AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit të Fida Osmanit

Në vendimin e arsyetuar, Komisioni vlerëson se gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani ka kryer deklarim të pamjaftueshëm lidhur me një apartament banimi si dhe kishte gjykuar në kushtet e konfliktit të interesit çështje me palë një kompani ndërtuese.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:57 | 16/06/2022
në Analiza, KPK, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Fida Osmani pas seancës dëgjimore me KPK-në. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani u shkarkua nga detyra më 27 prill 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ajo dhe personat e lidhur nuk kishin pasqyruar në deklaratën ‘veting’ një apartament në Tiranë, se ishte gjendur në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e disa çështjeve me palë një shoqëri ndërtuese nga ka blerë dy apartamente të tjerë, si dhe ka rezultuar në pamundësi financiare për blerjen e një njësie shërbimi dhe të një automjeti.

Rivlerësimi kalimtar i gjyqtares Osmani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me kryesuese Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Fida Osmani e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ASHK ka informuar Komisionin se gjyqtarja Fida Osmani rezulton bashkëpronare e një apartamenti me sipërfaqe 95.6 m2 në Tiranë, me vlerë 90 mijë e 720 euro. Në dokumentacionin e ASHK-së është gjendur kontrata e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme, ku Osmani rezulton bashkëpronare.

Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti është porositur në vitin 2016 për çmimin 90 mijë e 720 euro dhe është parashikuar që e gjithë shuma të likuidohej brenda datës 23 mars të vitit 2017.

Komisioni konstaton se subjekti nuk e ka pasqyruar këtë pasuri në deklaratën ‘veting’ dhe në deklaratën periodike vjetore të vitit 2016, duke shkelur detyrimet e përcaktuara nga ligji për vetingun e magjistratëve, megjithëse rezulton se ka pasur akt-marrëveshje me shoqërinë e ndërtimit, si dhe është lidhur kontratë për furnizim me energji elektrike.

Ndërsa në deklaratën periodike të vitit 2017, subjekti ka deklaruar në formularin e ndryshimeve të interesave private blerjen e këtij apartamenti, si dhe burimet e krijimit. Për burimet e krijimit të kësaj pasurie nuk janë gjetur probleme nga KPK, por subjektit i është kaluar barrë prove për mosdeklarimin e kësaj pasurie.

Gjyqtarja Osmani e ka pranuar faktin e mosdeklarimit në vitin 2016 dhe në atë ‘veting’ të akt marrëveshjes dhe të drejtave e detyrimeve që kanë lindur. “Kjo pasaktësi ka ardhur për faktin se është mbajtur parasysh momenti ligjor i kalimit të pronësisë dhe regjistrimi i pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Kam vlerësuar gjithmonë se ky është momenti i deklarimit të pasurisë. Në kushtet kur familja ime ka pasur mundësi financiare të krijojë këtë pasuri me të ardhura të ligjshme, kjo pasaktësi nuk mund të jetë shkak për marrjen e masës disiplinore,” ka pretenduar Osmani.

KPK vëren se legjislacioni i vetingut i detyron subjektet e rivlerësimit për deklarim të saktë dhe të mjaftueshëm të pasurive të tyre.

“Subjekti i rivlerësimit kishte ndërgjegjësimin e duhur për të deklaruar këtë marrëdhënie në deklaratën Vetting dhe kishte detyrimin të bënte në të shpjegimet e nevojshme dhe kjo sjellje e subjektit, nëse do të kishte ndodhur, do vlerësohej si një vullnet i qartë për të deklaruar gjithçka në përputhje me ligjin, duke prezantuar rrethanat që përcaktonin situatën”, argumenton KPK.

Në përfundim, Komisioni konkludon se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur ndodhen në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për këtë pasuri.

