AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Plani i menaxhimit: Si u projektua dhënia e Pallatit të Brigadave me PPP

Një ankesë për lagështirën në ambientet e Pallatit Presidencial i hapi rrugën projektimit të dhënies me koncesion për 20 vjet të ansamblit historik, përmes një plani menaxhimi që parashikon investime prej 30 milionë eurosh për rehabilitimin e kompleksit dhe ndërtimin e strukturave rekreative.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:16 | 16/09/2022
në Artikull kryesor, Investigime
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Oficerët e nderit të Gardës së Republikës gjatë një ceremonie shtetërore. Foto: LSA

Në korrik 2021, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare i dërgoi një letër Ministrisë së Kulturës, përmes së cilës ankohej për lagështirën në kompleksin e Pallatit Presidencial; një objekt me vlera historike dhe kulturore brenda një oazi të gjelbër prej 37 hektarësh në afërsi të parkut të Liqenit në Tiranë.

“Në të gjitha ambientet janë evidentuar problematika serioze që lidhen me lagështinë. Amortizimi i rrjetit elektrik dhe i sistemeve mekanike është një tjetër problem kompleks i objektit,” thuhet në letrën e firmosur nga drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri.

Frashëri i kërkoi gjithashtu Ministrisë që ta vërë në dijeni mbi “projekte të mundshme të restaurimit” apo procedurën që duhej të ndiqte Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për të filluar “procesin e ndërhyrjeve”.

Por ndonëse ndërhyrjet nuk u kryen përgjatë një viti, letra e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare shërbeu si katalizator për përgatitjen e një plani të ri menaxhimi, që i hap rrugën qeverisë shqiptare për dhënien e Pallatit Presidencial me koncesion.

Pallati Presidencial, i njohur edhe si Pallati i Brigadave, u projektua nga arkitekti italian Gulio Berte dhe më pas u përfundua nga Gherardo Bosio në vitet 1939- 1941. Godina ishte e destinuar për familjen e mbretit Zog, por përfundoi në vitin 1941; thuajse dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria.

Kompleksi mori emrin “Pallati i Brigadave” gjatë regjimit komunist, ndërsa prej vitit 1992 njihet si Pallati Presidencial dhe shërben për pritjet zyrtare. Ai gëzon statusin e mbrojtjes si “Ansambël Historik”.

BIRN e siguroi planin e integruar të menaxhimit të Pallatit Presidencial dhe korrespondencën mes institucioneve përmes një kërkese për të drejtë informimi. Dokumentet tregojnë se pas letrës së Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Ministria e Kulturës i kërkoi Universitetit Politeknik të Tiranës hartimin e një plani të integruar menaxhimi.

Një grup teknik i përbërë nga arkitektë, skulptorë dhe biologë pranë Universitetit Politeknik e përfundoi planin e integruar të menaxhimit të Pallatit Presidencial brenda tre muajsh me kosto të llogaritur në 3.6 miliardë lekë ose 30 milionë euro.

Përveç rehabilitimit të godinave ekzistuese dhe parqeve, plani i ri parashikon ndërtimin e një parkingu për vizitorët, një restoranti, kthimin e njërës prej godinave ekzistuese në hotel akomodues për delegacionet e huaja si dhe ndërtimin e ambienteve çlodhëse për vizitorët. Plani parashikon gjithashtu laboratorë restaurimi dhe kurimin e bimëve të rralla.

Sipas grupit teknik hartues, modeli i partneritetit privat në këtë rast do të ishte më efikas krahasuar me format e menaxhimit me fondacione të posaçme, që u përdor në rastin e Parkut Kombëtar të Butrintit, apo struktura menaxhimi shtet-privat.

“Me një periudhë maksimale të partneritetit të parashikuar në ligj (Neni 186, Pika 5) prej 20 vitesh, pala e interesuar për partneritet, duhet të ketë financimin e duhur për të mundësuar rijetëzimin. Gjithashtu duhet të ketë përvojën e duhur për menaxhimin e trashëgimisë kulturore, të parashikojë kufizimet e mundshme në nxjerrjen e të ardhurave, të cilat mund të mos sjellin fitime për të,” thuhet në dokument.

Sipas planit të menaxhimit, përfitimet e koncensionarit do të jenë shërbimi i hotelerisë, shitja e biletave për turizëm apo ngritja e qendrave studimore brenda ansamblit.

Ndërsa shteti pritet gjithashtu të ketë një rol mbikqyrës të përdorimit të ansamblit me ngritjen e një bordi, “i cili kontrollon dhe garanton ruajtjen e vlerave të monumentit si dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara si për ato shtetërore edhe për vizitorët”.

Kthimi i kësaj zone në pikë turistike nuk do t’i heqë karakterin protokollar dhe do të vijojë të jetë vend ekskluziv për ceremonitë shtetërore dhe i ruajtur nga Garda e Republikës.

Në qershor të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi planin e integruar të menaxhimit për Pallatin e Brigadave, por projekti kundërshtohet nga deputetë të opozitës dhe eskpertë të trashëgimisë kulturore.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa i tha BIRN se pas këtij plani fshihet interesa klienteliste.

“Mendoj se ka interesa klienteliste që lidhen jo shumë me Pallatin e Brigadave si pallat por me gjithë parkun, që është pjesë e zonës historike dhe të mbrojtur. Plani niste pikërisht me rrethimin dhe delimitimin e zonës, ndërkohë që zona është e përcaktuar në ligj,” tha Zhupa, duke shtuar se interesat për të ndërtuar në këtë zonë “janë të larta”.

“Shteti duhet të jetë përgjegjës i trashëgimisë kulturore sipas konventës së Parisit dhe ky tjetërsimin i detyrave është antikushtetues dhe jo në shërbim të së mirës publike,” shtoi Zhupa.

Edhe për arkeologun Apollon Baçe, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, ky plan përbën një rrezik për ansamblin. Baçe kujtoi gjithashtu se një projekt i qeverisë italiane, që ishte ofruar ta restauronte falas Pallatin, ishte lënë në harresë.

“Ky është skandali i radhës, këta çdo gjë po e japin me PPP,” tha Baçe.

“Nuk mund të jepen me koncension pasuritë e tilla me vlera të mëdha historike e kulturore,” shtoi Baçe, ndërsa theksoi se ansambli mund të hapej për publikun pa qenë nevoja që të përdorej për biznes nga privati.

Etiketa: Ansambël HistorikApollon BaçeBIRNdemokratedeputetDhurata FrashëriDrejtoria e Shërbimeve QeveritareEuroGardaGarda e RepublikësGherardo BosioGulio BerteIna ZhupaKoncesionkostoLigjMbreti ZogMinistria e KulturësPallatPallati i BrigadavePallati i MbretitPallati PresidencialPPPRestaurimirrezikSHshqipShqipëriashqiptareTiranëUniversiteti Politeknik i Tiranës
I mëparshmi

“Kundravajte administrative”: Anëtarja e KPK-së Etleda Çiftja shpallet e pafajshme

Tjetri

KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

Tjetri
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.