AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD-PS me dy raporte për hartën territoriale, por të hapur për negociata

Opozita dhe mazhoranca prezantuan raporte të ndryshme në përmbyllje të afatit zyrtar të punës së komisionit për reformën territoriale, por e lanë të hapur mundësinë e ndryshimit të hartës përmes bisedimeve politike jashtë komisionit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:04 | 21/10/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës
Një djalosh vizaton hartën e Shqipërisë me ndarjen e re territoriale në një mur. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën administrativo-territoriale mbylli zyrtarisht punën të premten me dy raporte të ndryshme. Mazhoranca dhe opozita gjithsesi e lanë të hapur mundësinë e një konsensusi politik me anë të bisedimeve, deri kur ndryshimet ligjore të votohen në seancë plenare.

Opozita dhe mazhoranca prezantuan raporte të ndryshme në përmbyllje të afatit zyrtar të punës së komisionit për reformën territoriale, por e lanë të hapur mundësinë e ndryshimit të hartës përmes bisedimeve politike jashtë komisionit.

Bashkëkryetarja socialiste, Anila Denaj u shpreh se dëgjesat me ekspertët dhe përfaqësues të pushtetit vendor treguan se reforma administrativo-territoriale e kryer në vitin 2014 është përgjithësisht e suksesshme, por mund të ketë nevojë për përmirësime.

Raporti i PS-së fokusohej kryesisht tek përmirësimet e aspektit rregullator të punës së këshillave dhe decentralizimin, pa bërë propozime konkrete për numrin e bashkive.

“Harta territoriale nuk është e paprekshme, ajo mund të përmirësohet në funksion të shërbimeve më të mira dhe të vijë si kërkesë e komunitetit,” tha Denaj, duke shtuar se kjo duhet bërë në bazë të kritereve të përcaktuara më parë.

Sipas saj, ndarja e bashkive është një proces i vështirë dhe nevojitet një analizë rast pas rasti duke ngritur në raport disa pyetje që lidheshin me arsyet që mund të çonin në ndarjen e një bashkie.

“Ka hapësira ligjore për t’u përmirësuar,” shtoi ajo gjatë diskutimeve në komision, duke e cilësuar punën akoma të hapur deri në miratimin e raportit në seancë plenare.

“Ne si komision dhe si parlamentarë e kemi ende betejën e hapur për të sjellë ndryshime edhe të hartës territoriale nëse do të duhet,” shtoi Denaj.

Bashkëkryetarja demokrate e komisionit, Dhurata Çupi në raportin e saj këmbënguli në nevojën e shtimit të numrit të bashkive dhe rreshtoi disa arsye dhe kritere që ekspertët e PD-së kishin përdorur për propozimet e bëra.

Çupi tha se opozita ishte e hapur për bisedime mes palëve dhe do vijonte punën me mazhorancën për të arritur kërkesat e saj në funksion të ndryshimit të hartës.

PD propozon shtimin e 33 bashkive të reja të shpërndara në të gjtiha qarqet e vendit, kryesisht bashki të vogla rurale ose të përziera rurale-urbane.

“Shqipëria me 2.8 milion banorë sipas census 2011 dhe 4.5 milionë banorë sipas Rregjistrit të Gjendjes Civile, dhe me një siperfaqe 28.000km2 ka nevojë për një ndarje territoriale administrative të nivelit të parë me 94 bashki. Niveli i dytë i pushtetit vendor mund të organizohet me 6 apo 3 rajone,” propozoi ajo.

“Mbajtja e një numri të vogël njësish vendore sa është sot (61 bashki) rëndon shumë mbi demokracinë lokale, por dhe pritshmëria për ekonomi shkalle ka mbetur iluzion,” shtoi Çupi.

Komisioni i posaçëm bipartizan u ngrit me kërkesë të opozitës me pretendimet se reforma e kryer në vitin 2014 në mënyrë të njëanshme nga socialistët dhe disa parti të vogla nuk kishte funksionuar siç duhet në raport me decentralizimin e shërbimeve apo menaxhimin e fondeve.

 

Etiketa: AdministrativeAnila DenajbashkibisedimecensusdemokrateDhurata ÇupiekonomiKomisionLokalendarjendarje territorialenegociataOpozitaPartia DemokratikePartia SocialistePDPSPunëQarqetraportRaportiReformareforma territorialeSHshqipShqipëria
I mëparshmi

KPA me dy qëndrime për Selami Zallin

Tjetri

Qeveria del e fituara kryesore nga inflacioni më i lartë në dy dekada

Tjetri
Qeveria del e fituara kryesore nga inflacioni më i lartë në dy dekada

Qeveria del e fituara kryesore nga inflacioni më i lartë në dy dekada

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.