AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ballanca raporton mbi dhunën policore ndaj gazetarëve dhe qytetarëve në protesta

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, raporti të martën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për respektimin e të drejtave të njeriut nga institucionet shqiptare, duke e cilësuar “dalje nga kompetencat” sjellen e policisë gjatë protestave.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:22 | 31/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca | Foto Ivana Dervishi/ BIRN

Ballanca vërejti se Policia e Shtetit ka shkelur ligjin në ndalimin e gazetarëve për të kryer punën e tyre.

“Policia nuk ka vepruar në parashikimet e vetë ligjit për tubimet përsa i përket të drejtës së gazetarëve. Ka ndaluar gazetarët në punën e tyre dhe kemi bërë disa rekomandime,” tha ajo para komisionit.

Në raportin e publikuar në formë elektronike në faqen e Kuvendit preken disa raste konkrete të sjelljes së policisë me mediat dhe me qytetarët në protesta. “Me shumë shqetësim nga ana jonë janë ndjekur edhe rastet e shoqërimit të disa punonjësve të medias gjatë protestave që pasuan vrasjen tragjike të 25 vjeçarit K. R., të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës duke raportuar në terren,” thuhet në raport.

Raporti i fundit i organizatës Reporterë pa Kufij ngriti shqetësimin e përballjes së gazetarëve me dhunë policore në Shqipëri, por kryeministri Edi Rama i cilësoi ato si “gënjeshtra”.

Por konstatimet e dhunës policore nga Avokati i Popullit janë shoqëruar me hetime administrative dhe rekomandime për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bëri të ditur Ballanca.

Avokati i Popullit ka hetuar për disa ankesa nga qytetarët për dhunën policore gjatë protestave, ku në fund është konstatuar se policia ka tejkaluar kompetencat e saj gjatë ushtrimit të detyrës duke rrezikuar jetën e njerëzve.

“Konstatuam se protestuesit, në katër raste, nuk janë lajmëruar për përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion, ka patur përdorim të paarsyeshëm të ujit me presion si dhe nuk është marrë parasysh rreziku i përdorimit të gazit lotsjellës në një zonë me dendësi të lartë banimi,” thuhet në raport.

Për shkeljet e konstatuara, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Policisë së Shtetit që të jetë profesionale, të identifikojë përgjegjësit dhe të trajnojë efektivët e policisë në menaxhimin e protestave.

Ballanca gjithashtu ngriti shqetësimin e mosgarantimit të të Drejtave të Njeriut nëpër komisariate, ku sipas saj ka mbipopullim dhe nuk plotësohen standardet e sigurisë.  “Sa i përket gjendjes në komisariatet e Tiranës, në mënyrë të veçantë është katastrofike, tërësisht në kundërshtim me standardet për qëndrimin e personave të privuar nga liria”- tha ajo.

Sipas Ballancës, edhe një investim për dhoma të reja që është bërë nuk i plotëson standardet e sigurisë dhe problemi vijon të mbetet i pazgjidhur.

Etiketa: AdministrativeAvokati i PopullitAvokatja e PopullitDhunëEdi RamaErinda BallancagazetarhetimeKomisioni i LigjeveKryeministri Edi RamaLiriaParaPoliciaPolicia e ShtetitProtestaPunëRamaraportRaportireportershqipShqipëriTiranë
I mëparshmi

Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë

Tjetri

Socialistët vendosin të shtunën për zgjedhjen e Presidentit

Tjetri
Hetimi i Artan Gaçit rrëzon komisionin për investimet strategjike

Socialistët vendosin të shtunën për zgjedhjen e Presidentit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.