AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme rëndon dënimin e zyrtarëve të burgut të Lushnjes

Gjykata e Posaçme vendosi masa më të rënda dënimi nga sa kërkoi SPAK ndaj ish-zyrtarëve të IEVP-së Lushnjë të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë” në dy tendera për transportin e punonjësve.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:33 | 16/06/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten të shpallë fajtorë ish-drejtorin e burgut të Lushnjes dhe tre ish-punonjës të tjerë, të akuzuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në dy tendera me vlerë rreth 6.5 milionë lekë.

Me vendimin e saj, Gjykata e Posaçme i konsideroi të papërshtatshme masat e dënimit të kërkuara nga SPAK dhe vendosi t’i rëndojë ato.

Sipas hetimit të SPAK, ish-drejtori i burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi kishte ushtruar presion ndaj vartësve për kualifikimin e operatorëve fitues në dy tendera për shërbim transporti të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2019. Gjithashtu, Shurdhi kishte ngarkuar të njëjtët persona që të kryenin edhe rolin e anëtarit të njësisë së prokurimit, edhe atë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, prokurorja e çështjes, Enkeleda Millonai kërkoi dënimin përfundimtar të Shurdhit me 4 muaj burgim. Ndërsa mbrojtja e të pandehurit ka kërkuar pafajësi ose pezullim të vendimit me burg.

Trupa gjykuese e përbërë nga Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani i ka konsideruar të dy kërkesat të padrejta dhe vendosi dënimin e ish-drejtorit të burgut të Lushnjes me 1 vit e 4 muaj burg si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar.

Dënime më të ashpra se kërkesa e prokurorisë u dhanë edhe për tre ish-punonjësit e akuzuar, Erjon Çela, Miranda Idrizi dhe Krenar Gozhina.

Për të pandehurin Krenar Gozhina, SPAK kërkoi 4 muaj burgim, ndërsa gjykata vendosi heqje lirie për 1 vit si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Për të pandehurit Miranda Idrizi dhe Erjon Çela është kërkuar nga SPAK dënimi me 3 muaj burgim, ndërsa gjykata ka vendosur dënimin e tyre me nga 6 muaj burgim. Dy të pandehurve Idrizi dhe Çela u është hequr gjithashtu e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vjet.

Për të pandehurën për “moskallzim të krimi”, Xhejsika Kaja prokuroria ka kërkuar dënimin me 2 muaj burgim, ndërsa gjykata ka vendosur përfundimisht 6 muaj heqje lirie. Për Idrizin, Çelën dhe Kajën është pranuar kërkesa për pezullimin e dënimit, me kusht që të mos kryejnë vepër penale për një vit.

Etiketa: BurgEnkeleda MillonaiErjon BaniErjon ÇelaFlojera DavidhiGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjyqIrena GjokakrimiMbrojtjaProkuroriaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSHSPAKTendera
I mëparshmi

Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit të Fida Osmanit

Tjetri

Zgjatja e moratoriumit nuk ngjall shpresë për luftën ndaj gjuetisë së paligjshme

Tjetri
Gjuetia e paligjshme shënoi rekorde të reja gjatë pandemisë

Zgjatja e moratoriumit nuk ngjall shpresë për luftën ndaj gjuetisë së paligjshme

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.