Gjyqtarja Osmani ka rezultuar në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e disa çështjeve ku palë ka qenë një shoqëri ndërtuese nga ka blerë dy apartamente, një në Tiranë sipërfaqe 147 m2 të porositur në vitin 2002 kundrejt vlerës 6.4 milionë lekë dhe tjetrin me sipërfaqe 80 m2 në Durrës në 2004-ën, për çmimin 32 mijë USD.

Në vendim thuhet se nga hetimi ka rezultuar se ajo ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për katër çështje ku palë ndërgjyqëse ka qenë shoqëria ndërtuese nga ka blerë dy apartamentet.

Osmani ka pretenduar se ka qenë e detyruar të vijonte gjykimet për këto çështje. “Më lejoni të sqaroj faktin se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë numri i dorëheqjeve të pranuara ka qenë shumë i vogël, duke u vendosur para detyrimit ligjor të vijimit të gjykimit edhe pas vlerësimit të kundërt nga ana e gjyqtarit. Konkretisht, kam vlerësuar se nuk mund të gjykoj çështje ku palë ka qenë shoqëria ‘***’ sh.a., pasi djali im ushtron detyrën e juristit prej më shumë se 10 vjetësh. Për shkak të mospranimit të kërkesave për heqje dorë nga gjykimi, unë kam vijuar me gjykimin e këtyre çështjeve,” ka deklaruar gjyqtarja Osmani.

Por, KPK konkludon se subjekti me qëndrimin e saj ka cënuar paanshmërinë e gjykatës. “Duke mos dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjeve të mësipërme, subjekti ka cenuar parimin e paanshmërisë së gjykatës, duke gjykuar çështje me palë shoqërinë “***” sh.p.k., me të cilën kishte dhe vazhdon të këtë marrëdhënie pasurore dhe dorëzanie,” konstaton KPK.

Pretendimi i Osmanit se deri në vitin 2005 nuk kishte dalë ligji për konfliktin e interesit, konsiderohet në kundërshtim me parashikimet ligjore të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës Civile, që përcaktojnë parimet e paanësisë dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, parime për të cilat në vendim thuhet se nuk janë respektuar nga subjekti.

“Provat dhe faktet që rezultuan nga hetimi administrativ, evidentuan se midis subjektit të rivlerësimit, personave të lidhur me të dhe shoqërisë së ndërtimit ka pasur marrëdhënie juridike…  duke e vendosur subjektin në kushtet e mosrespektimit të nenit 72/3 të Kodit të Procedurës Civile,” argumenton trupa e KPK-së dhe çmon se subjekti nuk ka vepruar për të shmangur situata të konfliktit faktik të interesit në këto procese gjyqësore.

Ndërkohë, gjyqtarja Osmani ka rezultuar me balancë negative në shumën 5.2 milionë lekë për blerjen e një zyre me sipërfaqe 43.81 m2 në Tiranë. Po ashtu, është konstatuar se për këtë pasuri subjekti ka deklaruar vlerë të ndryshme në deklaratën ‘veting’, nga çmimi i kontratës së shitblerjes. Në vendim sqarohet se subjekti ka deklaruar se e ka blerë kundrejt vlerës 52 mijë e 572 euro, ndërsa në kontratë rezulton 61 mijë 334 euro.

Osmani është gjetur në pamundësi financiare në shumën 1.1 milion lekë edhe për blerjen e një automjeti tip “Mercedes-Benz” në emër të djalit për vlerën 10 mijë e 200 euro dhe 485 mijë lekë të shpenzuara për zhdoganimin.

 

Etiketa: Agjencia Shtetërore eASHKDurrësenergji elektrikeEuroFida OsmaniGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMagjistratmarrëveshjeMASOlsi KomicinPararivlerësimiSHTiranëValbonaValbona SanxhaktariVendimVendimiVetingVetting
I mëparshmi

Pas kritikave, socialistët premtojnë rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

Tjetri

Gjykata e Posaçme rëndon dënimin e zyrtarëve të burgut të Lushnjes

Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Gjykata e Posaçme rëndon dënimin e zyrtarëve të burgut të Lushnjes

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.