AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Loja politike me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Amendimi i ligjit të dosjeve i hap rrugë rivlerësimit të certifikatës së pastërtisë së Ilir Metës, por nuk i bën të hapura dhe të aksesuesshme lehtë dosjet e Sigurimit dhe as nuk krijon mekanizëm lustracioni.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekspozitë e dokumenteve të deklasifikuara të Sigurimit të Shtetit në Tepelenë, e hapur pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. 20 gusht 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kuvendi miratoi me 20 tetor disa ndryshime në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit” pas një bashkimi votash mes mazhorancës socialiste dhe një pjese të opozitës, ndryshime që u fokusuan tek togfjalëshi “hapja e dosjeve”.

Iniciativa për ndryshimin e ligjit erdhi nga mazhoranca pasi Autoriteti për Dosjet (AIDSSH) njoftoi Kuvendin se në një email anonim kishte hedhur dyshime se një politikan i lartë me inicialet I.M kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit famëkeq të shtetit.

Autoriteti kërkoi të drejtën për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “çertifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit.

I dyshuari kryesor i gjëegjëzës, ish-presidenti Ilir Meta, i hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi inciativën një sulm politik.

Neni që ndalonte autoritetin për verifikimin e Metës u rrëzua, por gjatë diskutimeve në Kuvend debati politik e anashkaloi këtë çështje duke u fokusuar tek një nen i ri që parashikon aksesin në dosjet e ish-sigurimit për çdo qytetar.

Amendamenti i propozuar nga Enkelejd Alibeaj u negociua në minutën e fundit në seancë plenare dhe u miratua me 94 vota të mazhorancës dhe disa deputetëve të PD-së që njihen si grupi i Alibeajt.

Grupi tjetër në PD, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk morën pjesë në votim duke e konsideruar nismën “anti-Meta”.

Alibeaj e cilësoi këtë nen si nisjen e një procesi purifikimi të shoqërisë dhe kurajo për të kuptuar se ”kush nuk ka skelete në dollap”.

Vetë përmbajtja e nenit të miratuar krijon shumë paqartësi nëse aksesi i çdo qytetari do të jetë i mundur në praktikë.

Neni ka këtë përmbajtje: “Çdo person gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj  një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i  nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit  është në përpjestim të drejtë me interesin  e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”.

Një zyrtar i Autoritetit të Dosjeve i tha BIRN-it në kushtet e anonimatit se lejimi për të riverifikuar zyrtarët që ishin mbrojtur nga komisionet Mezini e Bezhani është me rëndësi, ndërsa neni i “hapjes së dosjeve” nuk ndryshon praktikën e mëparshme në këtë drejtim.

“Me ligjin që ishte në fuqi kishin të drejtë të kërkonin dosje ish-të përndjekurit ose familjarët e tyre, ish-bashkëpunëtorët e sigurimit dhe palët e treta ku përfshiheshin studiuesit dhe gazetarët,” shpjegoi zyrtari.

“Me këtë nen i është dhënë e drejta dhe çdo qytetari, por duke i vendosur klauzola për arsyet e kërkesës dhe përdorimit të informacionit,” shtoi i njejti burim.

Zyrtari sqaroi se çdo dosje do të kalojë të njëjtat procedura administrative si më parë dhe se në çdo rast nuk mund t’i jepet një dosje palëve të treta pa pëlqimin e personit ndaj të cilit është hapur kjo dosje.

“Në praktikën tonë të punës nuk ndryshon asgjë,” theksoi ai. “I vetmi lehtësim në praktikën e autoritetit është deklasifikimi i dokumenteve pasi heq burokracitë e deklasifikimit,” përfundoi zyrtari i Autoritetit, duke iu referuar një tjetër amendamenti në ligjin “Për informacionin e klasifikuar”.  [Lexo më shumë]

Edhe për Simon Mirakaj, që shërbeu pesë vite si anëtar bordi i këtij institucioni, neni në fjalë nuk ndryshon asgjë në praktikë, përveçse po shërben për konsum politik të ditës.

“Çdo person që ka dashur të informohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit, ka plotësuar formularin e ka marrë përgjigjen,” tha Mirakaj.

“Kush ka aplikuar a ka qenë i survejuar apo a ka pasur ndaj tij dosje të krijuar nga ish-sigurimi e ka marrë dosjen sipas ligjit,” shtoi ai.

Sipas tij i vetmi ndryshim i vërtetë i ligjit është ai për rrëzimin e komisioneve Mezini e Bezhani.

Mirakaj, jeta e të cilit u shënjua si ‘armik i popullit’ dhe kaloi në internim 44 vjet, thotë se edhe këtë herë politika dështoi që të dënonte krimet e komunizmit dhe se ligji që miratuan në Kuvend nuk i prek autorët e vërtetë të terrorrit që përdori diktatura e Enver Hoxhës.

