AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

A kanë ndonjë ide më të mirë se sa ulje të parealizueshme taksash?

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulezim Basha dhe grupi parlamentar i PD. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Për herë të katërt në jo më shumë se dy dekada, premtimi për uljen e TVSH-së për ushqime në 5% rikthehet. Përsëritja pa mbarim e një premtimi absurd dhe të parealizueshëm sugjeron asgjë më shumë se sa tallje me faktin që njohuritë e popullsisë mbi punë taksash janë të kufizuara.

Lulezim Basha dhe grupi parlamentar i PD. Foto: Xhemali Moku/ BIRN

Në vitin 2005, Partia Demokratike përmes strukturës së njohur në atë kohë si KOP, (Komiteti për orientimin e politikave, për këdo që e ka harruar), premtoi një numër reformash për të ulur varfërinë dhe për të rritur ekonominë, mes të tjerash, përmes uljes së TVSH-së së ushqimeve bazë në 5%. Sipas kandidatit për kryeministër në atë kohë, Sali Berishës, TVSH-ja për ushqimet do të ulej “me tre të katërtat” ose 75%, pra nga 20 në 5.

Për këdo që kuptonte sado pak nga ekonomia, një premtim i tillë nuk sinjalizonte në të vërtetë një ndryshim në politika nga sa sinjalizonte gatishmërinë e opozitës për të gënjyer trashë për hatër të ardhjes në pushtet.

Socialistët ia morën hakun demokratëve më 2011, një periudhë kur kriza ekonomike dhe financiare botërore e vitit 2008 mbërriti në Shqipëri përmes Greqisë. Në dhjetëra dalje mediatike si dhe në fjalime parlamentare, zyrtarë të ndryshëm socialistë përsëritën të njëjtat premtime si demokratët më 2005. Mimi Kodheli, p.sh., deklaroi në Kuvendin e Shqipërisë më 22 dhjetor 2011: “Ne propozojmë të hiqet apo ulet TVSH për grurin, bukën, miellin, sheqerin, vajin, orizin, qumështin, vezën.”

Ndërsa Valentina Leskaj deklaroi më 24 nëntor të atij viti: “Hiqni TVSH për ushqimet dhe ulni TVSH-në energjinë sipas propozimit, që ka bërë PS.”

Edhe vetë Edi Rama, i cili nuk ishte deputet, deklaroi nga Partia Socialiste më 22 nëntor 2021: “Projekti ynë për heqjen e TVSH-së së disa ushqimeve bazë dhe ilaçeve, si dhe uljen e TVSH-së së energjisë e lehtëson barrën e krizës mbi familjet shqiptare që jetojnë me një rrogë apo që mbyten përditë në rrugët e papunësisë dhe të varfërisë”. Në mënyrë shumë ironike, një dekadë pasi bëri këtë deklaratë, Edi Rama iu përgjigj së fundmi propozimit të opozitës për ulje të TVSH-së duke deklaruar se ulja e TVSH-së “nuk i ul çmimet”.

Po kështu i ishin përgjigjur demokratët socialistëve më 2011. Ata i thoshin atyre se po bënin populizëm.

Kjo është saktësisht e kundërta e asaj që socialistët bënë sapo erdhën në pushtet. Taksat mbi karburantin u rritën, çmimi i energjisë elektrike u rrit për 75% të familjeve si dhe për të gjitha bizneset, akcizat e cigareve u rritën, tatimi mbi 100 mijë të vetëpunësuarit në vend u rrit indirekt përmes rritjes së “pagës minimale”. TVSH-ja mbi energjinë elektrike nuk u ul, sipas propozimit të socialistëve më 2011 dhe TVSH-ja për ushqimet nuk u hoq.

Demokratët nga ana e tyre, pasi morën pushtetin më 2005, rritën çmimin e energjisë, rritën akcizën e karburanteve, rritën akcizën e cigareve, rritën taksat regresive mbi importimin e makinave të përdorura, një taksë e shëmtuar e vendosur nga socialistët më 2004 me lobingun e hapur të koncesionarëve të makinave të reja. Demokratët ndërmorën një reformë absurde të njohur si taksa e sheshtë, e cila futi në ngërç tregun e pronave të paluajtshme për vite me radhë dhe që sot e kësaj dite nuk është zgjidhur dot ende tërësisht.

Me pak fjalë, socialistët dhe demokratët gjenden në një shterpësi të tmerrshme për ide për politika populiste, ose janë aq dembelë sa nuk marrin mundimin të gjejnë ide të reja. Në fakt, shembujt për politika populiste dhe jo aq populiste në  financat e shtetit janë të bollshme nëpër vende të ndryshme të botës dhe nëse demokratët apo socialistët do të mund të shihnin rrotull, apo do të lexonin median ndërkombëtare, nuk do ta kishin të vështirë të ishin njëkohësisht populistë dhe novatorë.

