Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Rama rikthen idenë kontroverse të amnistisë fiskale dhe penale

Në verën e vitit 2020, qeveria e kryeminsitrit Edi Rama u detyrua të tërhiqet përballë presionit ndërkombëtar nga një iniciativë ligjore që, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian, mund ta kthejë vendin në një parajsë për legalizimin e parave të drogës dhe të korrupsionit. E njëjta ide po riciklohet përmes platformës së ashtuquajtur “këshillim kombëtar”.

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
15:31 | 23/01/2022
Në Artikull kryesor !, Lajme
0
Ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi qëllimet e Ramës me “Këshillimin Kombëtar”

Kryeministri, Edi Rama, duke folur në Amfiteatrin e Tiranës gjatë ceremonisë për 30-vjetorin e themelimit te Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH) | Foto : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama hodhi në “diskutim publik” idenë e tij kontroverse të aministisë fiskale dhe penale, duke e prezantuar atë si një iniciativë që synon të ndihmojë emigrantët që kanë fituar para të kursyera cash dhe si të tilla, duhet t’i depozitojnë në ndonjë bankë, një ide nga e cila ishte tëhequr në qershor 2020 pas presionit të lartë të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rama e riprezantoi këtë ide në platformën e ashtuquajtur “Këshillim kombëtar” dhe “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, ku mes pyetjeve të ndryshme, të cilat lidhen me çështje periferike, qytetarët pyeten në këtë mënyrë:

“Ka njerëz që thonë se emigrantëve shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë thonë se depozitimet në vendin tonë të kursimeve të punës në emigracion nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Ju si mendoni?”

Rama nuk shpjegon se cilët janë njerëzit që mbështesin aministinë dhe as ata të cilët mendojnë se “nuk duhen inkurajuar”, ndërkohë që shqetësimet reale të Bashkimit Evropian, FMN-së dhe të tjerëve, nuk lidhen me paratë e emigrantëve por me paratë e krimit dhe të korrupsionit.  Ai nuk jep ndonjë të dhënë nga ndonjë studim a tjetër, që të sugjerojë se emigrantët me të vërtetë kanë një problem të tillë, pra që kanë para në sasi të konsiderueshme të kursyera nën dyshek dhe që si të tilla, nuk kanë mundësinë t’i depozitojnë nëpër banka apo t’i investojnë.

Në fakt, projektligji tashmë i tërhequr [link] nuk flet thjesht për para të fituara nga emigrantët duke u rropatur në punë në të zezë në vende të tjera, por flet edhe për “asete që nuk janë në bilancet e kompanive” dhe sipas relacionit, ajo nuk është kërkesë e emigrantëve por është “qenë kërkesë e hershme e sipërmarrjeve dhe e organizatave përfaqësuese të biznesit.”

Projektligji parashikonte lejimin e legalizimit të aseteve të paligjshme përkundrejt një tarife simbolike prej 5%, në një vend ku barra fiskale e atyre që paguajnë taksa në mënyrë të ndershme është mbi 40% e vlerës së shtuar.

Projektligji parashikon gjithashtu që çdokush që do të përfitojë nga ky ligj, do të ruajë privatësinë dhe nuk do të përndiqet penalisht për asetet e deklaruara, pavarësisht nëse këto asete rezultojnë apo jo fryte të veprave penale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e kritikoi nismën e Ramës si një e tillë që do të hedhë në erë respektin e qytetarëve për ligjet fiskale si dhe që mund të përdoret për pastrim parash. Më vonë, Bashkimi Evropian i bëri të qartë qeverisë se ishte kundër, duke ngritur pikëpyetje nëse ligji aktual kundër pastrimit të produkteve të veprave penale, do të ishye në fuqi apo jo gjatë kohës së zbatimit të kësaj amnistie.

Shumica socialiste u tërhoq nga miratimi në korrik 2020, ndërsa projektligji aktualisht është shënuar si “kthyer te propozuesi”.

Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

 

Pas

Ekspozita përkujton viktimat dhe të mbijetuarit shqiptarë nga Mathausen

Tjetri

Refugjatët afganë e shpërblejnë me ngjyra mikpritjen e Shqipërisë

Tjetri
Refugjatët afganë e shpërblejnë me ngjyra mikpritjen e Shqipërisë

Refugjatët afganë e shpërblejnë me ngjyra mikpritjen e Shqipërisë

Më të lexuarat

Ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi qëllimet e Ramës me “Këshillimin Kombëtar”

Rama rikthen idenë kontroverse të amnistisë fiskale dhe penale

15:31 | 23/01/2022
Gjyqtari Emiljano Ruli përballet me probleme të pasurisë

Gjyqtari Emiljano Ruli përballet me probleme të pasurisë

18:28 | 11/05/2022
‘Investime strategjike’: Resortet kërcënojnë zonat e mbrojtura në bregdet

‘Investime strategjike’: Resortet kërcënojnë zonat e mbrojtura në bregdet

18:16 | 10/05/2022
Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

17:35 | 12/05/2022
Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

16:42 | 13/05/2022
“Neglizhencë dhe pakujdesi”: Marsida Frashëri jep shpjegime për profesionalizmin

“Neglizhencë dhe pakujdesi”: Marsida Frashëri jep shpjegime për profesionalizmin

17:01 | 10/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.