AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Prezantimi i muzikës shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë

Në një intervistë për BIRN, violinisti durrsak Florian Vlashi, cili prej tre dekadash punon në Spanjë, shprehet se ka arrdhur koha që qeveria të mbështesë prezatimin e muzikës shqiptare përtej kufijëve.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Florian Vlashi foto Ivana Dervishi/BIRN

Instrumentistët shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit kohët e fundit i kanë shtuar përpjekjet për të prezantuar muzikën tonë jashtë Shqipërisë.

Duke e konsideruar një detyrë morale, ata njëkohësisht mendojnë se ka ardhur koha që institucionet dhe organizmat shtetërorë duhet të mbështesin përzgjedhjen e veprave që interpretohen në skenat e huaja, si dhe financimin e tyre.

Violinisti Florian Vlashi punon që nga viti 1992 në Orkestrën Simfonike të Galicisë, dhe në një intervistë për BIRN tregon përvojën e tij për interpretimin e veprave të kompozitorëve shqiptarë.

“Para tri dekadave, kur fillova punë në Spanjë tek “Orquesta Sinfónica de Galicia”, u gjënda në mes  80 muzikantësh të ardhur nga mbi 27 vënde të botës – kujton violinisti shqiptar, duke shtuar se “secili prej tyre ishte një “pjesëz” e vëndit  të tij”.

Bashkë me mjaft kolegë të  tjerë nëpër Europë, edhe artisti durrsak e ka parë prezantimin e muzikës shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë si detyrë mjaft të rëndësishme.

“Kjo është detyra morale e secilit prej nesh dhe i detyrohet aq shumë kulturës e shkollës së vendit ku u formuam”.

59-vjeçari nga Durrësi ka qenë interpret, por edhe dirigjent i mjaft veprave të autorëve shqiptarë nga “Eklips” i Edmond Buharasë në Puglia (1992) deri te “Alla shqiptarçe” e Vasil Toles të luajtur së fundi në Milano.

Që kur Florian Vlashi themeloi në Korunja grupin instrumental “Shekulli i XX”, lista e kompozitorëve të njohur e më pak të njohur shqiptarë,veprat e të cilëve janë dëgjuar dhe duartrokitur nga spektatorët e huaj në 25 vite koncerte është e gjatë nga nga  F. Ibrahimi, H. Zacharian, Th. Simaku,  A. Peçi,  Aliaj, R. Rudi, D. Rudi, A. Koci, D. Çene, R. Dhomi, V. Tole, Z. Ballata, Gj. Gjevelekaj etj.

GISXX  (Grupo Instrumental Siglo XX) është pa hezitim grupi  jo shqiptar që ka më shumé vepra shqiptare në repertorin e tij.

“Kjo nevojë e paraqitjes së artit shqiptar në Spanjë më ka nxitur, jo vetëm të ftoj shumë instrumentistë nga vendi  im të luajme bashke,  por edhe të realizoj ekspozita pikture e biseda për letërsinë shqipe – thotë instrumentisti i njohur.

Ai shton se nga “Konkursi për të rinjtë që organizohet  prej 15 vitesh në Durrës brenda Bienales “Netët e Muzikës Klasike”, fituesit që ftohen në Spanjë për koncerte, ndër të tjera  duhet të luajnë  edhe vepra  shqiptare”.

Kjo është një mënyre e mirë për të paraqitur një panoramë të Artit që behet në Shqipëri në të gjithë kompleksitetin e tij.

Por a mund të organizohet më mirë pasqyrimi i muzikës shqiptare?

“Të luash vepra shqiptare është me rëndësi, por të prezantosh nivelin më të lartë të tyre është akoma më e rëndësishme – thotë violinisti Florian Vlashi. Sipas tij, kjo gjë bëhet me një përzgjedhje të kujdesshme, për të cilën rolin kryesor mund ta luajë “Academia Albanicus”.

“Përzgjedhja mund të bëhet si një nga çmimet e konkursit që do organizohet me këtë rast. Në disa konkurse për kompozicion ku unë kam marrë pjesë në juri, vepra fituese, veç pagesës,  kishte dhe mundesinë të luhej nga grupe dhe orkestra të përcaktuara  më parë – dëshmon Floriani mbi përvojën e tij.

Më pas ai i përgjigjet pyetjes mbi rolin e institucioneve: “Mbështetja e Institucioneve shtetërore  si  Ministria e Kulturës është shumë e nevojshme.  Kjo është detyra jetësore. Vetëm kështu mund të eliminohet subjektivizmi nga iniciativa private.

Vlashi sjell shembullin e vitit 2017, kur ai vendosi të luajë premierën botërore të Kuartetit për Harqe të Feim Ibrahimit në Real Academia de Bellas Artes në Madrid.

“Programuesit parapëlqenin  më shumë një tjetër vepër spanjolle, sepse koncerti financohej nga Ministria e Kulturës e Spanjës – dëshmon violinisti nga Durrësi.

Ngula këmbë se premiera  botërore në zemër të Madridit e një figure të madhe si ajo e Feimit  do të ishte një ngjarje kulturore me rëndësi ndermjet  dy vendeve. Këtë gjë e përforcoi dhe bashkëpunimi me Ambasadën Shqiptare në Madrid dhe reagimi i jashtëzakonshëm i publikut gjatë koncertit”.

“Ne interpretët, me prezantimin e veprave kombëtare në auditoret e huaja, kemi një mision të rëndësishëm, një mision të ngjashëm me atë të përkthyesit – tha Florian Vlashi për BIRN.

Shenjtori i Përkthyesve, Shën Jeronimi  i Stridonit nga Iliria në sh. IV përktheu Biblën në latinisht nga  greqishtja dhe hebraishtja. Edhe vetë fjala “përkthim” në latinisht është traductĭo,- ōnis, (ta kalosh nga një vend në tjetrin).

Libri i parë shqip “Çeta e Profetëve / Cuneus  Prophetarum” i  Pjetër Bogdanit u publikua në vitin 1685. Botimi ishte në dy gjuhë, në shqip/arbërisht dhe latinisht, krah për krah në dy kolona.

Por shembulli më i mirë është ai nga një tjetër “Jeronimi”: De Rada. Të gjitha poemat e veta, duke nisur me Milosaon, ai i botoi dygjuhëshe: teksti origjinal arbërisht në të majtë dhe përkthimi i vet në italisht djathtas. Kjo gjë i solli njohjen dhe vlerësimin e lartë të qarqeve letrare të Europes si dhe të figurave si Hugo, Lamartin, Mistral etj. Vetëm kështu u percoll natyrshëm mrekullia e artit të tij.

“A nuk është pra kjo përcjellje qëllimi për të cilin po flasim, “të kalojmë nga një vend në tjetrin” artin muzikor shqiptar?  Ky është mësimi i Rilindasve tanë të ndritur, amaneti i tyre. Kjo është detyra morale e “Cuneus  Prophetarum” të instrumentistëve shqiptarë sot nëpër botë – përfundon violinisti i njohur Florian Vlashi.

Etiketa: Academia AlbanicusBIRNDurrësFlorianFlorian VlashiLibriMilanoMinistria e KulturësMjaftParaPjetër BogdaniSHshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Raporti i mjedisorëve; Investimet në hidrocentrale me risk të lartë

Projekti i Skavicës ndjell frikë dhe pasiguri në luginën e Drinit të Zi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.