AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Turizëm me pikatore nën stërkalat e Ujëvarës së Sotirës

Banorët po e braktisin Sotirën të cilës i mungojnë rrugët, ndërsa ujëvara një atraksion turistik i veçantë dhe burimet e shumta nuk u kanë sjellë ndonjë përfitim.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ujëvara e Sotirës në Gramsh. Foto: Gëzim Kabashi.

Ujvara e Sotirës  është një nga mrekullitë natyrore të vendit tonë.  Kur e sheh nga taraca shkëmbore përballë, por edhe kur ndodhesh nën piklat e uji që shpërndahen në ajër, vizitori e kupton se sa fat është të jesh këtu, vetëm 100 km larg kryeqytetit.

Sidoqoftë para se makina të mbërrijë te shatërvanët e ujit që dalin me furi nga shkëmbinjtë, udhëtari sheh tjetër realitet. Është e premte në mesditë, por në shkëmbinjtë pranë ujëvarës nuk ndodhet asnjë vizitor. Arsyeja është e thjeshtë.  Kur kalon Gramshin, rruga e paasfaltuar drejt Sotirës është një makth.

“Duhet patjetër një makinë 4×4 për të shkuar drejt ujëvarës” – na thotë Sala, shoferi që bën edhe punën e guidës.

“Unë nuk e di nëse Sotira u fut apo jo në programin e 100 fshatrave turistikë, siç u tha vite më pare. Por rruga ka mbetur ajo që ka qenë, pa asnjë ndryshim”, – tha për BIRN Nazmi Zani, që bashkë me një shok punon si elektricist në 40 fshatrat e zonës. Tre djemtë e Nazmiut janë larguar prej kohësh nga fshati.

“I madhi u lidh me një vajzë në Bullgari, kurse i dyti punon në Greqi”, – tregon i moshuari, i cili ka mbetur vetëm që prej 20 vitesh.

Në një nga përrenjtë që zbret nga shpati lindor i Tomorrit rruga zhduket dhe automjeti duket se po kryen një garë rally mes baltës dhe ujit.

Fshati Sotirë në Gramsh. Foto: Gëzim Kabashi.

Makina gjarpëron në rrugicën mespërmes fshatit Sotirë, për tu ndalur te “Bujtina”, që siç mësojmë ka kështu vetëm emrin. “Jo, jo, këtu nuk ka dhoma për të fjetur. Emrin “Bujtina” ia vuri një vajzë nga Tirana, që  erdhi këtu për një projekt” – i përgjigjet interesimit tonë Genti Gjata, që e administron lokalin pa asnjë lidhje me emrin që mban.

“Turistët vijnë të shtunave e të dielave me makina të mëdha, por askush nuk ndalon në fshat” – tha Genti për BIRN.

“Bujtina” është bari i vetëm i fshatit. Xhemilja, e ëma e Gentit, gatuan vetëm pas porosive me telefon, por kjo ndodh rrallë. Në Sotirë tani banojnë vetëm 40 familje, një e treta e numrit që e popullonte këtë fshat në vitet 1990. Në shkollën 9-vjeçare ka vetëm 15 nxënës me 9 mësues, ndërsa ata që ikin nga fshati në përgjithësi nuk kthehen më.

“Edhe Orgito, djali im nuk do që të kthehet” – shton Genti, pasi ka treguar për të birin që po shkollohet në një degë profesionale në Tiranë.

Vetë mesoburri çdo vit i drejtohet Selanikut dhe Kallamatës në Greqi për të punuar, duke u kujdesur që të mos tejkalojë lejen e qëndrimit prej 6 muajsh në vit. Përballë “Bujtinës” një grua e re në moshë, po mbledh lulet e pemëve akacie, që popullojnë anën e majtë të rrugës prej 4 km që ndajnë fshatin nga ujëvara e mrekullueshme.

“Bletët e ndjekin shumë aromën e akacies”, – na tregon një nga banorët që po i mbledhin lulet nga pemët.

Grupet e gjimnazistëve që vijnë të vizitojnë ujëvarat u duhet të ndalojnë gati 8 kilometra larg. Këtë bënë edhe furgonët dhe autobusët që sollën të rinjtë nga shkollat e Lushnjës dhe Fierit, pasi rruga është thuajse e pakalueshme.

“Ata ecin në këmbë nëpër vapë, vetëm për t’i parë ujërat që rrjedhin nga lart në grykë” – flet përsëri Genti.

Ujëvara e Sotirës në Gramsh. Foto: Gëzim Kabashi.

Fshatrat e kësaj zone janë mjaft të pasura në ujëra mbi dhe nëntokësorë. Gramshi furnizohet me ujë 24 orë në ditë vetëm prej ujërave pranë fshatit Karpicë, fat që nuk e kanë shumica e qyteteve të mëdha të Shqipërisë.

Një hidrocentral që shfrytëzon ujërat e Sotirës funksionon prej disa vitesh në zonë.

“Nënshkruam në fillim një kontratë me HEC, që do të na jepte mundësinë të vadisnim me sistem piklash  disa ngastra toke pranë fshatit. Por tani as që flitet më për të”, – thotë Genti.

Nga dritarja e makinës Nazmiu na tregon se tani fshatarët nuk mbjellin më grurë apo misër. “Shumica tani kultivojnë livandë, një bimë medicinale që e ka fitimin më të sigurt”, – tha elektricisti.

Në sipërfaqet e oborreve me radhët e drejta të livandës, siç e quajnë shumë të tjerë, herë pas here dallohen kosheret e bletëve të lyera me të njëjtat ngjyra, të verdhë dhe të kaltër.

Më tej ndonjë familje ka mbjellë fidanët e rrushit në sipërfaqe të vogël vreshte, kurse numri i bagëtive duket të jetë shumë i kufizuar.

Po kthehemi drejt Gramshit, dhe rruga fillon të normalizohet.

Dy të rinj me motoçikleta na parakalojnë dhe Sala, shoferi ynë e ngadalëson edhe më tepër shpejtësinë, pasi ndonjë gur nga rrotat e mjeteve motorike mund të godasë xhamat e makinës. Përballë nesh nuk duket asnjë automjet turistik.

Etiketa: BanorëBIRNBullgariFamiljeGramshGreqiHECMakinaMjaftParaPunëSHshqipTiranaturist
Tjetri
Prokurori në pension, Petrit Bica kërkon ndryshimin e vendimit të KPK

KPA lë në fuqi përjashtimin 15-vjeçar nga sistemi ndaj prokurorit Petrit Bica

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.