AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Humbja e Anila Dushit lë zemërthyer të afërm, miq e kolegë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anila Dushi, korrespondente dhe gazetare prej tre dekadash humbi jetën në moshën 54-vjeçare si pasojë e COVID-19.

Anila Dushi, gazetare prej tre dekadash dhe mësuese për breza të tërë fëmijësh dhe reporterësh të rinj, humbi jetën mëngjesin e së shtunës si pasojë e COVID-19.

Anila Dushi, korrespondente dhe gazetare prej tre dekadash humbi jetën në moshën 54-vjeçare si pasojë e COVID-19.

Kur diçka ndodhte në Shkodër dhe e telefonoje që të merrje vesh, Anila Dushi përgjigjej në krahun tjetër çdo herë me një ‘A e din?!’ – një pyetje retorike që e përdorte shpesh përpara se të raportonte me saktësi dhe paanshmëri mbi ngjarjen.

Anila Dushi u nda nga jeta të shtunën në mëngjes në moshën 54 vjeçare pas një beteje me COVID-19, duke lënë zemërthyer me qindra miq, të afërm dhe kolegë.

Gazetare prej tre dekadash, Anila e njihte Shkodrën e njerëzit e saj cep më cep, e po ashtu t’i rrëfente në telefonata të gjata hallet e qytetit dhe të rrethinave. Anila pati një jetë të vështirë dhe u përball me humbje të rënda, por gjeti kurajon t’i tejkalonte dhe gjeti gjithmonë pasione për të ndjekur.

“Do mbetesh në kujtesën dhe zemrën time si njeriu që jeta e sfidoi pafund, por nuk u përkul”, shkroi Emi Kalaja, gazetare e televizionit Klan.

“Mua më frymëzonte Anila, pasi edhe pse ishte e vetme dhe me plot sfida në jetë kishte guxim dhe kurajon të ishte e para gazetare e kronikës në një qark të vështirë si Shkodra,” i tha Kalaja BIRN.

Anila Dushi punoi për më shumë se 28 vite si gazetare dhe korrespondete nga Shkodra për mediat kryesore në vend, shumë prej të cilave i tejkaloi qoftë në pasionin për punën, qoftë në profesionalizëm për të treguar histori për të cilat shumë heshtnin.

“Anila nuk u step as në kohët e vështira, kur krimi bënte kërdinë, i doli përballë duke qenë një zë i fuqishëm aq sa kishte mundësi,” shkroi në Facebook kolegu i saj, Senad Nikshiqi.

Mësuese në profesionin e parë, Anila ka edukuar qindra nxënës në Shkodër e rrethina. Së fundmi, ajo ishte mësuese në shkollën “Ali Laçej” dhe për ata që e njihnin, ishte një prej arsimtarëve që i ruanin lidhjet me nxënësit për vite me radhë, e që ua dinte hallet edhe përtej asaj që ndodhte brenda shkollës e klasave.

Me të njëjtin pasion ajo ndihmoi dhe mësoi dhjetëra gazetarë të rinj. Kolegët gazetarë në Shkodër shkruan fjalë të ndjera mëngjesin e të shtunës, duke i njohur Anilës ndihmën që u kishte dhënë në fillesat e tyre në profesion.

“Pothuajse gjithë brezi i ri i gazetarëve në Shkodër u rrit në kompjuterin tënd,” shkroi të shtunën Ardi Hoti, koleg gazetar e tani pedagog Universitetin e Shkodrës.

E lindur në vitin 1967, Anila Dushi përfundoi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti “Luigj Gurakuqi) për mësuesi në vitin 1988 dhe studimet pasuniversitare në shkencat e komunikimit pranë UET në vitin 2010.

Në vitin 2016, ajo mori  çmimin “Hamit Boriçi” në gazetari, ndërsa ishte  për 5 vite asistent- pedagoge me kohë të pjesshme pranë Universitetit të Shkodrës në degën e gazetarisë dhe komunikimit. Në vitin 1998 botoi ciklin me poezi “Këngët e Dhimbjes” dhe së fundmi monografinë “Pavlina” për aktoren Pavlina Mani.

Prej vitit 2015, Anila Dushi  ishte bashkëpunëtore e BIRN në Shkodër, ndërsa shkroi dhjetëra artikuj për njerëzit dhe hallet e harruara të qytetit dhe fshatrave të thellë. Ajo ndoqi historitë dhe plagët e krijuara prej emigracionit, shkroi për braktisjen e grave viktima të dhunës në familje, për pronarët e shpronësuar pa dëmshpërblim, për fermerët e duhanit të kapur në gracka burokratike si dhe për adoleshentët që mbaheshin peng prej gjakmarrjes.

Ajo la pas dhjetëra artikuj për mjedisin, liqenin, të përmbyturit pa derman të fshatrave të Nënshkodrës e një mori historish njerëzore, të cilat i kemi të ruajtura sot falë punës së saj.

E lidhur fort me pasionin për gazetarinë dhe me një ndjejë të rrallë për detyrën, Dushi na shkruante të mërkurën nga spitali i Shkodrës për ngjarjet e fundit në qytet. Ajo nuk ishte dorëzuar përballë shumë vështirësive dhe nuk kishte ndërmend të dorëzohej as këtë herë.

Anila kishte plane dhe kishte menduar të kthehej të shkruante, sapo të linte pas COVID-19 dhe probleme të tjera shëndetësore që e goditën në dy javët e fundit. Një betejë që ajo nuk arriti ta fitonte, duke lënë zemërthyer të afërmit, veçanërisht Denin, djalin e mbesës, me të cilin kishte një lidhje të veçantë.

Në dhimbje janë po ashtu dhjetra kolegë e miq, me të cilët Anila punoi në Shkodër dhe në të gjithë vendin.

“Me miqtë ajo lidhte zemrën,” përfundoi Emi Kalaja.

Etiketa: adoleshentëAnila DushiBIRNCOVIDCOVID-19DhunëFacebookFamiljegazetargazetareHotiKlankrimiLaçLuigj GurakuqiParaPunëreporterSHShkodërviktima
Tjetri
Sekuestrohen 143 kilogramë kokainë nga Ekuadori në Portin e Durrësit

Sekuestrohen 143 kilogramë kokainë nga Ekuadori në Portin e Durrësit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.