AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bullgaria “heq veton” por ka kushte të tjera për Maqedoninë

Ligjvënësit në Bullgari përmbysën një veto të qeverisë së Sofies kundër hapjes së bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, - një vendim që ka mbajtur peng edhe Shqipërinë përgjatë dy viteve të fundit, - por kanë këmbëngulur në disa kushte që duhet të plotësohen nga Shkupi.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Keshilli i BE-së. Foto kortezi: Bashkimi Evropian

Katër parti politike u bashkuan për të siguruar një maxhorancë parlamentare për një propozim nga presidenca franceze që synon të kapërcejë një numër mosmarrëveshjesh mes Sofies dhe Shkupit mbi gjuhën, historinë dhe të drejtat e bullgarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut, raportoi politico.eu.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta pranojë të ashtuquajturin “propozim francez”.

Lojërat politike nacionaliste në Sofie dhe, në një masë më të vogël, në Shkup, ku trajtohen probleme të identitetit bullgar dhe identitetit maqedonas dhe mënyrës se si duhet t’i referohet bota gjuhëve të folura në këto vende, kanë vijuar prej kohësh duke sjellë pamundësi në Këshillin e Bashkimit Evorpian për të vendosur një datë për thurrjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh i lumtur nga lëvizja në parlamentin bullgar dhe falënderoi Boyko Borisov, ish-kryeministër i Bullgarisë, i cili duket se organizoi opozitën bullgare për t’iu kundërvënë qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov, i cili e humbi shumicën parlamentare dhe pritet të zëvendësohet.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov,” deklaroi Rama në Tëitter. “Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm për mendimin e mirë që të më telefononte, por mund ta falënderoj atë për rolin e tij vendimtar në heqjen e Vetos në parlament,” shkroi Rama.

Tani i takon Shkupit të deklarohet nëse e pranon propozimin e Francës dhe nëse po, më pas, i takon Këshillit të Bashkimit Evropian që të përcaktojë datën për hapjen e bisedimeve.

Bisedimet për anëtarësim mund të zgjasin gjithsesi shumë vite dhe, eksperienca e vendeve të tilla si Serbia, të cilët i kanë hapur, tregon se këto bisedime mund të pezullohen ndërsa vendet kandidate duhet të plotësojnë kushtet për anëtarësim, përfshirë të pasurit të një demokracie funksionale, të shtetit të së drejtës, të standardeve mjedisore të larta etj.

Shqipëria vlerësohet se ka përgatitje të paktë ose mesatare për shumicën e kritereve për anëtarësim.

Etiketa: BEbisedimeBoyko BorisovBullgariaEdi RamaIntegrimi EvropianKandidateMaqedonia e VeriutMASpaktparlamentPresidencaQeveriaRamaSerbiaSHShkupshqipShqipëria
Tjetri
Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

Vetingu i të birit ekspozon problemet në pasurinë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.