AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqipëria voton

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjimnazistë të Tiranës po marrin pjesë në një testim të sistemit të votimit elektronik në Tiranë më 21 prill 2021. Foto: Malton Dibra/LSA

Shqiptarët pritet të përcaktojnë sot nëse duan të ndryshojnë qeverinë apo t’i japin një mandat të tretë Edi Ramës, në zgjedhjet e dhjeta parlamentare që nga rënia e regjimit njëpartiak. Këto janë të dhënat kryesore të zgjedhjeve të sotme si dhe një rikujtesë për zgjedhjet e shkuara.

Rreth 3.6 milionë shqiptarë janë thirrur në votime të dielën e 25 prillit për të zgjedhur një parlament të ri mes tensioneve parazgjedhore dhe akuzave për blerje votash dhe abuzime, të cilat shkaktuan një të vdekur dhe disa episode krimesh zgjedhore.

Shqiptarët pritet të votojnë në 5199 qendra votimi ndërsa votat e tyre do të numërohen në 92 qendra votimi, kryesisht në palestra shkollash.

Për herë të parë që nga zgjedhjet e vitit 2005, shqiptarët do të kenë mundësinë të votojnë jo vetëm partinë, por mund të japin edhe një votë pëlqyese për kandidatin. Vota pëlqyese nuk do të përcaktojë se cilët nga kandidatët do të shkojnë në parlament por kandidatët në vendet humbëse të listës do të kenë mundësinë të zëvendësojnë kandidatin e fundit fitues në rast se fitojnë më shumë se sa dhjetë mijë vota fituese.

Pavarësisht se vota pëlqyese nuk është përcaktuese, sërish shumë kandidatë, brenda dhe jashtë zonës së sigurt, kanë reklamuar vetveten para votuesve dhe kanë shpërndarë fletëpalosje, praktika këto që bëhen për herë të parë në 12 vjet.

Ndonëse votat pëlqyese nuk do të përcaktojnë fitues në shumicën dërrmuese të rasteve, sërish këto vota do të shërbejnë në të ardhmen për të fuqizuar kandidatët më popullorë në partitë përkatëse. Sistemi i ri i vendosur në mënyrë të  njëanshme nga Partia Socialiste tetorin e kaluar është larg kërkesës së votuesve për lista të hapura, por dukshëm është më mirë se sa në zgjedhjet e kaluara, kur qytetarët kishin mundësi të paktë të informoheshin qoftë edhe për listën e kandidatëve për deputetë që po dërgonin në parlament me votat e tyre.

Shqiptarët do të votojnë në 12 qarqe ku në çdo qark zgjidhet një numër deputetësh në raport me popullsinë. Qarku më i vogël, ai i Kukësit, ka 83 mijë votues të regjistruar dhe do të dërgojë në parlament tre deputetë. Qarku më i madh është Tirana, që ka 910 mijë votues të regjistruar dhe ku zgjidhen 36 deputetë ose 26% e totalit.

Në garë për votat e shqiptarëve janë 12 parti dhe pesë kandidatë të pavarur. Secila prej partive ka 153 kandidatë, gjithsej 1841 kandidatë. Kliko këtu për të parë listën e partive garuese:

Numri i lartë i kandidatëve lidhet me detyrimin që partitë e mëdha, të cilat kanë hartuar kodet zgjedhore përgjatë viteve, i kanë imponuar partive të vogla pa dëshirën e këtyre të fundit. Që të marrë pjesë në zgjedhje, një parti, sado e vogël të jetë, duhet të plotësojë me kandidatë të gjitha vendet në garë plus ca rezerva, për një total prej 153 kandidatësh secila.

Listat e kandidatëve nuk gjenden në fletët e votimit (me përjashtim të kandidatëve të pavarur), por nëse dëshironi të njihni këto deputetë para se të zgjidhni, ju duhet të qëmtoni nëpër media ose të kërkoni në faqen zyrtare të KQZ-së. [Link]

Nëse ju zgjidhni një kandidat pa zgjedhur partinë përkatëse, atëhere kjo votë i llogaritet partisë që i përket kandidati. Nëse zgjidhni vetëm partinë, kjo nuk përbën problem pasi vota pëlqyese nuk është e domosdoshme.

Në zonën e lagjes dhjetë, në Tiranë, ku do të zbatohet votimi elektronik, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin partinë dhe kandidatin e pëlqyer ose të hedhin një votë të bardhë, duke zgjedhor opsionin asnjë nga më të mësipërmit. Për shqiptarët që duan të hedhin një votë proteste duke mos votuar për asnjë dhe do të votojnë me fletën fizike, mjafton që të bëjnë më shumë se një shenjë.

