk ishin të ligjshme.

Edhe relatori i çështjes, Medi Bici theksoi se Hoxhës i ishin dhënë të gjithë mundësitë për të mbledhur provat dhe për të paraqitur me shkrim pretendimet. Ai kërkoi që të aplikohej caktimi i një avokati kryesisht, nëse nuk paraqitej ai i zgjedhur prej gjyqtares Hoxha.

KLGj u tërhoq, por nuk arriti të komunikonte sërish me avokatin Visha dhe u propozua të shtyhej seanca dhe të paralajmërohej përfaqësuesi ligjor i Hoxhës se do të gjobitej deri në 100 mijë lekë nëse sillej sërish në këtë mënyrë.

Metani tha se ishte dakord për shtyrjen e seancës, por për 1 ditë ose maksimumi 2 ditë. “Duke përfituar nga këto artifica, ajo po përfiton me shtyrje. Edhe mbrojtësi është në të njëjtën situatë”, tha Metani.

Qëndrimi i ILD-së

Më pas seanca vijoi në mungesë të avokatit. Metani lexoi shkeljet e konstatuara prej tij gjatë hetimit administrativ lidhur me lirimet e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i cilësoi ato si mos përmbushje e pajustifikuar e funksioneve. Ai tha se vendimet ishin marrë “në mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal”.

Sipas Metanit, hetimi disiplinor i ILD ka analizuar 6 vendimmarrje të Hoxhës nga viti 2017 deri në 2019-ën, nga ku ka rezultuar se nga ana e saj janë zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të njënashme. Ai tha se këto vendime nuk ishin pasojë e paaftësisë, por ishin marrë me dashje.

“Veprimet dhe mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates në çështjet objekt hetimi, nuk janë kryer në kuadër të paaftësisë së saj profesionale, por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm nga ana e saj”, theksoi ai dhe evidentoi se ky qëndrim i saj ka qenë i vazhduar, i vullnetshëm dhe i pajustifikuar në 5 procese gjyqësore me të njëjtin kërkues, të ndjerin Hekuran Billa dhe për të liruarin Ilir Paja.

Sipas Metanit, mos marrja nga Hoxha e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, provojnë njëanshmërinë e saj në këto gjykime. “Janë liruar persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Vendimet e dhëna nga gjyqtarja Hoxha përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e magjistratit dhe gjyqtarit”, theksoi ai. Metani kërkoi shkarkimin e Hoxhës.

Qëndrimi i mbrojtjes

Pasi Këshilli u tërhoq për pak minuta, në seancë dëgjimore u paraqit avokati Ardian Visha. Ai kundërshtoi qëndrimin e Metanit për zvarritje të procesit nga ana e tij dhe e gjyqtares Hoxha, ndërsa u përpoq të lidhte kërkesën për shkarkim me sulmin ndaj gjyqtares prej kryeministrit Edi Rama.

Në fillim të fjalës së tij, Visha citoi se Rama në 13 shkurt 2021, e kishte quajtur magjistraten ‘mostër’. “Etiketimi ‘mostër’ është i pa pranueshëm dhe është detyrë edhe e juaja të mbani qëndrim”, tha Visha.

Ai po ashtu tha se disa prej çështjeve të ngritura nga ILD ishin ende në shqyrtim në gjykatën e Apelit dhe se ato nuk mund të ishin pjesë e hetimit administrativ. “Përmend Doklen dhe Tafilajn, kur ato çështje janë ende në gjykim në Apel”, tha Visha.

Ndërkohë ai këmbënguli se lirimet e Billës dhe të Ilir Pajës nuk kishin prodhuar asnjë rrezikshmëri shoqërore të shtuar. “Dy subjektet e liruara nuk kanë prodhuar asgjë”, tha Visha, duke shtuar se vrasja në atentat në një prej zonave më të populluara të Tiranës e Hekuran Billës në qershor të vitit të kaluar nuk ishte pasojë e lirimit të tij të parakohshëm.

“Billa fatkeqësisht një vit e gëzoi lirinë e tij, por nuk ka kryer asnjë ngjarje. Rasti Billa është qesharak, aq sa është tragjike edhe vdekja e tij”, pohoi Visha, ndërsa tha se “Shteti duhej t’i ruante jetën dhe nuk e ka bërë këtë gjë”, shtoi përfaqësuesi i Hoxhës.

Avokati Visha po ashtu i mëshoi në proces qëndrimeve nga institucionet në varësi të qeverisë dhe prokurorët që kishin mbështetur lirimet me kusht. Ai tha se për të realizuar lirimet ishin përfshirë Drejtoria e Burgjeve, Shërbimi i Provës dhe prokurorët e çështjeve. “Ka një unison të qëndrimeve të tyre”, tha Visha.

Ai kërkoi që të thirreshin si dëshmitarë në këtë proces edhe zyrtarë të institucioneve të tjera, që sipas tij kanë pasur të njëjtin qëndrim me gjyqtaren në vendimet e saj të lirimeve të parakohshme.

Ai kërkoi që të thirrej si dëshmitar Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili,  përfaqësuesi i Shërbimit të Provës Arjan Kulluri, prokurori në pension Bujar Çipi, i liruari Ilir Paja dhe prokurori Bujar Memia, ndaj të cilit po ashtu ka një proces disiplinorë të nisur nga ILD.

Visha po ashtu pretendoi se mendimi i mjekëve ligjorë që nuk ishte marrë në këto raste nuk kishte qenë i nevojshëm, pasi ata janë të paaftë dhe mjekët e marrë ishin më të mirët. “Asnjë prej tyre nuk kanë aftësitë profesionale, nuk kanë asnjë aftësi. Gjyqtarja ka marrë dy mjekët më të mirë të fushës dhe kanë dhënë përvojën e sëmundjes”, tha Visha.

Visha megjithatë pranoi disa shkelje nga gjyqtarja, por tha se ato vinin nga mungesa e njohurive dhe i konsideroi lapsuse. Ai kërkoi kohë për një marrëveshje që do e ndëshkonte gjyqtaren për këto shkelje, por jo me shkarkim, ndërsa tha se vendimet nuk kishin pasur pasoja.

“Vetë lirimi nuk ka sjellë pasojë për të dëmtuar imazhin e gjyqtarit. Agresiviteti i medias ka qenë në ekstrem dhe ka ndikuar tek inspektori”, tha avokati Visha dhe i këmbënguli se këto shkelje se nuk mund të prodhojnë shkarkim.

KLGj u tërhoq dhe vendosi shtyrjen e seancës për më datë 4 mars, ora 10:00, për tu njohur dhe për të marr vendim lidhur me provat e paraqitura prej mbrojtjes së gjyqtares Hoxha.

Etiketa: aftësitë profesionaleApelArdian VishaArtur MetaniatentatBujar MemiaBurgDrejtori i Përgjithshëm i BurgjeveEdi RamaEnkeleida HoxhaEnkeleidi HoxhaGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqILDIPIKLGJKrimeKrujëmarrëveshjeMbledhjembrojtjeMedi BiciMjekmjekëparaburgimpasojaprokurorProkuroriRamaSeancaSHShkarkimShtyrjeTiranëVendimVendimetVrasjavrasje
Tjetri
Komisioni rrëzon raportin e DSIK për gjyqtaren Igerta Hysi

Vendimi për Igerta Hysin, KPK: Lirimi i të kërkuarit nga Italia, i bazuar në ligj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.