AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Marrëveshja për Butrintin miratohet me debat në Komisionin e Ekonomisë

Kalimi i Parkut të Butrintit nën administrimin e një fondacioni privat u miratua në parim të hënën në komisionin e Ekonomisë vetëm nga mazhoranca, pas kundërshtimit të deputetëve të opozitës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:52 | 09/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parku i Butrintit. Foto: BIRN.

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion, vijon të shkaktojë polemika në komisionet parlamentare.

Pas katër orë debatesh, kjo marrëveshje u miratua të hënën në parim në komisionin e Ekonomisë, por diskutimet do të vijojnë në komisionin e Ligjeve dhe në komisionin e Edukimit dhe Medias, ku u kërkua një seancë dëgjimore me ekspertë të pavarur.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një kporporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur dhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit.

Ministrja Elva Margariti ishte e shoqëruar në komision edhe me dy bashkëdrejtorët e AADF-së, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, të cilët mbrojtën para deputetëve ‘synimet filantropike’ të fondacionit në administrimin e Butrintit.

Mata tha se fondacioni kontribuon për të krijuar modele menaxhimi të qëndrueshme dhe se trashëgimia kulturore ishte një nga 4 kollonat e mbështetjes financiare që ai jep në Shqipëri. Duke premtuar transparencë, ai theksoi se projekti i menaxhimit të Butrintit do të jetë në “dritën e diellit”.

Ministja Margariti mbrojti marrëveshjen dhe iu përgjigj pyetjeve të bëra nga deputetët e opozitës në një seancë të mëparshme të komisionit, por rezervat e tyre nuk u shuan.

Opozita ngriti si shqetësim transparencën e këtij menaxhimi, duke e cilësuar një kontratë koncensionare mbi një pasuri kombëtare dhe përfshirjen e AADF-së në menaxhim si konflikt interesi, pasi më herët ky fondacion ka financuar ekspertizën për ndryshimin e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe hartimin e planit të biznesit.

Sipas deputetit Edmond Spaho, marrëveshja është në shkelje të Konventës së Parisit, si pjesë e trashëgimisë botërore, duke shmangur shtetin në rolin e tij parësor dhe të padiskutueshëm.

“Do hyni me leje në Butrint,” i tha ai ministres Margariti, duke ngritur pyetjen pse të mos e bëjë shteti administrimin dhe të thithë fonde private.

Deputetja Ina Zhupa e cilësoi një koncension të pastër dhe një marrëveshje me qëllim fitimet ekonomike në kurriz të rrezikimit të pasurive kulturore kombëtare. “Ky fondacion nuk është krijuar me ligj, nuk është një ent publik,” tha Zhupa duke ngritur pikëpyetje dhe për integritetin e disa anëtarëve të bordit.

Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe shfaqi shqetësimin për mbrojtjen që i garanton parkut kombëtar të Butrintit kjo marrëveshje nga synimet për ndërtime resortesh brenda tij.

Etiketa: AADFdeputetEdmond SpahoElva MargaritiErjon BraçeFondeIna ZhupaKomisionKomisionet parlamentarekonfliktkonflikt interesiLigjMarrëveshjamarrëveshjeOpozitaParaPartisë SocialisteshqipShqipërishqiptarezhvillim
I mëparshmi

Shteti me qira: Si u ngarkua buxheti me kostot e ‘PPP’-së për doganën e Tiranës

Tjetri

KPA i cilëson abuzive kërkesat e Bujar Memisë për shtyrje të seancës

Tjetri
KPA shtyn gjyqin pas kërkesës paraprake të prokurorit Bujar Memia

KPA i cilëson abuzive kërkesat e Bujar Memisë për shtyrje të seancës

mbledhje e klgj

KLGJ e paqartë për kriteret e përzgjedhjes së kryetarëve të gjykatave

18:49 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 12 27 10

Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin

16:17 | 01/07/2026
lefter koka

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

15:39 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 10 22 02

Aktvistët dorëzojnë në SPAK “The Albanian Files: Freedom and Architecture”

15:23 | 01/07/2026
copenhagen competitiveness summit

Evropa s’e ka luksin të humbasë edhe një vit tjetër

14:23 | 01/07/2026
photo 2026 06 29 20 51 25

Shtetas apo qytetarë?!

12:31 | 01/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.