“Përpara se të mbërrihej të ligji i dosjeve duhej të dënohen krimet e komunizmit me ligj, të dënohej ai sistem,” tha Mirakaj, ndërsa shtoi se “shqetësues është fakti që ky ligj deri tani nuk prek dhunuesit, si oficerët e ish-sigurimit, hetuesit, prokurorët, gjykatësit.”

Nisma e dekumunistizimit në funksion të politikës së ditës

Ekspertët e politikës dhe historisë janë të ndarë në qëndrimet për nismat e fundit për dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike, i tha BIRN se këto nisma janë akte dukshëm në funksion të politikës së ditës.

“Ato as nuk hapin dosjet dhe as bëjnë dekomunistizimin, sepse nuk sigurojnë mekanizma transparente, të besueshme dhe as vetting e lustracion të figurave drejtuese të Sigurimit dhe regjimit komunist,” tha ai.

Sipas Krasniqit thelbi i problemit është se Shqipëria ka dështuar në ndarjen me të kaluarën dhe reflektimin mbi bazën e ligjit, moralit dhe integritetit.

“Një interes i ngushtë elektoral arrin të keqpërdor parlamentin për ta legjitimuar, siç ndodhi me ndryshimet kushtetuese paraelektorale më 2020 dhe me akte të tjera të njëjta me impakt vetëm elektoral,” theksoi ai.

Angazhimi i Partisë Socialiste në këtë proces, sipas Krasniqit, është i nxitur nga interesi politik dhe nuk ka lidhje me programin politik.

“(PS) ka elementë të shumtë të nostalgjisë dhe amnistisë së krimeve të regjimit të kaluar, ndaj të cilave ajo nuk është distancuar pasi mbetet një parti me elementë të nostalgjisë dhe amnistisë së krimeve të regjimit,” theksoi Krasniqi.

Ndryshe mendon pedagogja e historisë, Enriketa Papa, anëtare bordi e Institutit për Studimet e Komunizmit. Ajo beson se nismat nuk janë për konsumin politik të ditës, por shton se ato kanë vetëm karakter informues dhe jo penalizues për krimet e kryera gjatë komunizmit.

“Me ndryshimet në ligjin e aprovuar që në 2015-ën u hoqën kufizimet ligjore për t’u informuar qytetarët shqiptarë mbi dokumentat e ish-Sigurimit te Shtetit”- tha ajo për BIRN, duke iu referuar deklasifikimit të plotë të dosjeve.

“Nisma do të duhet të shoqërohet me akte të tjera ligjore, si lustrimi, apo ndryshime të tjera, qofte dhe në Kodin Penal, për të mundësuar penalizime në ushtrimin e detyrës në ofiqet e larta publike,” shtoi ajo.

Krasniqi mendon se nismat e lustracionit do të kishin kuptim nëse do të ishin gjithpërfshirëse dhe jo të targetojnë vetëm një individ.

“Nëse nisma do të kishte p.sh, ndalimin në poste politike të çdo individi pjesë e Sigurimit të shtetit, regjimit policor, udhëheqjes lokale e qendrore të PPSH, atëherë do të kishte sens, por nisma ligjore vetëm për kryetarin e partisë, nuk ka as sens, nuk sjell ndryshim dhe lidhet me luftën politike ndaj një individi,” tha ai.

Sipas Krasniqit synimi kryesor i PS është parandalimi i bashkimit të opozitës, e cila, sipas tij gjithaashtu ka dështuar të ketë qasje të besueshme dhe shteruese lidhur me dosjet dhe dekomunistizimin dhe ngjason me PS-në aktuale në përpjekjet periodike për ta përdorur këtë kauzë në funksion të fushatave elektorale, siç ka bërë më 1996, 2009, etj..

Instrumentalizimin e kauzës për arsye politike e thekson dhe Papa, e cila shton se nismat japin një mundësi për të zbardhur të kaluarën.

“Ky ndryshim mendon se duhet konceptuar ne kuader te politikes se kujteses dhe ushtrimit madje te mekanizmave te drejtesise tranzitore,” përfundoi ajo.

Etiketa: AdministrativeAfrim KrasniqiAIDSSHAutoriteti për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të ShtetitBashkëpunëtorët e SigurimitBIRNdeputetdosjeEnkelejd AlibeajgazetarGjykatëIlir MetaInstitutit për Studime PolitikeinternimKrijonKrimet e komunizmitkushtetueseKuvendKuvendiLigjLokalelustracionMetanismaPartisë SocialistePDprokurorPSPunëPunëtorPunëtorëSali BerishaSHshqipShqipëriaSigurimiSigurimi i ShtetitSimon MirakajSulmVettingVotavotim
Tjetri
Edina Kurti jep shpjegime për konstatimet për pamundësi të krijimit të pasurive

Edina Kurti jep shpjegime për konstatimet për pamundësi të krijimit të pasurive

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.