Në zgjedhjet e kaluara, shqiptarët votuan si vijon:

Në zgjedhjet e vitit 2009, Partia Demokratike fitoi 68 mandate ndërsa aleati i saj i vogël, Partia Republikane, fitoi një mandat. Partia Socialiste fitoi 66 mandate ndërsa aleati i saj në atë kohë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, fitoi një mandat në Vlorë. Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 4 mandate. PD dhe LSI bashkuan këto mandate për të krijuar maxhorancën parlamentare me 72 mandate. Kjo ishte hera e parë që një parti e themeluar si e majtë kaloi gardhin dhe u bashkua me një parti të djathtë, por nuk do të ishte hera e fundit.

Më 2013, LSI doli nga koalicioni qeveritar dhe u bashkua në koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste. Në zgjedhjet e atij viti, shtatë parti, PD, PS, LSI, PR, PDIU, PBDNJ dhe PKDSH fituan mandate në parlamentin që u njoh në veçanti për shit-blerje të shumta deputetësh si dhe për praninë e personave me të shkuar kriminale, përfshirë një i dënuar për trafik qeniesh njerëzore, në parlament. Votuesit i dhanë 65 mandate PS-së, 16 LSI-së dhe nga një mandat aleatëve të tyre të vegjël, PBDNJ që e fitoi mandatin në Qarkun Vlorë dhe PKDSH që e fitoi në Qarkun Shkodër, për një total prej 83 mandate. Por maxhoranca qeverisëse nuk u mjaftua me kaq dhe filloi të blejë nga deputetët e opozitës.

Si kurrë më parë, shtatë nga 57 mandate të opozitës i përkisnin dy partive të vogla, Republikanët dhe PDIU. Shpejt pas zgjedhjeve, PR humbi tre nga katër deputetët e saj, ndërsa PDIU u nda me disa deputetë që kaluan në aleancë me PS dhe një prej tyre që i qëndroi besnik PD-së.

Para zgjedhjeve të këtij viti, kandidatët për deputetë kanë histori politike të gjithëfarëllojshme dhe ka prej tyre që kanë ndërruar deri tani tre apo katër parti dhe kanë lëvizur disa herë nga majtas djathas dhe anasjelltas.

Rrjedhimisht shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë një ish-deputet të një partie në listat e një tjetre ndërsa tendenca e përgjithshme politike e vendit duket se është drejt largimit nga përplasja ideologjike dhe politika me ide dhe zgjerimit të politikës meskine me pazare, blerje votash dhe shantazhim votuesish.

Në vitin 2017, shqiptarët i dhanë Partisë Socialiste shumicën e parë të thjeshtë në dy dekada, me 74 mandate të fituara në një palë zgjedhjesh me pjesëmarrjen më të ulët në histori. Fitorja e paprecedent e PS-së u bë pis shpejt kur, një hetim pa lidhje me zgjedhjet për një rrjet të madh të trafikut të drogës me shtrirje në shumë qytete të Shqipërisë, përgjoi raste masive blerjesh votash dhe shantazhim votuesish nga struktura të krimit të organizuar për llogari të Partisë Socialiste.

Këto janë zgjedhjet e katërta që Shqipëria organizon me sistemin e proporcionalit rajonal me lista të mbyllura, sistem që u zgjodh nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri aktual Edi Rama në një marrëveshje private në vitin 2008. Sistemi është akuzuar si i tillë që fuqizon kryetarët e partive në dëm të demokracisë, por nga ana tjetër garanton stabilitet.

Sistemi i mëparshëm i maxhoritarit të përzjerë me proporcional, zgjidhte njëqind deputetë në përballje të drejtpërdrejta në njëqind zona zgjedhore si dhe ndante 40 mandate sipas përqindjes së votave të marra nga secila parti nga  një listë e mbyllur kandidatësh, me kushtin që partia që kishte fituar më shumë kandidatë në përballjet në maxhoritar të mos merrte mandate nga proporcionali, duke korrektuar në këtë mënyrë votën kombëtare. P.sh., nëse një parti fitonte 70 deputetë në përballje maxhoritare dhe 50% të votave proporcionale, ajo nuk merrte deputetë nga proporcionali, por këto deputetë u ndaheshin mes partive që nuk kishin fituar deputetë në maxhoritar ose kishin fituar më pak.

Në vitet 2009 dhe 2013, partitë politike garuan të grumbulluara në koalicione të mëdha ndërsa më 2017 dhe 2021 u garua pa koalicione.

Etiketa: blerjedeputetEdi RamaHetimkandidatëtKQZkryetarLëvizja Socialiste për IntegrimLSImarrëveshjeMaxhorancaMediaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPDIUPRprotestePSRamaraportrepublikaneSali BerishaSHShkodërshqipShqipëriastabilitetTiranaTrafikVotaVotimiVotimi elektronikVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Pjesëmarrja në votime rritet në krahasim me 2017

Pjesëmarrja në votime rritet në krahasim me 2017

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.