AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA riçel hetimin gjyqësor në çështjen e Valdete Hoxhës

Komisionerja Publike, Irena Nino i qëndroi kërkesës për një hetim më të gjerë lidhur me mundësinë e kunatës së gjyqtares Valdete Hoxha për dhënien e një huaje dhe dhurimit të një vlere vajzës së subjektit të rivlerësimit, ndërsa kjo e fundit dorëzoi prova të reja që u administruan nga Kolegji dhe pretendoi se kishte arritur të provonte të kundërtën e shkaqeve të ankimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Valdeta Hoxha | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 13 shtator me parashtrimet në çështjen që ka objekt shqyrtimi ankimin e institucionit të Komisionerëve Publikë ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e gjyqtares së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha.

Komisionerja Publike, Irena Nino u qëndroi të martën thuajse të gjitha shkaqeve të ngritura në ankim duke kërkuar riçelje të hetimit për të kontrolluar mundësinë huadhënëse të kunatës së subjektit të rivlerësimit për shumën e rreth 93 mijë dollarëve kanadezë për mbulimin e shpenzimeve të shkollimit të vajzës së gjyqtares Hoxha në Kanada në vitet 2012-2016, si dhe për dhurime në vlerën e 11 mijë e 500 dollarëve kanadezë. Sipas Ninos, hetimi i KPK nuk ka qenë i plotë dhe shterues në lidhje me mjaftueshmërinë dhe aftësinë paguese të huadhënëses.

Komisionerja vërejti se subjekti ka pasur gjendje në bankë në shumën 3 milionë lekë në vitin 2012 dhe 4 milionë lekë në 2016-ën, ndërkohë që ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë shpenzim për shkollimin e vajzës në Kanada, si dhe për shpenzimet jetike për vitet 2012-2016.

Nisur nga fakti se vajza e gjyqtares Hoxha ka deklaruar si adresë banimi shtëpinë e hallës në Kanada, Nino vlerëson se, nëse huas financiare do t’i shtohej edhe mbështetja jofinanciare për qëndrimin, atëherë shpenzimet e jetesës do të ishin në një vlerë më të madhe.

Nino solli në vëmendje edhe faktin se huadhënësja kishte blerë një apartament dhe një automjet në Tiranë, përkatësisht në shumat 75 mijë euro dhe 6 mijë euro, si dhe një apartament në Kanada. Komisionerja konstatoi se nuk rezultonte që të ishte hetuar koha dhe vlera e investimit në Kanada, me qëllim që të konkludohej nëse ndikonte në aftësinë dhe mjaftueshmërinë e burimeve financiare për dhënien e huasë dhe të dhurimit.

Sipas Ninos, mbetej e paqartë nëse apartamenti në Kanada ishte krijuar i gjithi nga një kredi ashtu si kishte deklaruar subjekti, apo nëse janë përdorur edhe kursimet e familjes. Ajo kërkoi që të verifikohet viti i marrjes së kredisë dhe kohëzgjatja e saj, vlera e këstit mujor dhe data e fillimit të shlyerjes.

Nino vijoi se ishte e vërtetuar se familja e huadhënëses kishte pasur në Shqipëri një llogari në vlerën afro 72 mijë euro që ka shërbyer për shlyerjen e apartamentit në Tiranë, por sipas saj, KPK nuk ka administruar dokumentacionin e nevojshëm për të vlerësuar plotësisht nëse kanë pasur kursime të tjera në llogaritë e tyre bankare, që do të ndikonin në burimet financiare që kanë shërbyer për dhënien e huas dhe dhurimit.

Gjyqtarja Valdete Hoxha i kundërshtoi qëndrimet e komisioneres. Ajo deklaroi se provat e administruara gjatë hetimit në Komision dhe ato që ajo kishte paraqitur e justifikonin konfirmimin e saj në detyrë.

Subjekti kërkoi që analiza financiare për huadhënësit të kryhet vetëm për vlerën e huasë dhe atë të dhuruar. “Jo për të gjithë pasuritë e personit tjetër. E paqartë përse Komisionerit i intereson ky fakt”, pohoi Hoxha dhe vërejti se lidhja e kontratave të huave ishte praktikë për të gjithë studentët.

Sipas Hoxhës, bazuar në dokumentet e dorëzuara, nuk mund të ngrihet asnjë dyshim lidhur me mjaftueshmërinë e burimeve financiare të familjes së huadhënësve. Ajo theksoi se huaja ishte dhënë përmes bankës dhe se halla e vajzës kishte depozituar në universitet pagesat. “Komisioni e ka kryer drejtë analizën financiare të familjes së kunatës”, pohoi Hoxha dhe vërejti se analiza fillonte në vitin 2010 kur kunata, motra e bashkëshortit, i ka dhuruar këtij të fundit një shumë.

Lidhur me shtëpinë që zotëron familja e motrës së bashkëshortit në Kanada, subjekti deklaroi se kishte depozituar dokumente origjinale për transaksionet e kryera me këtë pasuri, prej vitit 2006 kur ishte blerë. Sipas gjyqtares Hoxha, edhe nëse do të konsideroheshin në analizën financiare shpenzimet për këto pasuri të familjes së huadhënëses, sërish ajo do të rezultonte balancë pozitive.

