AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD paralajmëron ankim në Kushtetuese për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLGJ e KLP

Nënkomisioni i Kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë procedoi, pavarësisht kundërshtimit të opozitës, me hedhjen e shortit të tretë për anëtarët e rinj në këto këshilla. Tre nga 4 kandidaturat u përzgjodhën me short, ndërsa për një nga vendet vakante në KLP do të rihapet procedura.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga mbledhja e nënkomisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Shumica në nënkomisionin e Kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga bota akademike përsëriti formalisht të hënën procedurën e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në të dy këshillat, pavarësisht kontestimeve të opozitës.

Në shortin e 21 shkurtit, në garë ishin sërish të njëjtët kandidatë: Ilir Rusi, Orjona Muçollari, Yllka Ruka dhe Mirela Bogdani të cilët nuk morën votat e kërkuara në seancën e kaluar të parlamentit.

Deputetët e PD-së Gazmend Bardhi dhe Dhurata Çupi kundërshtuan sërish procedurën, duke këmbëngul që gara të rihapej. Por kryetarja e nënkomisionit Klotilda Bushka tha se procedura të të vijonte në të njëjtën formë si edhe në mbledhjet e mëparshme.

Shorti i hedhur për anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor nxori Ilir Rusin në vendin e Maksim Çokut në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Yllka Rukën në vendin e Erjon Muharremajt. Orjona Muccollari nuk u përzgjodh në asnjë prej vendeve.

Ndërkohë në garën për dy vendet vakante në KLP-së mbeti si kandidate vetëm Mirela Bogdani. Kryetarja e nënkomisionit Klotilda Bushka njoftoi fillimisht se nuk ishte nevoja për short dhe se Bogdani merrte vendin e Gent Ibrahimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Por deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ndërhyri duke e cilësuar procedurën antikushtetuese. Bardhi tha se Bushka po kryente emërim në këtë rast dhe se nuk e kishte tagrin.

Pas kësaj ndërhyrje dhe kërkesës së Bardhit për të hapur garën për dy vende vakante dhe jo një, Bushka kërkoi vijimin e shortit edhe pse në vazo kishte vetëm një emër për dy vende vakante. Pas nxjerrjes së emrit të Mirela Bogdanit, Bushka njoftoi se vendi tjetër rishpallej vakant.

Shorti i të hënës është përfundimtarë pasi tre emrat që dolën prej tij cilësohen të emëruar pavarësisht numrit të votave që do të marrin në seancën plenare.

Pas mbledhjes në një njoftim në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike  Gazmend Bardhi njoftoi se PD do të padiste në Gjykatën Kushtetuese këtë proces. “Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!  PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Bardhi.

Etiketa: akademikeAnkimdeputetDhurata ÇupiDrejtësiaGazmend BardhiGazment BardhiGjykatëGjyqIlir RusiKandidateKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKlotilda BushkaKLPkushtetueseKuvendiMirela BogdaniPartisë DemokratikePDRrjetet socialeRusi
Tjetri
Policia nuk njoftoi viktimat, shtyhet gjyqi për “Dosjen 184”

Policia nuk njoftoi viktimat, shtyhet gjyqi për “Dosjen 184”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.