Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Kreu i ILD kërkon shkarkim për së dyti të gjyqtares Evjeni Sinojmeri

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
20:00 | 16/09/2021
Në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Kreu i ILD kërkon shkarkim për së dyti të gjyqtares Evjeni Sinojmeri

Ish-gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Evjeni Sinojmeri dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë seancës së zhvilluar online në KLGJ.

Share on FacebookShare on Twitter

E shkarkuar në fund të prillit nga vetingu, Sinojmeri dëgjoi një kërkesë të Metanit për procedim disiplinor të saj për mungesë në punë dhe e kundërshtoi atë në seancën e zhvilluar në KLGJ.  

Ish-gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Evjeni Sinojmeri dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë seancës së zhvilluar online në KLGJ.

Gjyqtarja Evjeni Sinojmeri u shkarkua nga vetingu më 30 prill, e megjithatë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkoi të enjten në KLGJ një shkarkim të dytë për të.

Sipas kërkesës përfillimin e procedimit disiplinor, Sinojmeri duhet të shkarkohet nga detyra për shkak se nuk është paraqitur në punë pas përfundimit të një leje 2-vjeçare të dhënë më parë nga KLD.

Sinojmeri mungoi në procesin e saj të vetingut në KPK, duke pretenduar se pandemia e kishte bllokuar në Shtetet e Bashkuara. Në seancën e zhvilluar në KLGJ, ajo ishte e pranishme përmes platformës online.

Në parashtrimet e tij, Metani theksoi se Sinojmeri ka kryer shkelje disiplinore të rëndë dhe me dashje, pasi ka mungesë të pajustifikuar në detyrë për më shumë se një vit dhe se nuk ka zbatuar vendimet e ish-KLD-së dhe të KLGJ-së.

Sipas Metanit, me mosveprimet e saj Sinojmeri ka sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

“Është sjellje e papërshtatshme dhe mund të krijojë terren dhe për raste të tilla të ngjashme,” tha ai, duke shtuar se pandemia mund të shfrytëzohet si pretekst edhe nga gjyqtarë të tjerë.

Gjyqtarja Sinojmeri e kundërshtoi nga SHBA kërkesën për shkarkim dhe tha se KLGJ nuk e kishte pranuar kërkesën e saj për shtyrjen e lejes pa të drejtë page. Ajo solli në vemendje një vendim të Gjykatës së Apelit Administrativ, që sipas saj kishte rrëzuar si të padrejtë vendimin e KLGJ-së për moszgjatjen e lejes pa pagesë.

“Duket proces i njëanshëm. Ju keni qenë konseguent lidhur me këtë çështje se mungesa ime në detyrë ka qenë e pajustifikuar. Arsyeja e vetme ishin kombinimi i situatës së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë dhe e gjendjes time shëndetësore dhe bashkëshortit tim,” tha Sinojmeri.

Duke ju referuar vendimit të Apelit Administrativ, Sinojmeri pretendoi se në rastin e saj duhej që të ishte devijuar legjislacioni, pasi ndodheshin në situatë të jashtëzakonshme dhe jeta e shëndeti ishin parësorë.

“Vuaj nga disa sëmundje që sipas OBSH-së cilësohen me rrisk të lartë, siç është tentisoni, astma bronkiale dhe kist në veshka. Ndërsa bashkëshorti përdor aparat fyrmëmarrje si ato që përdorin ata që shtrohen në siptalet e Covidit. Mendoni se çfarë rrisku përbënte për mua dhe familjen time udhëtimi,” tha ajo.

Ajo e kundërshtoi edhe konstatimin e Metanit se kjo situatë mund të shkaktonte precedentë të tjerë në ta ardhmen. “Asnjë tjetër nuk ka qenë jashtë shtetit në momentin e pandemisë. Magjistratët nuk kanë pse marrin këtë shembull nga unë. Të marrin ato cilësitë e mia të mira nga unë, pse do marrin këtë,” shtoi Sinojmeri.

Qëndrimi i përsëritur i relatorit të çështjes Medi Bici se procesi duhej të ishte pezulluar, pasi tashmë ka një vendim shkarkimi për Sinojmerin nga KPK, u kundërshtua nga Metani. Ai vërejti se edhe Komisioni konstaton në vendimin e tij se shkelja disiplinore është kompetencë e KLGj-së.

KLGj e shtyu seancën për të shqyrtuar parashtrimet e palëve deri më datë 11 tetor.

Në mbledhjen e të enjtes, Metani i kërkoi KLGJ-së të pranonte edhe kërkesën për procedimin e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj, me masën “ulje e pagës deri në 40%, deri në 1 vit”.

Sipas Metanit, hetimi disiplinor është kryer për shkelje të përsëritur të dispozitave urdhëruese proceduriale civile dhe shkelje solemniteti gjatë dhënies së vendime gjyqësore me objekt “Lëshim urdhri ekzekutimi”, mbi bazën e ankesave të paraqitura pranë tij nga Shoqëria “N.O.A” sh.a. dhe më vonë nga BKT.

Kreu i ILD deklaroi se nga hetimi disiplinor i kryer provohet se në 6 vendime gjyqësore të dhëna nga magjistrati është refuzuar lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për kontratat e kredive bankare, me argumentin se këto akte nuk ishin përpiluar përpara noterit.

Gjyqtari Hektor Sinanaj u shpreh se parashtrimet e kryeinspektorit të ILD-së e bënin krenar për punën e tij në gjyqësor dhe këmbënguli se nuk kishte pasur asnjë interes tjetër përveç dhënies së drejtësisë.

“Më kanë bërë përshtypje këto çështje për pasojat që kanë sjellë tek qytetarët. Kanë ardhur njerëzit dhe kontratat janë të palexueshme dhe milimetrike. Kam parë që u kanë sekuestruar shtëpitë apo tokat dhe janë detyruar të emigrojnë jashtë shtetit,” tha Sinanaj.

“Nuk mund të rrija indiferent. Ka pasur edhe kontrata të pafirmosura. Këto vendime nuk janë detyruese dhe janë orientuese. Detyruese janë ato të Apelit dhe të Gjykatës së Lartë dhe asnjëherë nuk i kam shkelur ato,” shtoi ai.

Ai i quajti ankesat të parashkruara pasi ishin kryer në vitin 2017 dhe duhej të ishin trajtuar brenda tre muajve.

Pasi KLGJ u njoh me parashtrimet e shtyu seancën për të dhënë qëndrim për më datë 5 tetor, ora 11:00. Në të njëjtën datë u shty seanca plenare edhe për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila kishte dorëzuar një raport mjekësor për pamundësi shëndetësore për t’u paraqitur.

 

Etiketa: Inspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë Gjyqësor
Tjetri
Turizmi lulëzon në Gjirokastër me investime nëpër këmbë

Turizmi lulëzon në Gjirokastër me investime nëpër këmbë

Më të lexuarat

Kreu i ILD kërkon shkarkim për së dyti të gjyqtares Evjeni Sinojmeri

Kreu i ILD kërkon shkarkim për së dyti të gjyqtares Evjeni Sinojmeri

20:00 | 16/09/2021
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.