AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Arsye proceduriale’: PS rrëzon për herë të dytë hetimin parlamentar për Artan Gaçin

Deputetët socialistë në Konferencën e Kryetarëve rrëzuan sërish kërkesën e deputetëve demokratë për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, ku parashikohet edhe hetimi i dhënies së statusit “investitor strategjik” për bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:23 | 31/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhja e së martës e Konferencës së Kryetarëve. Foto: LSA

Kërkesa u depozitua për herë të dytë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, pas plotësimit të nënshkrimeve të nevojshme.

Kërkesa e parë u rrëzua, pasi në momentin e fundit u tërhoq nga firma deputeti Agron Duka.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha pas mbledhjes se kërkesa nuk ishte pranuar për arsye proceduriale.

“Firma e një deputeti vlen vetëm për një dokument, jo të merret nga njëri dokument në tjetrin. Nuk mund të marrësh një kërkesë të rrëzuar dhe ta depozitosh prapë me një numër të ri protokolli. Firma e një deputeti, zyrtari, një qytetari vlen vetëm për një dokument,” tha ai.

Por sipas Alibeajt, mazhoranca po i pengonte opozitës mekanizmin ligjor të kontrollit parlamentar.

“Ne ridepozituam kërkesën, tashmë jo me 35, por me 37 firma. Në mënyrën më antikushtetuese, antiligjore, nga ana e anëtarëve të mazhorancës në konferencë rrëzohet kjo kërkesë,” tha ai. Sipas Alibeajt, kjo kërkesë “demaskoi qëndrimin e mazhorancës”.

“Investimet strategjike, familjare strategjike në kurriz të pasurive publike, duket se është një skandal i madh, ndaj i largohen si djalli nga temjani,” u shpreh ai.

Përmendja e emrit të Gaçit në formulimin e kërkesës u bë shkak që deputeti Agron Duka të tërheqë firmën e tij një javë më parë.

Qëllimi i komisionit ishte verifikimi në thellësi i ligjshmërisë së praktikave të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike dhe institucionet e tjera relevante për dhënien e statusit të investitorit strategjik.

Deputetët e opozitës i referohen rasteve të publikuara në media, duke i cilësuar si indicie se “mbi këto projekte ekzistojnë dyshime të arsyeshme për abuzime, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet”.

Referuar vendimeve të KIS që favorizojnë njerëz të afërt me pushtetin, opozita përmend në kërkesën e saj rastin e anëtarit socialist të Këshillit Bashkiak Tiranë, Gazmend Paja, familjarëve të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët që kanë përfituar statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit. Po ashtu, hetimi parlamentar synon të zbardhë dhe problematikën me vendimet e dhëna në zonat e mbrojtura.

Ligji për “investimet strategjike” është kritikuar për favorizimin e klientelizmit dhe një grushti biznesmenësh dhe investimet e tyre në bregdet. Në një investigim të fundit, BIRN zbuloi gjithashtu se nga 17 projekte të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike gjatë vitit 2021, katër prej tyre ndodhen në zona të mbrojtura ose afër tyre – çka ka shqetësuar ekspertët dhe aktivistët mjedisorë.

I miratuar në vitin 2015, ai ishte parashikuar të ishte i përkohshëm, por mazhoranca votoi dy herë shtyrjen e afatit të tij.

Ky ligj i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Në dhjetor të vitit 2015, qeveria ka miratuar gjithashtu 10 vendime me qëllim lehtësimin dhe rregullimin e procedurave për investitorët strategjikë, duke i mundësuar konsolidimin e titujve të pronësisë.

Etiketa: Agron DukaaktivistAktivistëArtan GaçiBIRNBiznesmenbregdetdeputetEnkelejd AlibeajEuroInvestigimInvestimet strategjikeInvestitor strategjikKISKomision hetimor parlamentarKomiteti i Investimeve StrategjikeLigjMediaOlta XhaçkaOpozitaPSPunëPunëtorQeveriaSHTaulant BallaVendimetZonat e Mbrojtura
I mëparshmi

Socialistët vendosin të shtunën për zgjedhjen e Presidentit

Tjetri

Aksident në galeritë e Albchrome në Bulqizë, plagoset një minator

Tjetri
Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në Bulqizë

Aksident në galeritë e Albchrome në Bulqizë, plagoset një minator

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.