AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Radikalizmi në internet: Jeta e hidraulikut që akuzohet për ‘propagandë xhihadiste’

Si u transformua hidrauliku 30-vjeçar nga një familjar i qetë dhe praktikant i fesë Islame në të dyshuar për shpërndarje të propagandës radikale përmes rrjeteve sociale.

Geri EmiringaGeri Emiri
14:59 | 26/09/2022
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

Më 2 gusht në muzg, Bledar Zeneli dhe babai i tij ishin duke kryer faljen e namazit të akshamit, kur një grup policësh trokitën në shtëpinë e tyre në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Oficerët e policisë qëndruan në korridor derisa burrat mbaruan faljen. Më pas, ata i komunikuan urdhrin e ndalimit 30-vjeçarit Zeneli dhe i shtrënguan prangat nën akuzën e “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Babai i tij, Osmani, kujton se mbeti i shtangur.

“Kishte shumë policë, civilë dhe me uniformë,” tha Osman Zeneli nga shtëpia e tij në periferi të Durrësit. “E kontrolluan të gjithë banesën dhe morën një lap-top, telefonin dhe ca libra fetarë, se çfarë do gjenin tjetër?” shton ai ende i habitur.

Arrestimi i Bledar Zenelit u firmos nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas një hetimi 2-vjeçar të agjentëve të Antiterrorit.  Ai akuzohet se përdorte llogaritë e tij në Facebook, Twitter dhe Telegram për të shpërndarë materiale propagandistike radikale në mbështetje të Shtetit Islamik dhe kundër koalicionit global antiterrorizëm. Zeneli i mohoi akuzat në gjykatë dhe pretendoi se “shpërndante ajete kuranore”.

Pas rënies së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, radikalizmi në internet konsiderohet një prej rreziqeve kryesore të ekstremizmit të dhunshëm. Kodi Penal e adreson këtë rrezik dhe prokuroria shqiptare ka ndjekur disa raste të izoluara përgjatë viteve të fundit, por pak prej tyre kanë pasur sukses në gjykatë.

Në zonën e ish-kënetës në Durrës, Bledar Zeneli njihet si djalë i qetë, besimtar praktikant dhe baba i dy fëmijëve, që e shpenzonte kohën duke punuar si hidraulik në projekte ndërtimore. Të habitur nga akuzat, familjarët, fqinjët dhe klerikët në zonë mohojnë që ai të kishte prirje ekstremiste.

Resul Çela, imami i xhamisë Nur që frekuentohej më parë nga Zeneli, shpreh shqetësimin se materialet që qarkullojnë në internet po i infektojnë besimtarët. Por Çela nuk sheh dallim mes Zenelit dhe besimtarëve të tjerë, ndërsa i krahason komentet e tyre në rrjetet sociale me qëndrimet kontroverse ndaj koronavirusit gjatë periudhës së pandemisë.

“Informacionet në internet po i keqinformojnë besimtarët, të cilët shpesh nga euforia dhe mungesa e informacionit mund të bien pre e rishpërndarjes së informacioneve me qëllime dashakeqe,” tha imami Çela për BIRN.

“Ky [Zeneli] është njëlloj si të gjithë individët e tjerë, të cilët janë të infektuar momentalisht me të pasurit e një njohurie, por pa u thelluar,” shtoi ai.

“Në Facebook postohet çdo lloj gjëje”

Lagjia ku banon Bledar Zeneli në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Foto: Geri Emiri.

Familja Zeneli e ka origjinën nga fshati Dardhë i Librazhdit dhe është zhvendosur në zonën e ish-Kënetës në Durrës në fillim të viteve 2000. Kryefamiljari Osman Zeneli e siguroi jetesën duke shitur kallinj misrash të pjekur për pushuesit në plazhin e Durrësit, ndërsa i biri punon si hidraulik që prej kohës kur përfundoi shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”.

Osman Zeneli i tha BIRN se familja e tij kishte qenë tradicionalisht e lidhur me besimin dhe se nëna e tij agjëronte fshehurazi edhe gjatë regjimit komunist, kur besimi ishte i ndaluar. I biri nisi të shfaqte më shumë interes për fenë në moshën 20-vjeçare, kur nisi leximin e Kuranit, mësimin e faljes dhe mbajtjen e agjërimit përgjatë muajit të Ramazanit.

Osmani e përshkruan besimin e tyre si diçka personale; ku babë e bir shkonin në xhami, nuk kishin interes për konfliktet globale dhe bënin muhabet e pinin kafe edhe me ata “që nuk janë myslimanë”.

Ai thotë gjithashtu se përveç besimit, Bledari ishte gjithashtu i lidhur me punën.

“Me rroba llaçi ikte në mëngjes, e me rroba llaçi vinte pasdite, kjo është jeta e Bledarit. Kjo është jeta jonë, jeta e punëtorit, që bën një njeri normal,” tha ai.

Fqinjë të familjes Zeneli tregojnë se Bledari ishte thelluar në besim gjatë viteve të fundit; ai nuk nxirrte më raki për miqtë dhe fliste shpesh për fenë. Por ata e përshkruan 30-vjeçarin si njeri të qetë dhe korrekt dhe e quajtën ‘budallallëk” akuzën e Prokurorisë.

Haxhi Pici, fqinj i afërt i familjes Zeneli, i tha BIRN se kishte mbetur i habitur natën që policia e arrestoi Bledarin.

“Nuk e imagjinoja, ky u bë 20 vjet që jeton këtu dhe nuk di të jetë kamikaz, të merret me drogë apo prostitucion,” mbledh supet Pici.

Mosbesimi i Picit u rrit kur mësoi se fqinji i tij u arrestua dhe po qëndron në qeli për postimet në rrjetet sociale.

