AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët vendosin të shtunën për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve, me propozimin dhe votën e socialistëve vendosi të martën që ditën e shtunë të mbledhë Kuvendin për zhvillimin e raundit të katërt të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:45 | 31/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Konferenca e kryetarëve | Foto: Kuvendi i Shqipërisë

Një ditë para votimit, socialistët kanë njoftuar një mbledhje të kryesisë së partisë për të miratuar kandidatin zyrtar për president, pasi kaluan tre raundet e para të votimit pa propozuar asnjë emër.

Kryetari grupit socialist, Taulant Balla propozoi që raundi i katërt të mbahet të shtunën ndryshe nga raundet e tjera që ishin mbajtur të hënave. “Partia Socialiste deri në orën 12: 00 të po kësaj dite duhet të depozitojë kandidaturën,” tha Balla.

Raundi i katërt pritet të jetë një proces i njëanshëm, pavarësisht ftesave publike për opozitën që të bëhet pjesë e procesit. Në këtë raund, mazhorancës i duhen vetëm 71 vota për të zgjedhur presidentin e vet.

Balla tha se opozitës iu dha mundësia për të bërë propozime gjatë raundeve të para, por ajo nuk e shfrytëzoi këtë të drejtë kushtetuese. “Ne presim nëse doni të përfshiheni në këtë proces dhe të kemi dakordësi,” iu drejtua ai kolegëve të partive opozitare.

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, u përgjigj se opozita asnjëherë nuk ka pasur një ofertë reale për të zgjedhur Presidentin e Republikës. “Ju keni hyrë në fazën për ta zgjedhur vetë, nuk i keni ofruar asgjë opozitës sepse ia ofron Kushtetuta, jo ju,” tha Gjekmarkaj.

Ndërsa kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehu keqardhjen që vendi humbi mundësinë për të zgjedhur një president mbi palët.

Socialistët nuk u përfshinë në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke i lënë tre raundet e para që kërkonin një shumicë të cilësuar votash të ezauroheshin pa asnjë kandidat. Ndërsa opozita e përçarë mes vetes qarkulloi në publik disa emra, por nuk dërgoi zyrtarisht në Kuvend asnjërin prej tyre.

Etiketa: Agron GjekmarkajEdi RamaFatmir MediukushtetueseKuvendMbledhjeOpozitaParaPartiaPartia SocialistePDpresidentPresidenti i RepublikesrepublikaneTaulant BallaVota
I mëparshmi

Ballanca raporton mbi dhunën policore ndaj gazetarëve dhe qytetarëve në protesta

Tjetri

‘Arsye proceduriale’: PS rrëzon për herë të dytë hetimin parlamentar për Artan Gaçin

Tjetri
‘Arsye proceduriale’: PS rrëzon për herë të dytë hetimin parlamentar për Artan Gaçin

‘Arsye proceduriale’: PS rrëzon për herë të dytë hetimin parlamentar për Artan Gaçin

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.