AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shah-mat! Të moshuarit në Kosovë gjejnë qetësi dhe rivalitet në lojën e shahut

Antigone IsufingaAntigone Isufi
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të moshuar duke luajtur shah në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi.

Në një cep të kryeqytetit të Kosovës, pensionistët lokalë kanë gjetur miqësi dhe motivim në një kënd ku luajnë shah, të cilin ata kanë ndërtuar dhe e mirëmbajnë vetë. Një hierarki figurash mbretërore çdo ditë zë dy tavolinat e drurit të vendosura afër rrjedhës së ujit të shatërvanit në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Të moshuar duke luajtur shah në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi.

Nën britmat e disfatës e të triumfit, të moshuarit e rajoneve të ndryshme në Kosovë, çdo mesditë mblidhen e kalojnë kohën duke luajtur shah, nën hijen e pemëve.

Pa vendosur baste,  me katër kuti shahu mbi dy tavolinat drejtkëndore e duke pritur në radhë për të luajtur me njëri-tjetrin, të moshuarit kanë arritur të krijojnë një pikëtakim në të cilin përpos që luajnë shah, qajnë edhe hallet e pleqërisë.

Për 89-vjeçarin nga Tropoja, Abedin Hoxha, i cili nuk ka as katër muaj që është zhvendosur për të jetuar në Prishtinë, integrimi në shoqërinë e shahistëve nuk ka qenë i vështirë, përkundrazi e ka ndihmuar të kapërcejë mërzitë e tij.

Edhe pse nuk luan shah, por shijon lojën e miqve të tij, Hoxha thotë se qëndrimi në një vend të tillë e me shokë të moshës së tij e ka ndihmuar tejmase që në pleqëri të pështatet me një vend të ri jetese, gjë të cilën nuk e kishte menduar ndonjëherë.

“Vij e rri me këta shokët. Nuk është që luaj, por i këqyri shokët t’u lujt edhe e hjeku mërzinë. Sa të rri vetëm, ma mirë me ardhë me shokë”, tregon ai.

Historia e 89-vjeçarit nga Tropoja është e dhimbshme. Atë në Kosovë e ka sjellë mërzia.

I mbuluar me rrudhat e pleqërisë, të shtuara edhe prej mërzisë, ai kishte vendosur të vinte e të jetonte në Prishtinë te vajza e tij, pasi i kanë vdekur dy djemtë, bashkëshortja dhe gruaja e djalit.

“Njerëzit mendojnë që jam i fortë, por mundohem me shty qishtu”, shprehet Hoxha.

“Njeri mendon që pleqninë e çon mirë në vendin e tij. Tash kur kam ardhur këtu po e shoh që edhe këtu si me qenë në Tropojë. Rrallë ka aq mirë si këtu ku luhet shah. T’u i kqyr t’u lu e t’u folë e hjeku mërzinë se vetë nuk luaj aq veçse kam luajtur para shumë kohe”, thotë ai i emocionuar.

Ndërsa Hoxha tregonte hallet e tij, të tjerët debatonin se shahistët e cilit rajon e luajnë më mirë shahun. “Vushtrria luan më së miri, krejt dyjeja e dinë”, thonin njëra palë, “Drenica e mban frontin”, ia kthente pala tjetër, e disa tjerë pajtoheshin me fjalinë se “Drenica kanë qef me ditë e Vushtrria dinë me lujtë shah”.

Megjithatë, Ismet Maloku nga Stanofci i Vushtrrisë, i cili konsiderohej si një ndër shahistët më të mirë në mesin e tyre, sa herë që vjen në Prishtinë afrohet te shatërvani për të luajtur shah.

Ndryshe nga Hoxha që pleqërinë po e shijon në Prishtinë, 62-vjeçari po planifikon të largohet nga Kosova për të jetuar te fëmijët e tij në Gjermani.