“Në Facebook postohet çdo lloj gjëje,” tha Pici i habitur, ndërsa shtoi: “shqiptarët s’kanë lekë të hanë bukë, këtu sot [në lagje] nuk kanë drita e ujë”.

Imami i xhamisë Nur, që ndodhet pranë shtëpisë përdhese të Zenelit, i tha BIRN se Bledar Zeneli ishte larguar nga xhamia e tij prej dy vitesh, por ai shtoi se nuk e mban mend si besimtar “me sjellje jashtë kuadrit të islamit”.

“Si të gjithë besimtarët e tjerë që merrte informacione, vinte dhe pastaj ka shkuar në xhami të tjera,” kujton Çela.

Megjithatë, kleriku apelon që besimtarëve si Zeneli nuk duhet t’u vihet veshi dhe as të ndiqen në rrjetet sociale.

“Nëse nuk njeh kontekstin e fjalisë, del jashtë saj, sidomos me videot e shkurtra. Qoftë edhe gjatë ligjërimit, nëse t’i i merr vetëm një fjalë imamit, atëherë devijon,” shpjegoi ai.

Akuza ndaj Zenelit

Xhamia Nur e frekuentuar deri dy vjet me parë nga Zeneli. Foto: Geri Emiri.

Shqipëria u ekspozua ndaj ekstremizmit të dhunshëm në fillim të viteve 2010, ku dhjetra besimtarë shqiptarë iu bashkuan grupeve terroriste në Siri dhe Irak, fillimisht si luftëtarë të Al Nusra-s dhe më pas të ISIS.

Pas përfundimit të luftës, vendi po përballet me sfidën e adresimit të pasojave që ajo ka shkaktuar tek një grup i besimtarëve të komunitetit mysliman.

Gjatë viteve të fundit, agjencitë ligjzbatuese kanë hetuar disa raste për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, e cila parashikon dënime nga katër deri në dhjetë vjet burg.

Por ekspertët e sigurisë i konsiderojnë këto si raste të izoluara dhe nuk vërejnë trende shqetësuese për vendin.

“Nuk e shoh si një trend, mund të ketë raste sporadike por janë më tepër si shkak i injorancës apo i interpretimit tepër të ngushtë që individë të caktuar bëjnë, por nuk mund të themi se kemi një ekspansion të thirrjeve për dhunë, vrasje dhe të tjerave me radhë,” tha Fabian Zhilla, ekspert me Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Zhilla shtoi gjithashtu se autoritetet duhet të ndajnë radikalizmin nga ekstremizmi i dhunshëm, i cili shfaqet përmes mospranimit të besimit të tjetrit dhe ndërmerr veprime të dhunshme.

“Rastet duhen vlerësuar me kujdes nga autoritetet për nivelin e rrezikshmërisë dhe proporcionalitetit të ndërhyrjes,” shtoi ai.

Pas arrestimit në shtëpinë e tij në zonën e ish-Kënetës, Bledar Zeneli u la në qeli nga Gjykata e Posaçme dhe ajo e Apelit, ndërsa çështja e tij është transferuar në Durrës. Akuza ndaj tij bazohet te monitorimi i llogarive të tij në rrjetet sociale si dhe te hetimi i kryer nga Antiterrori përmes metodave speciale.

Në Facebook, rrjetin social më popullor në Shqipëri, i akuzuari njihet me emrin Bledar O Zeneli dhe shpërndan përgjithësisht predikime të klerikëve dhe video propagandistike të gatshme nga interneti.

Në një postim të 28 shtatorit 2020, Zeneli shprehej i çuditur me paragjykimet për besimtarët myslimanë.

“Çuditem me disa njerëz. I shqetëson mjekra e Muslimanit, apo mbulesa e Muslimanes, ndërkohë nuk shqetësohet për shtëpinë e vet në të cilën me kohë i ka rënë “zjarri” dhe që shumë larg i duket tymi,” shkruante ai.

Ndërsa në shkurt të vitit 2021, ai shpërndau një video me logon e “Yeta Media” dhe me përshkrimin: “Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”.

Babai i të akuzuarit, Osman Zeneli thotë se i biri nuk kishte asnjë qëllim të keq dhe se kishte në fokus vetëm rishpërndarjen e informacioneve me karakter fetar.   “Ajetet Kuranore nuk janë të ndaluara mër burr, nuk besoj të jenë ndaluar,” tha Osmani për BIRN. “Ato ajetet nuk i ka nxjerrë djali im, ajetet kuranore kanë sot e 1000 e ca vite që kanë dalë. Ato janë në libra, kështu i bie që të largosh Kuranin,” shtoi ai.

Ai shprehet gjithashtu i habitur sesi SPAK dhe Gjykata e Posaçme ju dedikuan hetimit dhe gjykimit të rastit të të birit.

“Thjesht ne nuk rrijmë me ligjet, ne nuk merremi me ligjet, ne i përkushtohemi jetës së përditshme o burazer,” përfundoi ai.

 

 

 

Etiketa: AkuzaarrestimibesimbesimtarëBIRNBledar ZeneliBurgDurrësEkstremizmiFabian ZhillaFacebookGeri EmiriGjykataGjykata e PosaçmeIrakISISKodi PenalLigjligjzbatueseMediaMonitorimiPoliciaProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëRadikalizmi ne internetrrezikRrjetet socialeSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSiriSPAKTwittervideovrasjexhamixhamia
I mëparshmi

Kalvari i vuajtjeve për tretraplegjikët në Durrës nuk mbaron

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervisa Hyka –Prokuroria e Fierit

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervisa Hyka –Prokuroria e Fierit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervisa Hyka –Prokuroria e Fierit

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.