AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rikthehet e-Albania, ndërsa Rama pohon se pas sulmit qëndron një shtet i huaj

Pas paralizimit 3-ditor të shërbimeve online për shkak të një sulmi kibernetik, kryeministri Edi Rama hapi një front të ri lufte kundër raportimit të Top Channel, ndërsa pranoi se pas sulmit qëndronte një shtet i huaj.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
17:54 | 20/07/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur me gazetarët pas një mbledhje me kryesinë e Partisë Socialiste. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama iu hakërrye televizionit Top Channel në Twitter të mërkurën, pasi ky i fundit pretendoi se disponon informacion ekskluziv që sugjeron se Irani është shteti pas “sulmit” kibernetik dhe se sulmuesit kanë kërkuar 30 milionë dollarë në shkëmbim të rikthimit të aksesit te të dhënat. Rama i shpalli këto informacione “krejt të rreme” dhe “shpifje që përhapin panik”, por pranoi se pas sulmit gjendej “një shtet tjetër”.

Në një njoftim të mëvonshëm, Kryeministria njoftoi se portali unik qeveritar e-Albania ishte rikthyer në funksion për 1118 shërbime nga 1225 gjithsej. Sipas njoftimit, AKSHI po punonte së bashku me Microsoft DART dhe “Jones Group International” për të rikthyer të gjitha shërbimet në funksion.

Shqiptarët u përballën me një situatë të pazakontë nga fillimi i kësaj jave, kur shërbimet online dhe faqet qeveritare të administruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dolën jashtë funksionit për shkak të një sulmi kibernetik.

Shërbime kyçe, si recetat që mjekët lëshojnë kryesisht për të moshuarit për ilaçe të rimbursueshme, regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla apo regjistrimet e biznesit dhe bilanceve dolën jashtë loje.

Disa shërbime që janë jashtë serverëve të AKSHI-t, si deklarimet e taksave dhe tatimeve, apo shërbimet e Bankës së Shqipërisë, vijojnë të funksionojnë normalisht, ndërsa qeveria shpalli si sukses rikthimin në punë të disa faqeve të internetit të institucioneve kryesore. Vetë faqja e Këshillit të Ministrave, kryeministria.al u rikthye në punë në kohën e publikimit të këtij shkrimi.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rënia e AKSHI-t ka ardhur si pasojë e një sulmi nga një shtet armiqësor, por pa thënë se cili është ky shtet armiqësor dhe për çfarë motivesh është kryer ky sulm.

Reputacioni i AKSHI-t është goditur herë pas here si institucion që operon me tendera sekretë apo që nuk garanton sigurinë e të dhënave, ndërkohë që bllokimi i shërbimeve për tre ditë me radhë është i paprecedent në vend.

Sipas Ramës, AKSHI dhe një skuadër ekspertësh të huaj ‘po luftojnë natë e ditë” për rimëkëmbjen e plotë dhe në kohë rekord të sistemeve, pas zbrapsjes së sulmit.

 

Shërbimet online të rikthyera

Dokumentet me vulë elektronike – certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, ekstraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit)

Do të mund të aplikohet për:
Regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve
Shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Shërbime ende jashtë funksionit

Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;
Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social;
Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekesor;
Për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;

Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;
Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale;
Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;
Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike

Etiketa: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së InformacionitAKSHIcertifikataDëshmia e penalitetitEdi RamaGjyqIraniJones Group InternationalKëshillit të MinistraveKryeministri Edi RamaKryeministriaMicrosoftMjekmjekëQeveriaRamasekretSHshkollaShpifjeshqipSulmSulmi kibernetikTenderaTiranëTop ChannelTwitter
I mëparshmi

Raport: Vendet e Ballkanit në vështirësi për të frenuar trafikimin e qenieve njerëzore

Tjetri

Prokurorit Alfred Sali i kërkohen shpjegime për paratë e fituara në baste

Tjetri
Prokurorit Alfred Sali i kërkohen shpjegime për paratë e fituara në baste

Prokurorit Alfred Sali i kërkohen shpjegime për paratë e fituara në baste

640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.