“Unë kam dashtë e ëndërru që me jetu pleqninë në Kosovë, në liri, e kam ëndërru me jetu me fëmijë e me mbesa. Atëherë kam thënë ishalla vjen liria e shijoj pleqëninë e nuk dojmë as me hanger as me pi. E tash jam t`u dashtë me shku në shtet tjetër. Ma me qef pleqninë e kisha kalu këtu t’u lu shah”, tha i dekurajuar Maloku.

Me më shumë se 20 vite përvojë në shah, lojë të cilën e kishte përforcuar edhe me klubin “Shqiponjat” të cilin para shumë vitesh e drejtonte, ai thotë se shahu e ka ndihmuar në jetë, edhe pse fitim financiar prej tij nuk ka pasur.

“Unë e kam pasë klubin e ‘Shqiponjat’, por ma nuk e kemi. Kemi kanë shahistat më të mirë, dhe pse si kemi pas kushtet aq. Një kuti shahu kemi pas. Fitim nuk kemi pas, veç prej dëshirës”, tha ai.

62-vjeçari thotë se kohën që para shumë vitesh e kanë kaluar duke luajtur shah nëpër dhoma, e kanë rikthyer duke luajtur shah te shatërvani.

“Na nuk vëmë baste e as nuk lidhemi me diçka, veç luajmë për qef. E sa për lojtarë të shahut, Vushtrria i ka lojtarët e shkëlqyeshëm, krejt e dinë”, tha ai.

Por, ndryshe nga Maloku shprehen shahistët nga rajoni i Drenicës, të cilët shprehen që Skënderaj dhe Drenasi njihen për shahistë të denjë.

“Sharaci” i shahistave, ashtu siç edhe e quanin shokët e tij Aziz Sallahun nga Krasaliqi i Skënderajt, thotë se nëse është e nevojshme,  edhe ditët e fundit të jetës i kalon duke luajtur shah nën hijen e pemëve.

Sallahu, i cili ka shumë vite që jeton në Prishtinë, konsiderohet nga shoqëria si i moshuari që shahun e merr më seriozisht sesa jetën.

Kolegët e Sallahut treguan që të gjithë shoqëria që nga fëmijët e deri te moshatarët e tij e thërrasin “sharac” për shkak të seriozitetit të tij gjatë lojës.

“Nervoz bahem shpesh t’u lu, po stres nuk kam se unë moti ia kam nis me lu shah. I ka ma shumë se 50 vjet. Po çka me ba, humbjen hiç nuk e du”, tha i nervozuar Sallahu pas disfatës që pësoi nga bashkëqytetari i tij.

Dy lojtarë shahu shtrëngojnë duart pas një loje në Prishtinë, Kosovë. Foto: BIRN / Urim Krasniqi

Duke mbledhur figurat e shahut, të cilin e marrin me radhë në shtëpitë e tyre për ta sjellë përsëri të nesërmen, të moshuarit u ankuan për dëmtimet dhe vjedhjet që iu kanë bërë dhe iu bëhen vendit të tyre.

Ndërkaq, ish-profesori i fizikës Hajrush Emini nga Prishtina, i cili i ka ndërtuar dy tavolinat dhe karriget ku luajnë shah, ankohet se qytetarët po ia shkatërrojnë hapësirën ku ata që kalojnë shumicën e kohës.

“Që dy vite unë gjithë e fshij këtë vend. Vazhdimisht e kam fshi, e ujitsha krejt këtë pjesë. Vijnë rinia pinë cigare, hanë bukë e lanë qashtu vendin”, tha ai.

Mbi tavolinat e shahut gjendet një dollap, në të cilin shahistët gjithmonë kanë ruajtur kutinë e shahut. Por duke qenë se ia kanë vjedhur disa herë, ata detyrohen t’i marrin kutitë e shahut në shtëpi.

“Shahu është lojë me tru. Edhe librat edhe shahu më kanë ndihmu me mbajtë në mend”, tha Emini, ndërsa shpjegonte leksionet që e ka marrë nga leximi i librave të tij të preferuar.

