AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjatja e moratoriumit nuk ngjall shpresë për luftën ndaj gjuetisë së paligjshme

Aktivistë të mjedisit tregojnë se gjejnë lehtësisht gjurmë të gjuetisë së paligjshme në ekspeditat e tyre të vëzhgimit të shpendëve të egër, por askush nuk penalizohet, gjë që vë në dyshim zbatimin e moratoriumit të ri që pritet të miratohet në Kuvend.

Emi KalajangaEmi Kalaja
20:14 | 16/06/2022
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tabelë sinjalizuese për ndalimin e gjuetisë në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Foto Geri Emiri

Në fillim të shtatorit 2021, Aurora Zylja, biologe në Shkodër dhe një grup natyralistësh ishin pjesë e një ekspedite që përfshinte vëzhgimin e shpendëve buzë Liqenit të Shkodrës. Ata ecën nga fshati Flakë drejt Syrit të Sheganit përmes shtegut që kalon pëmes ligatinave dhe pyllit dhe gjetën gjatë rrugëtimit me dhjetëra gëzhoja.

“Nuk dëgjuam krisma, por nëpër tokë gjeta gëzhojat e fotografuara, që vërtetojnë që në këtë zonë zhvillohet gjuetia e paligjshme”, tha biologia.

Shtegu që të çon drejt Syrit të Sheganit nuk është i vetmi ku Zylja ka hasur gëzhoja armësh gjuetie. E njëjta pamje, sipas Zyljas gjendet në zonat e mbrojtura në liqenin e Shkodrës si dhe përgjatë lumit të Bunës.

Prej marsit të vitit 2014, Shqipëria ka miratuar moratoriumin e gjuetisë dhe aktualisht në Kuvend gjendet në axhendë edhe projekti për zgjatjen e afatit të ndalimit të gjuetisë për 5 vite të tjera.

Por aktivistët mjedisorë theksojnë se problemi është tek gjuetia e paligjshme dhe paaftësia e institucioneve për të ndëshkuar autorët.

Ndryshe nga shqetësimi i aktivistëve, të dhënat e institucioneve zyrtare tregojnë zero raste të gjuetisë së paligjshme në dy vitet e fundit në Shkodër.

Kreu i Administratës së Zonave të Mbrojtura i tha BIRN se për vitet 2021-2022 nuk kishte asnjë rast të gjuetisë së paligjshme të identifikuar. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës thanë gjithashtu në përgjigje me shkrim se nuk kishin raste të identifikuara.

Moratoriumi pa infrastrukturë

Gëzhojë e fotografuar nga biologia Aurora Zylja.

Në vitet 2019 dhe 2020, Shqipëria importoi mbi 1500 armë gjuetie dhe vetëm në vitin 2020 në doganë hynë mbi 150 mijë fishekë, pavarësisht se vendi ishte nën monatorium. Vetëm Drejtoria e Policisë së Shkodrës dha 310 autorizime për armë gjuetie në këto dy vite.

Në kontrast, numri i personave të hetuar për gjueti të paligjshme është në rënie vit pas viti.

Mungesa e rasteve të kapura të gjuetisë së paligjshme del edhe në Raportin e Vlerësimit të Ndikimit që shoqëron propozimin e qeverisë për zgjatjen me 5 vjet të tjera të moratoriumit për ndalimin e gjuetisë. Raporti vë në dukje se rastet e kapura të gjuetisë së paligjshme ranë nga 19 në vitin 2018 në vetëm 4 raste në vitin 2020.

Megjithatë, raporti pranon se gjuetia, edhe pse nën moratoriumi që prej marsit 2014,  ka vijuar në mënyrë të paligjshme.

“Nga anëtarët e Këshillit (Këshillit Kombëtar për Faunën e Egër) u evidentua situata e faunës së egër që është në një gjendje të pa ndryshuar këtë periudhë të fundit, për të mos thënë dhe me raste në rritje të gjuetisë së paligjshme e vrasjeve të llojeve të ndryshme,” thuhet në raport.

Në relacion pretendohet se ndalimi i gjuetisë mundësoi një qetësi për shpendët dhe kafshët e egra dhe se zgjatja e tij do të japë më shumë mundësi rigjenerimi. Por raporti pranon se rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin.

