AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Albin Kurti kërkon të krijojë shpejt një qeveri “pa kompromis”

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjatë fushatës elektorale. Foto: Facebook/Albin Kurti

Albin Kurti i Kosovës ka mjaftueshëm vota nga deputetët për të formuar një qeveri të re, por aleatja e tij, presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani, mund ta ketë më të vështirë në përpjekjen e saj për t’u bërë kryetarja e ardhshme e shtetit.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjatë fushatës elektorale. Foto: Facebook/Albin Kurti

Fituesi i zgjedhjeve të Kosovës, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë dy ditëve të fundit ka qenë në ndërtesën e parlamentit duke zhvilluar takime me liderët e të gjitha partive politike që fituan vende në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, duke u përpjekur të formojnë një qeveri shpejt përpara se t’i kthehet çështjes së presidentit të ardhshëm të vendit.

Kurti tashmë ka thënë se nuk dëshiron të përfshijë Partinë Demokratike të Kosovës, PDK, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, të cilat kanë qeverisur Kosovën, së bashku ose veçmas, që nga përfundimi i luftës.

“Ne nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse njerëzit duan të rinj… dhe ne nuk kemi ndërmend të shkelim vullnetin e tyre”, tha Kurti më 3 mars.

Deputetët e rinj do të mblidhen më 22 mars për një seancë konstituive të parlamentit e cila pritet të zgjedhë një kryetar të ri. Duke konfirmuar seancën konstituive të martën, Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes tha për mediat se “qeveria do të formohet së shpejti sepse ne kemi votat”.

Vetëvendosja fitoi zgjedhjet me 50.2 për qind të votave, që përkthehet në 58 deputetë në parlamentin me 120 vende.

Kushtetuta e Kosovës kërkon një minimum prej 61 votash për të formuar një qeveri, që do të thotë se Vetëvendosja duhet thjesht të fitojë mbështetjen e tre deputetëve të tjerë për të siguruar një administratë të udhëhequr nga Kurti.

Për të marrë atë shumicë, Kurti po mbështet te votat e deputetëve nga komunitetet etnike të pakicave.

Katër prej tyre – Elbert Krasniqi, një deputet nga komuniteti egjiptian, Erxhan Galushi nga komuniteti rom, si dhe Duda Balje dhe Emilija Redzepi nga komuniteti boshnjak – tashmë kanë konfirmuar mbështetjen e tyre, ndërsa dy deputetë nga komuniteti turk po kushtëzojnë mbështetjen e tyre me vende në kabinetin Kurti.

“Presion i shtuar nga komuniteti ndërkombëtar”

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj (majtas) me presidenten e përkohshme Vjosa Osmani dhe udhëheqësin e Vetëvendosjes Albin Kurti (djathtas) të hënën. Foto: BIRN.

Para certifikimit të rezultateve, Kurti pretendoi se partia e tij do të kishte lehtësisht vota të mjaftueshme për ta bërë atë kryeministër për herë të dytë.

“Ne ndoshta do të kemi deputetin nga komuniteti egjiptian, Elbert Krasniqi, me siguri do të kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Redzepi, dhe do të kemi edhe disa të tjerë”, tha Kurti për mediat më 3 mars.

Partitë që Kurti i përshkroi si “eksponentë të regjimit të vjetër” u mundën bindshëm në votime. PDK-ja mori 19 vende, ndërsa LDK-ja mori 15 vende, rezultatet më të këqija që secila parti kishte parë ndonjëherë.

Kurti ka thënë gjithashtu se nuk do të bëjë kompromis me partinë serbe të mbështetur nga Beogradi, Lista Serbe, dhjetë deputetët e së cilës kanë qenë prej kohësh një faktor në formimin e qeverive në Kosovë, përveç qeverisë së parë, jetëshkurtër të udhëhequr nga Kurti në vitin 2020.

