AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Përdhunimi u përdor si armë gjatë luftës në Kosovë, thotë OJQ-ja

Pas mbledhjes së të dhënave nga 900 të mbijetuar të sulmeve seksuale gjatë kohës së luftës, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës arriti në përfundimin se përdhunimi ishte përdorur si armë lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Monumenti Heroinat në Prishtinë, kushtuar viktimave femra të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Foto: Wikimedia Commons.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarve të Torturës, QKRMT, i tha BIRN se hulumtimi i saj për viktimat e sulmeve seksuale gjatë kohës së luftës ka çuar në përfundimin se përdhunimi është përdorur sistematikisht si armë gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

“Përdhunimi si krim lufte është përdorur padyshim si armë lufte”, tha Fatmire Haliti, koordinatore projekti në QKRMT.

Gjetjet e hulumtimit, i cili u publikua javën e kaluar, zbuluan se gjysma e 900 rasteve të abuzimit seksual që QKRMT ka dokumentuar janë kryer në ato që ajo i quajti “shtëpi përdhunimi”, ku gratë mbaheshin përkohësisht për t’u sulmuar, dhe se në 621 raste, ata janë abuzuar seksualisht nga më shumë se një autor.

Në shumicën dërrmuese të rasteve të dokumentuara nga QKRMT, viktimat ishin gra, por 56 nga 900 viktima ishin burra.

Rreth 135 nga viktimat ishin nën moshën 18 vjeç kur u sulmuan seksualisht.

Zonat rurale ishin më të prekurat, ku rreth 603 nga rastet e abuzimit seksual gjatë luftës së Kosovës kanë ndodhur në fshatra.

“Të dhënat nga dokumentacioni synojnë t’u shërbejnë të gjithë mekanizmave institucionalë dhe joinstitucionalë, si dhe vetë të mbijetuarve. Të dhënat janë publike në formë të statistikave dhe mund të përdoren për qasje në drejtësi”, tha Haliti.

QKRMT po vazhdon të mbledhë të dhëna, por Haliti tha se nuk mendon se do të vërtetohet ndonjëherë një numër përfundimtar i rasteve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Një nga arsyet kryesore është se shumë të mbijetuar kanë vdekur (23 vjet pas përfundimit të luftës); disa të mbijetuar vdiqën gjatë luftës, nga plagët apo pasoja të tjera; disa nga të mbijetuarit janë larguar nga Kosova dhe nuk janë më të aksesueshëm, e kështu me radhë”, shpjegoi ajo.

Nga 900 viktima të abuzimit seksual të dokumentuara nga QKRMT, 35 gra mbetën shtatzënë si pasojë e përdhunimit.

BIRN raportoi në vitin 2019 se foshnjat e lindura nga gratë shqiptare të Kosovës të përdhunuara nga forcat serbe gjatë kohës së luftës shpesh janë mbajtur të fshehtë, janë dhënë për birësim ose janë rritur në jetimore, ndërsa ato pak nëna që pranuan të flisnin në mënyrë anonime thanë se mbeten të tmerruara nga ekspozimi publik.

Në vitin 2018, pas miratimit të legjislacionit të ri, autoritetet e Kosovës filluan të pranojnë aplikime për statusin e të mbijetuarit të dhunës seksuale të kohës së luftës. Dhënia e statusit jo vetëm që i jep një njohje zyrtare vuajtjes së viktimës, por gjithashtu i bën ata të kualifikuar për përfitime të tilla si pagesa mujore prej 230 euro.

Që nga fillimi i punës, Komisioni qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës ka marrë më shumë se 1,200 aplikime.

Më shumë se 900 prej aplikuesve u është dhënë statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, ndërsa më shumë se 200 aplikime janë refuzuar.

Etiketa: BIRNDhunëEurograKosovaKosovëKrimkrim lufteLuftepasojaPunëSHshqiptareviktima
Tjetri
Safari i Ukrainës

Safari i Ukrainës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.