AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Fitoret ‘e vogla’ të sindikatave të reja mund të rikthejnë besimin e punëtorëve

Ola MitrengaOla Mitre
5 years më parë
në Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim i një call center. Foto; Wikimedia Commons

Përpjekjet 2-vjeçare të Sindikatës Kombëtare të Operatorëve Telefonikë detyruan një prej kompanive call center në Tiranë që të paguajë pas tre vjetësh, punën në ditë festash të punonjësve të saj – duke ngjallur shpresa për fitimin e të drejtave në raste të ngjashme.   

Ilustrim i një call center. Foto; Wikimedia Commons

Ilir Xhemalaj, baba i 2 djemve e kujton mirë kohën kur i duhej të sakrifikonte pushimin me familjen, për shkak se duhej të shkonte në punë, edhe pse kalendari shënonte një festë zyrtare.

“Sakrifikoja normalisht. Fëmijët kërkonin që të kalonim një ditë bashkë, meqenëse edhe bashkëshortja ishte pushim, por më duhet të punoja,” thotë ai për BIRN.

39-vjeçari punonte në kompaninë telefonike Bconnect, që për shkak të politikave të saj të brendshme, duhet të ushtronte aktivitet edhe gjatë ditëve të pushimit zyrtar.

Kodit i Punës parashikon se puna në ditë festash kompensohet me një shtesë page mbi normale. Shtesa sipas kodit është “jo më pak se 25 për qind” e ditës së punës, ose me një pushim të barabartë. Por mjaft prej kompanive nuk i kanë paguar apo nuk i paguajnë punëtorët ekstra për punën në ditë festash.

Kur Xhemalaj dhe një grup punonjësish të kompanisë “Bconnect” u organizuan në vitin 2019 për krijimin e një sindikate, me qëllim pagesën shtesë të punës në ditët e pushimeve, u gjendën përballë presioneve. Ata organizuan një takim në janar 2020 dhe kompania u detyrua të pranonte një pjesë të borxhit prej disa milionë lekësh ndaj punonjësve.

Megjithatë, muaj pas këtij takimi, Ilir Xhemalaj dhe kolegu i tij, Jetmir Koçi u pushuan nga puna.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e gjeti shkarkimi e tyre të lidhur drejtpërdrejt me statusin e tyre si “përfaqësues të punëmarrësve” dhe e cilësoi atë si një përpjekje për të frikësuar punonjësit e tjerë.

Përtej vendimit të Komisionerit, punonjësit e Bconnect u organizuan në nëntor të vitit që shkoi në Sindikatën Kombëtare të Operatorëve Telefonikë, SKOT. Në 3 janar të këtij viti, SKOT, me mbështetje të Qendrës për të Drejtat në Punë dhe Klinikës së  Ligjit pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA),  paditi në gjykatë kompaninë për pagesat e punës në ditë festash për vitet 2018-2019.

Përfaqësues të SKOT thonë se ky ishte një detyrim që kompania kishte për rreth 450 punonjës dhe ish-punonjës. Megjithatë, padia prek vetëm 190 punonjësit aktualë dhe 40 ish-punonjës që kanë treguar interes.

Një muaj pas padisë në gjykatë, kompania njohu vullnetarisht detyrimin ndaj punonjësve që ishin ende në punë dhe pagoi për 190 punonjës 8.5 milion lekë detyrime të lindura prej punës në ditë festash. Për 40 ish-punonjës, përfshi Xhemalaj, që janë bërë pjesë e padisë përmes SKOT, detyrimi do të kërkohet në gjykatë.

Kleant Hodaj, Sekretar Organizativ i SKOT thotë se pagesa e detyrimit të prapambetur është meritë e sindikatës.

“Këto pagesa bëhen 3 vite me vonesë, çka tregon edhe njëherë se ato janë bërë për shkak të punës së sindikatës dhe jo për shkak të dëshirës së kompanisë për të shlyer detyrimet,” tha Hodaj.

Kjo është një fitore e vogël e një forme të re sindikalizmi, në vendin ku kryeministri Edi Rama mburret për mungesën e sindikatave.