Sipas relacionit të qeverisë, kontrolli i dobët mbi paligjshmërinë ka ardhur si pasojë e vullnetit të ulët të inspektorëve në terren dhe për shkak të paqartësisë së kompetencave në ligjin e vjetër.

“Mbështetja nga drejtuesit e lartë të policisë dhe inspektoratit ka qenë e lartë, ndërkohë që aftësitë dhe vullneti i inspektorëve në terren ka qenë i ulët, duke u justifikuar me anë të mungesës së kapaciteteve, mungesës së infrastrukturës mbështetëse, mosfunksionimin e organit të akuzës për rastet e ndaluara, riorganizimit të strukturës inspektuese dhe kohës që mori ky proces”, thuhet në raport.

Por projektligji nuk parashikohen as stafe shtesë dhe as infrastrukturë që do të mundësonte kontroll më të mirë të territorit.

Nisur nga kjo specialistët dyshojnë se moratoriumi i ri nuk do të ketë ndonjë efekt më të mirë, edhe pse qeveria pretendon se në këtë rast i ka qartësuar kompetencat e institucioneve.

“Nuk është zgjidhje, sepse kjo është mënyra më e mirë për të fshehur përgjegjësitë dhe paaftësitë e administratës që e ka kompetencë monitorimin dhe kontrollin në terren,” thotë Aurora Zylja.

Edhe gjuetarët e regjistruar e shohin zgjatjen e moratoriumit si tregues të pamundësive të qeverisë për të kontrolluar territorin. “Zgjatja 3 herë e moratoriumit tregon se shteti nuk ka kontroll mbi territorin dhe gjen zgjidhje me komanda të papranueshme,” tha Zyhdi Mustafa, kryetari i shoqatës së gjuetarëve “Jakup Bajri” në Shkodër.

Mustafa e quajti propozimin për të zgjatur moratoriumin një teatër, që dëmtonte vetëm 17 mijë gjuetarët e regjistruar sipas tij, por që nuk ndalonte shkatërrimin e faunës.

“Moratoriumi vetëm ka penalizuar gjuetarët e ligjshëm, të tjerët kanë vijuar abuzivisht. Faunën këtu po e shkatërrojnë njerëzit të nuk e njohin dhe abuzojnë. Ata gjuajnë natën dhe ditën edhe sot që ne flasim”, tha Zyhdi Mustafa.

Xhabir Mehmeti, një gjuetar i apasionuar në Shkodër, thotë po ashtu se gjuetarët e paligjshëm nuk e kanë ndërprerë asnjë ditë aktivitetin e tyre, pavarësisht moratoriumit 7 vjeçar. “Nëse do të zbatoheshin ligjet që janë dhe do të ndalohej gjuetia e paligjshme, nuk do te kishte patur asnjë problem, por këta nuk dinë ta luftojnë gjuetinë e paligjshme dhe bëjnë sikur punojnë,” tha ai.

Ndryshe nga gjuetarët, Agim Dardha, drejtues i AdZM-së së Shkodrës beson se zgjatja e moratoriumit do të përmirësojë situatën e faunës në zonë.

“Sa i takon moratoriumit të gjuetisë, ka qenë rezultativ pasi në censusin e shpendëve të përvitshëm kemi patur shtim të individëve dhe shpendëve ujorë,” tha ai, duke shtuar se në Bunë dhe në liqen ishin regjistruar më shumë shpendë se në Lagunën e Karavastasë.

Etiketa: AdZMAgim DardhaaktivistAktivistëArmëBajriBIRNgjuetarëgjuetiGjuetia e paligjshmeInspektorKontrolliKuvendlagunëMoratoriumiPoliciaProjektligjiProkuroriaQeveriaraportRaportiSHShkodërshqipShqipëriaZonat e Mbrojtura
I mëparshmi

Gjykata e Posaçme rëndon dënimin e zyrtarëve të burgut të Lushnjes

Tjetri

KPK rikthen prokurorin Gjergji Tako në Shkollën e Magjistraturës

Tjetri
Gjergji Tako jep shpjegime për mangësitë profesionale në seancën e dytë dëgjimore

KPK rikthen prokurorin Gjergji Tako në Shkollën e Magjistraturës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.