Njëzet nga 120 vendet në Asamblenë e Kosovës janë të rezervuara për komunitetet jo-shqiptare – 10 për serbët dhe 10 për komunitetet e tjera të pakicave – romë, ashkali, egjiptianë, boshnjakë, turq dhe goranë, me një numër specifik vendesh të të garantuara të specifikuara për secilin komunitet.

Kushtetuta kërkon që qeveria të përfshijë të paktën një ministër serb, një tjetër nga një prej komuniteteve të tjera të pakicave dhe, në rast se qeveria ka më shumë se 12 ministri, një “ministër i tretë, që përfaqëson një nga komunitetet jo-shumicë”.

Ndërsa formimi i një qeverie të udhëhequr nga Kurti duket i mundshëm, shanset e aleatës së tij Vjosa Osmani për t’u bërë presidentja e dytë femër e Kosovës janë më pak të sigurta.

Osmani, nisma politike e të cilës Guxo, bashkoi forcat me Vetëvendosjen për zgjedhje dhe u bë personi që fitoi më shumë vota ndonjëherë në Kosovë – mbi 300,000.

Ajo hyri në zgjedhje duke synuar të bëhet presidente së bashku me Kurtin si kryeministër.

Megjithatë, rregullat kërkojnë që kur një president i ardhshëm të votohet në parlament, 80 deputetë duhet të jenë të pranishëm në seancë për të formuar kuorumin.

PDK-ja, LDK-ja dhe Lista Serbe ende nuk kanë njoftuar nëse do ta bëjnë të mundur një votim.

Nëse parlamenti nuk arrin të zgjedhë një president pas përpjekjeve të treta, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.

Pas një takimi me Kurtin dhe Osmanin të hënën, Enver Hoxhaj i PDK-së ishte evaziv për këtë çështje.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjithashtu shpreson të bëhet president, tha pas takimit se ishte “përgjegjësi” e fituesve të zgjedhjeve për të gjetur votat e mjaftueshme për kandidatin e tyre presidencial.

Analisti politik Bekim Baliqi tha për BIRN se ai është i sigurt se parlamenti do të arrijë të zgjedhë një president sepse “nuk ka kushte për zgjedhje të reja dhe një faktor tjetër është presioni i shtuar nga komuniteti ndërkombëtar”.

Analisti Agron Halitaj tha gjithashtu se ai pret që një president të zgjidhet para se të mbarojë mandati gjashtë-mujor i Omanit si ushtruese e detyrës së presidentit në fillim të majit.

“Besoj se do të ketë një kuorum për zgjedhjen e një presidenti. Pres që deputetët e LDK-së të qëndrojnë në seancën e parlamentit për të bërë të mundur votimin”, tha ai për BIRN.

Halitaj tha se deputetët e LDK-së do ta justifikojnë mos bojkotimin e votës duke thënë se ata po veprojnë si duhet, por ajo që fshihet pas kësaj është “frika se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme të reja dhe faji do të jetë i LDK-së dhe PDK-së si parti të opozitës”.

Kurti dhe Osmani nuk janë takuar ende me LDK-në, por lideri i saj i sapo zgjedhur Lumir Abdixhiku tha se partia e tij do të ishte “konstruktive në frymën themelore të LDK-së”.

Deputetë individualë të LDK-së kanë lënë të kuptohet se ata do ta mbështesin zgjedhjen e Osmanit si presidente.

Etiketa: Albin KurtiBIRNdeputetegjiptianFacebookHaradinajkomunitetKomuniteti boshnjakkomuniteti romKosovëkryetarLDKLumir AbdixhikuMASnismapaktParaparlamentPartiaPartisë DemokratikePDKpresidentpresidenteQeveriaRamush HaradinajromSHShpresONshqiptareVetëvendosjeVjosaVjosa OsmaniVotavotimzgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
red and white flower petals

Tregu i zi i shitjes së oksigjenit lulëzon mes pandemisë së COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.