AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rusët që po largohen

Pavarësisht nëse Rusia fiton apo humbet luftën e saj në Ukrainë, vendi dhe kultura e saj problematike politike do të mbeten. Dhe ndërsa diaspora ruse në rritje mund të luajë një rol integral në reformimin e brendshme në planin afatgjatë, ajo fillimisht duhet të provojë se mund ta vërë realizmin përpara nostalgjisë.

Sławomir SierakowskingaSławomir Sierakowski
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesties kundër luftës në Rusi, 24 shkurt 2022. Foto: Wikipedia.

Në diskutimin më të gjerë rreth luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, një element i rëndësishëm, por i anashkaluar, është eksodi i rusëve nga atdheu i tyre. Megjithëse është e pamundur të përcaktohet shkalla e këtij fenomeni, ne mund të presim që fluksi të vazhdojë, veçanërisht nëse Shtetet e Bashkuara ndjekin një politikë për të joshur specialistë shumë të aftë dhe për të mbështetur një ikje të trurit rus, siç ka propozuar presidenti Joe Biden.

Diaspora ruse mund të jetë një partner kyç në ndërtimin e një Rusie të re pasi Vladimir Putin të mos sundojë më. Por emigrantët nuk mund të shpresojnë për një pritje të ngrohtë në Evropë, ku pakënaqësia edhe kundër “rusëve të zakonshëm” është tashmë e përhapur.

Në fakt, ndjenja është disi e kuptueshme, duke pasur parasysh se “operacioni special ushtarak” i Putinit në Ukrainë me sa duket ka një mbështetje të lartë në mesin e publikut rus. Gjetje të tilla nga anketuesit nuk mund të shpërfillen. Megjithëse Kremlini ka bërë fuqimisht propagandë, nuk është se po jetojmë në vitet 1940. Rusët që duan të vërtetën mund ta kuptojnë lehtësisht atë.

Megjithatë, ne duhet të pyesim nëse të dhënat e sondazheve mund të kapin gjendjen e vërtetë të opinionit publik rus, edhe kur ato mblidhen nga Qendra e pavarur, shumë e respektuar Levada. Në një demokraci, anketuesit u kërkojnë qytetarëve të renditin preferencat e tyre për kandidatë të shumtë dhe rezultatet ofrojnë një pamje të drejtpërdrejtë se ku qëndron publiku (me një diferencë të vogël gabimi). Por çfarë duhet të bëjmë me sondazhet që u japin njerëzve një “zgjedhje” midis një figure me 83% mbështetje dhe askujt tjetër?

Të përgjigjesh “jo” do të thotë të vendosësh veten jashtë kufijve të normalitetit. Edhe nëse nuk e mbështesni Putinin, mund të mos dëshironi të merrni pozicionin e të qenit “ndryshe nga të gjithë të tjerët”, aq më pak të jeni plotësisht të sinqertë me anketuesit që bëjnë pyetje të ndjeshme politikisht. Duke pasur parasysh këto komplikime, më e mira që mund të bëjmë është të supozojmë se mbështetja për Putinin është me të vërtetë e përhapur. Megjithëse ai sigurisht nuk mbështetet nga 70-80% e rusëve, ai mund të ketë mbështetjen e rreth gjysmës që tyre.

Por edhe nëse do të ishte e vërtetë që vetëm 10-20% e rusëve e kundërshtojnë Putinin, prapëseprapë kjo është 14-28 milionë njerëz. Pse t’i armiqësoni ata? Të bësh armiq këta aleatë të mundshëm nuk është as e drejtë dhe as e mençur politikisht.

Pavarësisht nëse Rusia e fiton apo humbet luftën, ajo nuk do të pushojë së ekzistuari. Për më tepër, problemi nuk është ky apo ai lider rus (a kanë qenë vërtet kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri historikisht?) apo “rusët e zakonshëm”. Problemi me Rusinë buron nga një kulturë politike e formuar nga ortodoksia bizantine dhe dominimi mongol, dhe një ekonomi e bazuar në nxjerrjen e lëndëve të para.

