AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama ‘bojkoton’ takimin, BE ripërsërit shqetësimin për “Amnistinë fiskale”

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë të enjten në konsultime me përfaqësues të delegacionit të BE-së, vendeve anëtare dhe SHBA-së mbi ligjin e amnistisë fiskale.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Taulant Balla dhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Suesidë | Foto : LSA

Amnistia fiskale ishte temë e një takimi takim konsultativ që u mbajt të enjten mes përfaqësuesve të qeverisë dhe ambasadorëve të BE-së, SHBA-së, Suedisë, Gjermanisë, Hollandës, Italisë e Britanisë në vilën qeveritare nr.30.

Në takimin pa praninë e mediave ishin të pranishëm ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann, e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa qeveria u përfaqësua me ministren e jashtme Olta Xhaçka, të Financave, Delina Ibrahimaj dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama mungoi dhe pse një ditë më parë shprehu gadishmërinë për të diskutuar me BE-në për këtë ligj, për të cilin tha se nuk do të tërhiqet, pavarësisht kërkesës së ndërkombëtarëve.

I pyetur për arsyet që detyruan kryeministrin që të anulonte takimin, drejtori i Agjencicë për Media dhe Informim, Endri Fuga, tha se nuk kishte komente për “pjesën jopublike të axhendës së Kryeministrit” dhe shtoi se në takim kishte përfaqësues të qeverisë.

Pas këtij takimi, zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë përsëriti qëndrimin kundër draftit ligjor të qeverisë “Rama” për amnistinë fiskale dhe kërkoi rishikimin e tij.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”- tha delegacioni pas interesimit të mediave për atë që ishte diskutuar në këtë takim.

Në një dalje për mediat të mërkurën Rama tha se nuk do të tërhiqeh nga nisma dhe ironizoi kritikat direkte të Bashkimit Europian. “Ju qani hallin sa do mërzitet BE-ja apo sa do mërzitet Amerika? Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull”- iu drejtua ai gazetarëve.

Opozita po ashtu ka kundërshtuar nismën e qeverisë si një rrezik për ekonominë e vendit.

Deputetja Jorida Tabaku në një konferencë për mediat të enjten e cilësoi nismën “si një iniciativë që nuk shkon në linjë me shtetin ligjor” dhe pengon procesin e integrimit.  Sipas saj, amnistia “cënon punën e bizneseve të ndershme, të cilët sot do të vendosen përballë përgjegjësisë për të paguar një normë tatimi shumë herë më të lartë sesa ajo që do t’i ofrohet përsonave që do të jenë subjekt i  amnistisë fiskale”.

Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës.

Një nismë e ngjashme në vitin 2020 u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe u tërhoq nga qeveria “Rama”.

Etiketa: AdministrativeAlastair King-SmithambasadorAmerikaAmnistia FiskaleBashkimi EvropianBashkimit EuropianBEChristiane HohmannDelina IbrahimajEdi RamaEndri FugaEuroFamiljegazetarJorida TabakukontrabandëKryeministri Edi RamaLigjMedianismaOlta XhaçkaOpozitaPunëQeveriaRamarrezikSHBAshqipShqipëriTaulant BallaTVSHYuri Kim
Tjetri
Në një shesh ikonik të Athinës, një përplasje për të ardhmen e qytetit

Në një shesh ikonik të Athinës, një përplasje për të ardhmen e qytetit

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.