AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Kalvari i vuajtjeve për tretraplegjikët në Durrës nuk mbaron

Të sëmurët tetraplegjikë në qytetin bregdetar përballen me mungesën e rampave dhe mbështetjen e vogël financiare nga institucionet e shërbimeve sociale.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një zonjë me karracoë has në vështirësi për të hyrë në poliklinikën e qytetit të Durrësit | Foto: G. Kabashi

Ilir Bala dhe vëllai i tij më i vogël, Flamuri janë diagnostikuar si pacientë tetraplegjikë në një moshë shumë të re, atëhere kur ishin nxënës në shkollën 8-vjeçare.

Megjithë pamundësinë për të lëvizur të katër gjymtyrët ata janë djem që nuk dorëzohen.

Iliri shkruan poezi dhe ka kontakte me mjaft veprimtarë të kësaj kategorie, ndërsa Flamuri ka arritur të modifikojë levat në karrocat elektrike që përdorin  tetraplegjikët.

Mbi të gjitha dy vëllezërit me banim në Durrës kërkojnë një trajtim të veçantë për familjet që kanë më shumë se sa një të sëmurë.

“Ka disa shoqata serioze, të cilat po na ndihmojnë për të lobuar pranë qeverisë, por megjithatë pagesa për tetraplegjikët mbetet qesharake, dhe me gjithë shtesat nuk i kalon 25 mijë lek në muaj,” tha për BIRN Ilir Bala.

“Unë kam nevojë për shoqërues gjatë gjithë kohës, por askush nuk afrohet për shumën prej 11 mijë lekësh në muaj që ofron shteti për shërbimin e tij,” shton vëllai i madh, duke shtuar se sëmundja tyre është gjenetike.

Iliri ka botuar një vëllim poetik që është pritur mirë, por kontakti i tij me librin mbetet i kufizuar.

“Në bibliotekën e Durrësit nuk shkoj dot, pasi mungon rampa paralel me shkallët për tu ngjitur me  karrocë invalidësh,”  shprehet ai, duke shtuar se e njejta gjë ndodh edhe në godinën e bashkisë së qytetit.

Pacientët para dhe tetraplegjikë kanë protesuar disa herë para bashkisë dhe në disa raste kanë arritur krijimin e lehtësive në kalimin nëpër trotuaret e qytetit, por vetë hyrja në godinën e qeverisë lokale mbetet problematike.

“E mendon, që institucioni ku duhet të gjejmë zgjidhje lidhur me përshtatshmërinë arkitektonike të lëvizjes, nuk ka krijuar asnjë mundësi hyrje – dalje për të sëmurët e kategorisë sonë,” tregon për BIRN 46-vjeçari Bala, familja e të cilit u shpërngul nga Hasi në qytetin bregdetar për ta lehtësuar jetën e dy djemve të saj.

Legjislacioni shqiptar nuk parashikon një mbështetje të veçantë për familjet me dy apo më shumë të sëmurë tetraplegjikë.

“Aktualisht nuk ka një trajtim të veçantë për këto familje,” iu përgjigj një kërkese me shkrim zyra e Shërbimit Social në Durrës.

Vështirësitë e familjeve që kanë disa anëtarë me probleme të rënda shëndetsore janë mjaft të mëdha, dhe sipas familjarëve meritojnë një mbështetje të veçantë financiare nga shteti.

Ilir Bala thotë se ka kontaktuar disa familje, të cilat fatkeqsisht kanë edhe tre të sëmurë tetraplegjikë, madje numri i tyre në një bërthamë familjare ndonjëherë është edhe më i madh.

“Në bashkinë e Durrësit trajtohen me pagesë statusi si paraplegjikë dhe tetraplegjikë 446 persona,” tha për BIRN drejtori i Shërbimit social rajonal Petrit Ismailati, i cili shtoi se numri i përgjithshëm i tyre së bashku me Shijakun dhe Krujën arrin në 642 persona gjithsej.

Por ata që kanë nevojë për mbështetjen e institucioneve lokale dhe qendrore janë shumë më tepër.

Avniu, emrin e të cilit e ndryshuam, po vuan prej kohësh pasojat e një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe sëmundjen e diabetit.

Ai nuk del nga shtëpia që kur mjekët i prenë të dyja këmbët për shkak të diabetit agresiv.

“Djali më mbante në krahë nëpër shkallë, nga shtëpia në dyqan por kjo nuk mund të vazhdonte gjithmonë,” tregon Avniu, i cili iu drejtua bashkisë me një kërkesë të veçantë.

Instalimi me shpenzimet e familjes për një kolonë ashensori 5-6 metra të lartë në fasadën e prapme të pallatit sipas specialistëve do ta zgjidhte problemin.

Ashensori i hapur për karrocën e invalidit do ta rikthente në punën e përditshme Avniun, i cili fatkeqësisht për kërkesën e tij nuk morri asnjëherë përgjigje nga bashkia.

Jeta e 60-vjeçarit u vështirësua shumë, kryesisht për shkak të mungesës së transportuesit, që e bëri të pamundur lëvizjen e pacientit problematik nga banesa në dyqan dhe anasjelltas.

“Nuk po kërkoja para, por shpresoja që të kisha mbështetjen për të zgjidhur hallin tim,” thotë i hidhëruar Avniu.

“Të gjithë personat e pajisur nga mjeket specialistë me fletë drejtimi për status para/tetraplegjikë kanë të drejtën e komisionimit për përfitimin e këtij statusi pavarësisht moshës, patologjisë dhe përfitimeve të tjera financiare,” përgjigjet me shkrim Shërbimi Social Rajonal për të sëmurët e tjerë invalid.

Por trajtimi i rasteve si ai i Avniut nuk konsiderohet shërbim social dhe futet në ingranazhet pa zgjidhje të institucioneve. I moshuari invalid tashmë e ka dhënë me qira dyqanin, ku punoi për vite me radhë, ndërsa ai vetë është mbyllur në shtëpi, pa asnjë shpresë rikuperimi shëndetsor

 

Etiketa: BashkiaBIRNDurrësFamiljeKrujëLokalembështetjeMjaftMjekmjekëParaPunëSHtetraplegjikët
Tjetri
Radikalizimi i Ibrahim El Salih; nga nëpunës publik në ‘propagandues’ xhihadi

Radikalizmi në internet: Jeta e hidraulikut që akuzohet për ‘propagandë xhihadiste’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.