Ja disa shembuj:

Poloni: Shteti paguan 125 USD në muaj për fëmijën e dytë. Në një kombinim të vlerave konservatore familjare me shtetin social, qeveria polake i jep të gjitha familjeve në vend 125 dollarë në muaj për fëmijën e dytë, duke “nxitur” në këtë mënyrë, rritjen e lindshmërisë dhe mbrojtje sociale. Një version qesharak i kësaj politike është ajo që Edi Rama ka bërë me të ashtuquajturin bonusi i bebes. Në së paku një dokument qeveritar, kjo pagese nga taksapaguesit te prindërit e rinj është argumentuar si “politikë për nxitjen e lindshmërisë”. Natyrshëm që kjo e Shqipërisë nuk funksionon. Askush nuk mund të vendosë të lindë një fëmijë vetëm e vetëm se qeveria të jep një herë në jetë 40 mijë lekë.

Të 125 dollarët në muaj në Poloni, një vend me PBB për frymë prej 17 mijë dollarësh në vit, janë përafërsisht të barazvlefshme me dhënien e 4 mijë lekëve në muaj për fëmijë të dytë në Shqipëri. Në vendin tonë ka aktualisht rreth 656 mijë vetë nën 19 vjeç ndërsa nëse supozojmë se gjysma e tyre do të jenë përfitues të një politike të tillë, kostoja e përgjithshme vjetore e kësaj politike do të jetë afro 16 miliardë lekë në vit ose 120 milionë euro.

Taksimi negativ mbi të ardhurat: Kjo është një politikë e zbatuar kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ka rrënjët te teoritë e shtetit social të Milton Friedman. Të gjitha familjet që janë nën një nivel të caktuar ekonomik, marrin nga shteti një sasi parash që mund të jetë më e lartë se sa sasia e parave që kanë paguar në formën e tatimit mbi të ardhurat personale. Kjo është, si të thuash, nëse biem dakord që një familje në Shqipëri nuk jeton dot me më pak se 30 mijë lekë në muaj, atëhere të gjitha familjet me më pak të ardhura kompensohen nga buxheti i shtetit në atë masë sa të ardhurat e tyre të rriten në 30 mijë lekë. Në këtë mënyrë vendi mund të heqë qafe sistemin e ndihmës ekonomike apo të ndihmës për aftësi të kufizuar, dy programe që shumë shpesh përdoren nga batakçinjtë si mjete pagese dhe shantazhi në zgjedhje.

UBI: Universal Basic Income, apo Të Ardhurat Bazë Universale është një ide e zhvilluar gjatë viteve të fundit. Sipas kësaj ideje, çdo qytetari, pavarësisht nëse është i varfër apo i pasur, qeveria i jep nga buxheti i taksapaguesve një shumë të barabartë mujore të mjaftueshme për të mbuluar minimumin jetik. Supozohet se pasi ta kenë siguruar bukën e barkut, qytetarët do të kenë komoditetin të dalin për të punuar për mirëqenie. Në botën moderne industriale dhe urbane është zhvilluar një problem i njohur si prekariat. Ky është një përshtatje e termit proletariat në kontekstin e shekullit të njëzet e një. Nënkupton ekzistencën e një pjese të konsiderueshme të popullsisë, e cila nuk është në gjendje të sigurojë mirëqenie në botën kapitaliste por vuan me punë rastësore apo të rëndomta dhe detyrohet të varet nga një nga sistemet e shumta, burrokratike dhe shpesh disfunksionale të ndihmës sociale. Mbështetësit e kësaj politike argumentojnë veçanërisht me thjeshtësinë e saj. Asnjë zyrtari publik nuk i lind e drejta të fillojë të vlerësojë nëse një qytetari i takon ndihma ekonomike apo jo, i takon Pagesa për Aftësi të Kufizuar apo jo, i ka plotësuar kushtet për rimbursim tatimi apo jo. Mjafton që të jetë në regjistrin e gjendjes civile për të qenë përfitues i UBI. Nëse një politikë e tillë do të zbatohej në Shqipëri për, fjala vjen, masën 5 mijë lekë të rinj në muaj për frymë, atëhere të 2.8 milionë përfituesit do të merrnin bashkërisht afro 170 miliardë lekë në vit ose, sa një e treta e buxhetit të shtetit sot.

Etiketa: BashaBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitdeputetEdi RamaEkonomiaEuroFamiljeFinancatGrupi parlamentar i PDKomiteti për Orientimin e PolitikaveKrizaMASmbrojtjeMimi KodheliPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePBBPDPolonipopulistPSPunëQeveriaRamaSHshqipShqipërishqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikëstaksaTaksatTVSHuljezgjedhje
Tjetri
PS tërhiqet nga mbledhjet online të komisioneve parlamentare

PS tërhiqet nga mbledhjet online të komisioneve parlamentare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.