Të vetmet sindikata të njohura së fundmi janë ato që përfaqësojnë në shumicë punonjës publikë dhe që varen kryesisht nga pagesat që marrin nga buxheti i shtetit, të cilat u mbahen punëmarrësve direkt nga paga.

Kompania “Bconnect” nuk iu përgjigj kërkesës për koment deri në publikimi e këtij shkrimi.

Fitorja e parë

Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë, SKOT. Foto: Facebook.

Ngjashëm me Ilir Xhemalaj, edhe Jetmir Koçi u shkarkua nga puna, pasi ishte sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, KMD, një prej 6 personave që morën pjesë në takimin me drejtuesit e kompanisë –ku u kërkua pagesa për punën e papaguar gjatë festave zyrtare.

“Largimi i disa prej përfaqësuesve të punëmarrësve, si në rastin konkret i ankuesve, të cilët rezultojnë që të kenë qenë aktivë në mbrojtje të drejtave të punonjësve edhe përpara këtij takimi duke u ekspozuar personalisht, mund të jetë mjaftueshëm frikësuese për punonjësit e tjerë,” thuhet në arsyetimin e KMD, që fajësoi kompaninë për diskriminim në shkarkimin e Koçit dhe Xhemalajt.

KMD i gjeti shkarkimet si një përpjekje për të ndaluar organizimin.

“Largimi qoftë edhe i disa prej punëmarrësve që janë ekspozuar si përfaqësues të punonjësve mjafton për të demotivuar punëmarrësit për t’u organizuar në mbrojtje të drejtave të tyre të punës,” thuhet në arsyetim.

Koçi dhe të tjerë punonjës të larguar nuk hoqën dorë nga ajo që besojnë se është detyrim i kompanisë për t’i paguar.

“Kam shkuar gjithmonë në punë, por asnjëherë s’jemi paguar tepër,”tha Koçi, duke shtuar se ato para do e kishin ndihmuar familjen dhe fëmijët e tij.

Sekretar Organizativ i SKOT, Kleant Hodaj thotë se kompanitë refuzojnë përgjithësisht të paguajnë detyrimet. Ai shtoi gjithashtu se të drejtat u kërkuan në Inspektoriatin e Punës, i cili kishte pranuar se nuk kishte fuqi juridike për ta detyruar kompaninë të paguante për vitet paraardhëse, kohë në të cilët këto pagesa nuk ishin bërë.

SKOT depozitoi në gjykatë një padi kolektive në mbrojtje të interesave ekonomike të anëtarëve të sindikatës që punojnë në kompaninë Bconnect dhe të atyre që kanë qenë punonjës gjatë viteve 2018-2019.

Por teksa çështja shkoi në gjykatë dhe palët prisnin seancën e parë, kompania reagoi.

“Rreth një muaj pas fillimit të procesit gjyqësor nga SKOT, kompania njoftoi që do të përmbushte detyrimin e lindur për vitin 2018 për punëmarrësit që janë ende në marrëdhënie pune më këtë punëdhënës, duke i paguar rreth 190 punëmarrësve pagesën prej mesatarisht 45,000 lekë për një vlerë totale rreth 8,550,000 lekë,” tha Franc Terihati nga Klinika e Ligjit.

Terihati thotë se sindikata po vijon procesin me punëmarrësit e tjerë, të cilët kanë punuar pranë “Bconnect” në vitin 2018, por që aktualisht nuk janë më në marrëdhënie pune me këtë subjekt.

Hodaj, i cili po ashtu u shkarkua nga puna pas angazhimit në sindikatë, thotë se formimi i saj e ka bërë atë dhe kolegët më të fuqishëm.

“Anëtarësimi në sindikatë është jashtëzakonisht i nevojshëm. Sa më shumë të jemi, aq më të fuqishëm jemi,” thotë Hodaj.

Ai shpreson që anëtarësimet të rriten, pasi sipas tij “forca e Sindikatës në fakt është pikërisht te numrat”. Ai shtoi se kjo do t’i jepte mundësi sindikatës të flasë për të drejtat edhe përpara organeve shtetërore, të cilat kanë në dorë zbatimin e ligjit.

