AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Debati për mandatin e Olta Xhaçkës shtyhet me kërkesë të PS-së

Këshilli i Mandateve shtyu të premten diskutimin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës pas pretendimeve të socialistëve se nuk kishin pasur kohë të njihen me dokumentet. Kërkesa e opozitës kërkon heqjen e mandatit pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik dhe iu dha tokë publike në përdorim nga qeveria.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhja e Këshillit të Mandateve me 24.06.2022 | Foto: BIRN/ Xhemali Moku

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk arriti dot të shqyrtojë të premten mocionin e 1/10 së deputetëve për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Bashkëshorti biznesmen i saj, Artan Gaçi,  fitoi statusin Investitor Strategjik dhe më pas iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite nga qeveria duke ngritur dyshime për konflikt interesi.

PD i referohet neneve kushtetuese që ndalojnë deputetin që të përfitojë të mira publike.

“Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës,” thuhet në kërkesën e PD depozituar në Kuvend të hënën.

Anëtarët socialistë kërkuan kohë që të njihen me dokumentacionin përkatës të mocionit duke propozuar që mbledhja e këshillit të ndërpritej.

“Do të ishte në seriozitet të punës së këtij këshilli që të gjithë kolegët të lexojnë materialet para fillimit të prezantimit të kërkesës. Kërkesa ka ardhur në datën 20, kohë kur ne nuk kemi qenë në Tiranë, ndaj do kërkoja që ta shtyjmë mbledhjen tjetër prezantimin dhe diskutim për këtë çështje”, parashtroi kërkesën Klotilda Bushka.

Ndërsa Taulant Balla e cilësoi mocionin për mandatin e Xhaçkës si një çështje “pa substancë” dhe aludoi se kolegët demokratë po e përdornin për “teatër”.

“E kemi parë, nuk ka thelb dhe substancë si çështje. Nëse keni ndërmend të bëni teatër, s’ka”- tha Balla duke kërkuar kohë për verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar nga PD-ja.

Ai e cilësoi rolin e këshillit procedurial në këtë çështje. “E heq Gjykata Kushtetuese mandatin, se kemi ne këtë të drejtë. Ne shohim kërkesën dhe provat që e mbështesin mocionin”-shtoi ai.

Kërkesa për shtyrje gjeti edhe mirëkuptimin e kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, por me kusht që mbledhja të ezauronte prezantimin nga pala kërkuese të argumenteve për mocionin.

“Për respekt të pozitës së secilit deputet, të ecim sot me prezantimin dhe ta diskutojmë në mbledhjen e radhës”, tha ai.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në cilësinë e drejtueses, vendosi të ndërpresë mbledhjen dhe ta shtyjë për një afat të pacaktuar shqyrtimin e mocionit për mandatin e deputetes Xhaçka.

Pas mbledhjes deputeti Saimir Korreshi, akuzoi PS se po tentonte të zvarriste çështjen. “Ne do ta çojmë edhe në SPAK. Gjithashtu PD po mbledh firmat për ta çuar vetë në Kushtetuese”- tha ai.

Këshilli i Mandateve nuk vendos për papajtueshmërinë e mandatit, por është mekanizmi parlamentar për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Mocioni për Xhaçkën bazohet edhe në dy precedentë të mëparshëm, ku Gjykata Kushtetuese vendosi papajtueshmërinë dhe heqjen e mandatit për Ilir Beqjen dhe Koço Kokëdhimën, pasi përfituan fonde publike gjatë kohës që ishin deputetë.

Më herët socialistët bllokuan kërkesat e përsëritura të opozitës për një komision hetimor për investimet strategjike duke marrë shkaks nga rasti “Xhaçka” dhe raste të tjera ku janë përfshirë njerëz të afërt me pushtetin.

Etiketa: Artan GaçiBashkëshortiBiznesmendeputetEnkelejd AlibeajFondeGjykataGjykata KushtetueseGjykatëInvestimet strategjikeInvestitor strategjikKlotilda BushkaKomisionkonfliktkonflikt interesikushtetueseKuvendLindita NikollamandatetOlta XhaçkaParaPDPSPunëQeveriaSaimir KorreshiShtyrjeSPAKTaulant Balla
Tjetri
Bullgaria “heq veton” por ka kushte të tjera për Maqedoninë

Bullgaria “heq veton” por ka kushte të tjera për Maqedoninë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.