AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tërhiqet mazhoranca, hetimi i inceneratorëve do vijojë deri më 25 shkurt

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i dha të drejtë opozitës për afatin kohor të punës së komisionit hetimor për inceneratorët duke i njohur si afat ligjor fundor datën 25 shkurt. Mazhoranca u tërhoq nga pretendimi i saj për datën 28 janar. Shtyrja e hetimit u përshëndet edhe nga ambasadorja Yuri Kim.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja, Jorida Tabaku duke folur gjatë mbledhjes së parë të komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët | Foto : LSA

Në një mbledhje pa praninë e medias Këshilli i Rregullores dhe Mandateve në Kuvend vendosi të premten që të interpretojë afatin ligjor të komisionit hetimor për “aferën e inceneratorëve” me kërkesë të Partisë demokratike.  Ky organ vendosi në favor të opozitës duke njohur si afat ligjor për përfundimin e punës së këtij komisioni datën 25 shkurt.

Debati lidhej me 3 javët ndërmjet dy sesioneve parlamentare të cilat opozita kërkoi të mos llogariteshin në afatin e punës. Në mbledhjen e fundit të komisionit mazhoranca argumentoi se afati 3 mujor përfundonte më 28 janar duke llogaritur si ditë pune dhe 3 javët e pushimit. Me këtë argument anëtarët e PS-së në komision votuan kundër planit hetimor të paraqitur nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku.

Në një reagim publik pas mbledhjes Tabaku e quan këtë vendim si vënie në vend të së drejtës së mohuar të opozitës.

“Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve”- bëri të ditur ajo.  Tabaku e cilësoi një bllokim politik të hetimit nga ana e mazhorancës.

“Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte. Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët”- shkruan më tej Tabaku në një status në facebook.

Nënkryetarja socialiste e komisionit, Ermonela Felaj, konfirmoi këtë vendim të Këshillit të Mandateve dhe në një koment për BIRN tha se “mazhoranca i dha një mundësi opozitës që të vijojë hetimin”.

Ajo bëri të ditur se nuk kishte marrë pjesë në mbledhje për shkak të qëndrimit që kishte mbajtur në mbledhjen e fundit të komisionit, ku i bëri një interpretim të kundërt rregullores për çështjen e afatit ligjor.

Shtyrjen e afatit e përshëndeti edhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Ne mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët”- shkruan ajo në Twitter.  Kim thekson se “Ne i bëjmë thirrje autoriteve dhe institucioneve ta vlerësojnë dhe të marrin masa. Po e ndjekim këtë çështje nga afër.

Komisioni hetimor i kërkuar nga opozita ka si objekt hetimi procedurat e ndjekura për dhënien me konçension të ndërtimit të tre impanteve të përpunimit të plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Gjatë kohës që ky komision vijonte hetimin, drejtësia çoi në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe shpalli në kërkim pronarët e kompanive konçensionare me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Etiketa: Afera e inceneratoreveBIRNbllokimdëshmitarëDrejtësiaelbasanErmonela FelajFacebookFierInceneratorJorida TabakuKomisionKorrupsioniKuvendKuvendi i ShqiperiseLefter KokaMasaMbledhjeMjedisitOpozitaPartisë DemokratikePSPunëTwitterVendimYuri Kim
Tjetri
‘Cënon sigurinë kombëtare’; KPK bën padi për mbajtjen sekret të donatorit

‘Cënon sigurinë kombëtare’; KPK bën padi për mbajtjen sekret të donatorit

Inflacion më i lartë nga sa pritej, BSH i rikthehet shtrëngimit të politikës monetare

‘Kështjellë mbi drejtësinë’: Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

07:46 | 18/07/2026
Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

21:05 | 17/07/2026
Ilir Beqaj

SPAK kundështon si të pabazuara kërkesat e Ilir Beqajt

16:40 | 17/07/2026
posta palase

Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

09:01 | 17/07/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

17:07 | 16/07/2026
Biodiversiteti kërcënohet nga zhvillimi dhe keqmenaxhimi -thekson raporti

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

16:59 | 16/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.