Të gjithë këta faktorë punojnë kundër demokracisë. Nëse të ardhurat e njerëzve rrjedhin nga burimet natyrore dhe shpërndahen nga autoritetet, çfarë regjimi duhet të presim? Nëse ndryshimi i këtij modeli është i mundur, do të duhen shumë vite dhe kjo do të kërkonte shpërbërjen e shtetit, me shumë gjasa në vija etnike. Do të kërkonte gjithashtu një mentalitet të ri në Evropën Perëndimore, e cila shumë shpesh është treguar naive për Rusinë.

Emigrantët do të ishin kandidatë natyralë për të drejtuar këtë proces, me kusht që të plotësojnë disa kushte. Në të kaluarën, ata që ikën nga Rusia ose Bashkimi Sovjetik e urrenin regjimin, por ndanin besimin se Rusia mund dhe duhet të jetë vërtet e madhe, që apriori do të thotë se ajo përfshin Ukrainën; edhe disidentët si Aleksandr Solzhenitsyn dhe Joseph Brodsky mendonin kështu. Nëse grupi më i fundit i emigrantëve ndan këtë pikëpamje, nuk ka më asgjë për të folur. Perëndimi nuk duhet t’u bëjë atyre asnjë favor.

Por le të shpresojmë se emigrantët e sotëm janë të ndryshëm ose se ata mund ta ndryshojnë pozicionin e tyre. Një pikë interesante referimi është historia e emigrimit polak pas vitit 1945. Për një kohë të gjatë, polakët u kapën në mënyrë të dëshpëruar pas statusit të tyre të humbur prej kohësh si një fuqi rajonale, duke ushqyer iluzione se Lituania, Bjellorusia dhe pjesë të Ukrainës perëndimore i përkisnin Polonisë.

Ata theksuan se deri në vitin 1939, Wilno (tani Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë) dhe Lwow(tani qyteti ukrainas i Lvivit) ishin brenda kufijve polakë. Dhe shumë polakë madje ëndërruan të rivendosnin Komonuelthin Polako-Lituanez që ekzistonte para ndarjeve të 1772-95. Edhe sot, nëse polakët janë të sinqertë, ata do të pranojnë se ndërsa i konsiderojnë bombardimet ruse në Kharkiv dhe Kiev si tragjike, ata e shohin kërcënimin ndaj ndërtesave historike në Lviv si shumë më të keq.

Pas Luftës së Dytë Botërore, pjesa më e madhe e emigrantëve polakë shkuan në Londër, por ata ruajtën një ndjenjë posesiviteti ndaj asaj që ishte humbur. Shumë flisnin për “Lwow-i-Wilno”, ashtu siç rusët këmbëngulin ende për “Krymnash” (“Krimea jonë”). Kushdo që pranonte se kufiri lindor i Polonisë shtrihej në lumin Bug, konsiderohej tradhtar.

Vetëm shumë ngadalë u shfaq një alternativë e mençur për këtë mënyrë të menduari. Filloi në Paris, ku një qendër e vogël e organizuar rreth Institutit Letrar dhe revistës Kultura të Jerzy Giedroyc filloi të formulonte një doktrinë të njohur si “ULB”, e cila thoshte: “Nuk do të ketë Poloni të pavarur pa një Ukrainë, Bjellorusi dhe Lituani të pavarur.”

Çështja nuk ishte të avancohej një vizion kozmopolit tepër optimist. Përkundrazi, ULB kishte të bënte me realizmin e ashpër politik: nëse polakët do të vazhdonin të luftonin kombet midis Gjermanisë dhe Rusisë, ata do të vazhdonin të humbnin. Vetëm duke bashkëpunuar, kombet më të vogla të Evropës Qendrore dhe Lindore mund të synonin pavarësinë. Ky këndvështrim tani shërben si themeli i politikës së jashtme polake (madje edhe për qeverinë aktuale nacionaliste), dhe mund të imagjinohet një e ardhme në të cilën kjo do të përqafohej nga “rusët e zakonshëm”.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Russians Who Are Leaving

Etiketa: Bashkimi SovjetikBidenBjellorusiBjellorusiademokraciDiasporaekonomiJoe BidenKievKremliniKrimeaKulturaLituaniLondërmbështetjeoperacioniParaPoloniProject SyndicatePutinRusëRusiaSHShtetet e BashkuaraUkrainëVladimir Putinzgjedhje
Tjetri
Gjergji Tako jep shpjegime për mangësitë profesionale në seancën e dytë dëgjimore

Gjergji Tako jep shpjegime për mangësitë profesionale në seancën e dytë dëgjimore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.