Rikthimi i besimit

Për shkak të një situate të krijuar nga “mosekzistenca” e organizimeve sindikale dhe cënimit të vijueshëm të drejtave të punëmarrësve, sindikalistët e rinj thonë se përballen me mosbesim.

“Patjetër që ne përballemi me këtë mosbesim. Një nga dëmet që i është bërë shoqërisë tonë është përhapja e mendimit se sindikatat janë mekanizma që mendojnë për veten dhe jo për punëtorët,” thotë Hodaj.

“Kjo është një mendësi sa e mësuar, aq edhe e përjetuar nga punëtorët, të cilët në këto 30 vite demokraci nuk i kanë parë hajrin sindikatave,” shtoi ai.

Edison Hoxha nga Qendra për të Drejtat në Punë, e cila po mbështet SKOT me ndihmë juridike, mendon gjithashtu se mosbesimi ndaj sindikatave është i lartë.

“Është detyrë e gjithëve që janë të angazhuar në botën e punës, të punojnë më shumë për ta ndryshuar këtë perceptim”, thotë Hoxha.

Hoxha mendon se organizimi në sindikata është e vetmja mënyrë për të përmirësuar kushtet e të punësuarve.

“Përfitimet e punonjësve mund të jenë të ndryshme dhe variojnë nga shkalla e organizimit të sindikatës, por minimalisht janë përfitime që lidhen me pagën, kushtet e punës, respektimin e dinjitetit të punonjësit apo shërbime të ndryshme që i ofrohen punonjësit për shkak të anëtarësimit në sindikatë,” shtoi Hoxha.

Franc Terihati nga Klinika e Ligjit pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) argumenton se përfaqësimi në sindikatë ka një sërë favoresh.

“Në rast se një numër i konsiderueshëm punëmarrësish kanë të njëjtin problem me punëdhënësin lidhur me largimet nga puna, shpërblimin e dëmit nga aksidentet në punë ose mohimin e të drejtës për të përfituar shpërblimin për shkak të punës së kryer, atëherë është Sindikata që mund të adresojë problematikën në gjykatë (në një çështje të vetme),” thotë Terihati. Ai shton se vendimi eventual i gjykatës në favor të Sindikatës i shtrin efektet te të gjithë punëmarrësit – anëtarë të saj.

Ekspertët argumentojnë se rikthimi i besimin mund të bëhet përmes krijimit të sindikatave të reja, jo vetëm në sektorin e operatorëve telefonikë, por edhe në sektorë të tjerë.

Sipas Hoxhës, kjo kërkon nga të rinjtë e përfshirë në sindikata të tregojnë që janë të pakompromentuar.

“Nëse duam që të kemi mbrojtje të vërtetë dhe të qëndrueshme të të drejtave në punë. Rrugë tjetër nuk ka,” tha ai.

Ndërsa Hodaj thotë se arritjet e para të SKOT kanë nxitur besim.

“Ne shohim që edhe punonjësit e sektorit të call center, që kanë dëgjuar për betejat që ne kemi bërë deri tani, kanë besim që ne do të jemi një risi në botën e sindikatave,” përfundoi ai.

Shënim: Në një version të mëparshëm të këtij shkrimi pozicioni i Kleant Hodaj, citohej gabimisht si Kryetar i SKOT, ndërkohë që ai është Sekretar Organizativ.
Etiketa: AksidentetbesimBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitCall centerdemokracidetyrimdiskriminimEdi RamaEdison HoxhaFacebookfitoreGjykatëGjykatësGjyqKomisioneriKryeministri Edi RamakryetarmbështetjembrojtjeMITMjaftpadiParaPunaPunëPunëtorPunëtorëRamaSHshkarkimiShpresONshqipsindikataTe drejtat e punetoreveVendimi
Tjetri
‘Pakujdesi të paqëllimshme’; problemet me pasurinë rëndojnë gjyqtaren Mariana Shegani

Mungesa e burimeve dhe pasaktësitë penalizuan gjyqtaren Mariana Shegani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.