“Shahu është lojë nga jashtëtokësorët. A e dinë pse se në të njëjtën kohë është lujt në krejt kontinentet? Po flas çka kam lexu. Në të njëjtën kohë është lujt edhe në Azi, Afrikë edhe Evropë, atëherë nuk ka pas satelitë për me përhapë këtë lojë. Nuk ka pas mundësi me u lujt në të njëjtën kohë”, tha ai.

Ai tha që prej moshës 22-vjeçare luan shah, e këtë traditë e ka vazhduar edhe tani me shokët e tij.

“Nuk ka nevojë me kanë burrë i mirë me ditë me lujt shah. Duhet me kanë shahist i mirë”, tha ai.

Në anën tjetër, Riza Veselaj nga Katuni i Ri i Pejës, i cili ka 35 vjet që jeton në Prishtinë, tha që pensionin e tyre e kanë ndarë që të rregullojnë vendin ku ata e kalojnë shumicën e kohës së tyre.

Megjithatë, 68-vjeçari thotë se për të rregulluar pamjen e këndit të shahut, secili nga shahistët ka ndarë nga 5 euro nga pensioni i tyre me të cilat e kanë improvizuar vendin me dërrasa nga dyert e shtëpive.

“Ka 5 euro i kemi qitë edhe e kemi rregullu qishtu këtë vend. Vet krejt i kemi bo. Ka dy euro i kemi dhënë me ble shaha. Tjetrën herë i kemi dhënë ka 5 euro me i rregullu tavolinat. Komuna nuk ka vakt me u merr me neve. Na me atë pension që e kemi vetë i bëjmë. Asgjë absolut Komuna nuk na ka ndihmuar”, tha i dëshpruar Veselaj.

Megjithatë, Veselaj tregoi  historinë e tij se si ka filluar të luajë shah në fillimet e rinisë së tij dhe si e vazhdon pasionin e tij edhe gjatë pleqërisë. Sipas tij, loja e shahut e ka ndihmuar shumë për kujtesën.

“Baba jem në vitin 1952 u kanë ushtar edhe kish pas mësu me lu shah në ushtri. Pastaj, jeta e tillë dhe nuk ka pas ma mundësi me lu se obligimet familjare. Pas shumë vitesh, kur u rrit djali i mixhës 3-4 vjet ma i madh se unë, e u ardhë prej ushtrisë e ka vetë baben tem a lujmë shah. S`kena pas at’herë, tani e blejtëm nja të ri”, rrëfeu ai.

Veselaj tregoi se ka filluar të luajë shah që kur ishte 15-16 vjeç, pak vite para se të nisej për në ushtri.

“T’u i kqyr ata t’u lu jam mësu vet edhe i mujsha tani. Më thojshin hajt se lunë kur kthehesh prej ushtrisë, nuk më lejshin. Pastaj jam mësu vet edhe i mujsha edhe ata pse më bojshin hile”, rrëfeu Veselaj ndërsa përqendrohej të kryente lëvizjet ndaj kundërshtarit të tij.

“Shah-mat tarashamat”, “sharac”, “matushka”, “ikni trima se po vjen mbretnesha”, “i humbe delet” (ushtarët), janë vetëm disa nga fjalët që përdorin shahistët gjatë lëvizjeve që bëjnë duke luajtur një lojë shahu.

Herë me ton të lartë e herë me tontë ulët, e herë edhe me britma, me anë të këtyre fjalëve-strategji, ata arrijnë të merren vesh mes tyre për rrjedhën e lojës. Pas përfundimit të lojës, edhe pse nuk e pranojnë humbjen, ata i zgjasin dorën njëri-tjetrit dhe qerasin me nga një kafe.

Etiketa: basteBIRNcigareEuroGjermaniIntegrimiKosovaKosovëLiriaMatParaPejëpensionistëPrishtinarajonrajonirivalitetshahTropojaushtri
Tjetri
Mali i Zi vihet në lëvizje për të shpëtuar kriporen e Ulqinit

Mali i Zi vihet në lëvizje për të shpëtuar kriporen e Ulqinit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.