Ajo kundërshtoi pretendimet e komisioneres për llogarinë bankare në Tiranë, duke shpjeguar se kishte dorëzuar prova për transfertat që ishin kryer. Sipas Hoxhës, llogaria bankare është hapur në vitin 2010 dhe se ishte e dukshme që ishte në funksion të blerjes së apartamentit në Tiranë.

Komisionerja Publike shprehu qëndrim të ndryshëm me Komisionin edhe lidhur me shlyerja e huas në vitin 2016 nga ana e vajzës së subjektit në shumë 13 mijë e 775 dollarë kanadezë, si dhe për gjendjen e detyrimit të mbetur.

Nino konstaton, se ndryshe nga deklarimi i vajzës së subjektit për shlyerjen e një pjese të huasë në shumën 13 mijë e 775 dollarë kanadezë në vitin 2016, nuk rezulton që ajo të ketë kryer pagesa në favor të hallës gjatë asaj periudhe.

“Vlerësojmë se personi i lidhur, vajza e subjektit të rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm”, deklaroi Nino dhe shtoi se nuk përputhet as gjendja e detyrimit të mbetur të pasqyruar në deklaratën “veting” me atë të deklaruar në 2016-ën.

Sipas Hoxhës, shlyerjet e huasë ishin kryer nëpërmjet transfertave bankare. Ajo theksoi se ky fakt tregonte se nuk kishte pasur qëllim për ndonjë fshehje dhe se pasaktësia ishte korrigjuar. Subjekti këmbënguli se pasaktësia mund të sillte penalizim në rastet kur lidhjet me pamjaftueshmëri financiare.

Gjyqtarja Hoxha sqaroi se pasaktësitë në deklarimin e vitit 2016 kishin ardhur për shkak se vajza sapo kishte përfunduar studimet dhe ende nuk ishte dakordësuar me hallën e saj për të caktuar një tarifë mujore fikse për shlyerjen e huasë, pasi nuk kishte ende një punë të sigurtë. Ajo shtoi se në vitin 2017, kur vajza kishte siguruar një punë të sigurtë ishte dakordësuar me hallën për të caktuar një tarifë fikse mujore për shlyerjen e huasë.

“Vajza nuk ka kryer deklarim të pamjatueshëm, pasi ajo ka pasur burime të ligjshme për shlyerjen e huasë. Nuk ka pasur arsye të mos deklaronte burimet e ligjshme”, pohoi Hoxha.

Nino vlerëson ndryshe nga KPK edhe lidhur me mundësinë financiare për blerjen e një autoveture tip Ford Focus nga subjekti në vitin 2011 kundrejt çmimit 14 mijë euro, duke konstatuar pamundësi në shumën 387 mijë lekë për kryerjen e këtij investimi. Në përfundim, komisionerja Nino kërkoi që shkaqet e parashtruara në ankim të merren në konsideratë nga ana e KPA-së, duke disponuar me riçeljen e hetimit gjyqësor dhe me administrimin e provave të nevojshme.

Gjyqtarja Hoxha pretendoi se kishte pasur burime të mjaftueshme financiare për blerjen e automjetit tip Ford Focus. Ajo vërejti se edhe nëse do të merrej e mirqënë balanca negative e pretenduar nga Nino për këtë makinë, do të ishte e pamjaftuehsme për të sjellë pasoja.

Nino dhe gjyqtarja Hoxha u pyetën nga Kolegji edhe lidhur me qëndrimin e tyre për disa denoncime të mbërritura pas kryerjes së ankimit. Komisionerja Nino kërkoi kohë për të dhënë qëndrimin e saj, ndërsa gjyqtarja Hoxha kërkoi të mos merren në konsideratë, me argumentin se nuk kanë lidhje me shkaqet e ankimit.

Relatorja e çështjes Natasha Mulaj i drejtoi subjektit disa pyetje, që dukej se ishin në funksion të një hetimi më të gjerë për mundësinë financiare të huadhënësve, ashtu si kërkon edhe Komisionerja Publike.

Në përfundim, Kolegji vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë aktet shoqëruese të parashtrimeve të subjektit. Po ashtu, u administruan disa akte që ishin dorëzuar më parë në KPK, por në Kolegj ishte mundësur dorëzimi i tyre në formën e kërkuar nga ligji. Kryesuesja Albana Shtylla shpjegoi se aktet e administruara lidhen me të ardhurat e familjes së huadhënëses, ato të vajzës së subjektit, si dhe me shlyerjen e detyrimeve.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 23 shtator në orën 09:00, kur pritet që palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare.

Etiketa: Albana ShtyllaAnaliza financiareAnalizëAnkimEuroGjykata e Apelit TiranëGjyqgjyqtarIrena NinoKanadaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionkomisionerKPAKPKkrediNatasha MulajpasojaSeancaSHshqipShqipërishtatorstudentTiranëuniversitetValdete HoxhaVeting
Tjetri

KPK shkarkon prokurorin Julian Xhengo

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.