AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje përballet me kritika

Qeveria shqiptare ka konfiskuar së fundmi 15 pallate në shkelje të lejeve të ndërtimit dhe premton se do t’i përdorë ato për shërbime sociale, por ekspertët e shohin me dyshim bazën ligjore dhe suksesin afatgjatë të këtij aksioni.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
18:10 | 03/12/2022
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kullat e larta u kanë zënë vendin ndërtesave historike në qendër të Tiranës. Foto: LSA

I ulur në zyrën e tij pas një pirgu dosjesh, kryeministri Edi Rama deklaroi më 21 nëntor se kishte firmosur konfiskimet e 15 pallateve në tejkalim të lejes apo pa leje ndërtimi. Rama sulmoi gjithashtu skeptikët që e kishin vënë në dyshim qëllimin e qeverisë së tij dhe akuzoi Prokurorinë se kishte fjetur mbi kallëzime.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash, strehim ose shërbime sociale,” deklaroi Rama.

Dalja publike e kryeministrit vjen pas një vendimi të diskutueshëm të marrë nga qeveria e tij në shtator për konfiskimin e objekteve për qëllime fitimi që kanë shkelur lejet e ndërtimit si dhe bilancin e deritanishëm të këtij aksioni.

Por ekspertë të qeverisjes dhe legjislacionit  thonë se qeveria ka uzurpuar kompetencat e gjyqësorit dhe janë dyshues për suksesin afatgjatë të këtij aksioni.

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi e krahason këtë fushatë të re të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje me operacionin sipas tij të dështuar “Forca e Ligjit”.

“Problemi është më i madh akoma në këndvështrimin kushtetues, për arsye se qeveria ka zgjetuar hapësirën e pushtetit të saj duke kufizuar pushtetin e gjyqësorit. Në këto kushte, kjo vendimmarrje i shpëton nga ndëshkimi penal shkelësit, garanton disa para të hyra, ndoshta në shumë në xhepat e politikanëve se sa në arkën e shtetit dhe njëkohësisht premton në rolin e Robin Hudit, që do ua marrë të pasurve dhe do ia japë të varfërve, gjë që as ka ndodh dhe as ka për të ndodhë,” tha Preçi.

Avokati Redon Meksi thekon se sipas legjislacionit aktual, ndërtuesit që kanë shkelur ligjin do duhej të procedoheshin më parë nga Prokuroria.

“Bënë një VKM detajuese për të shmangur mbase përgjegjësinë penale. Normalisht ligjërisht nuk e shmang përgjegjësinë penale, por këta do lëvizin me të gjitha mjetet e tyre për ta shmangur këtë përgjegjësi,” tha Meksi.

Qeveria shqiptare nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi pallatet e konfiskuara dhe ndjekjen e dy standardeve me ndërtimet pa leje.

Ndërsa Prokuroria e Tiranës tha se ndërtimet e konfiskuara nga qeveria ishin të gjitha nën hetim, përveç një rasti për të cilin nuk kishte referim. Prokuroria tha gjithashtu se kishte marrë të pandehur ndërtuesin Julian Morina, aksioner i “Xheluks Construction”, e cila në partneritet me kompani të tjera, ka edhe numrin më të madh të ndërtimeve të konfiskuara.

Morina nuk ishte i arritshëm për koment, ndërsa shumica e ndërtuesve refuzuan të komentonin vendimet e konfiskimit të pallateve të tyre nga qeveria. Robert Biqiku, aksioner në një ndërtim të konfiskuar pranë “Liceut Artistik” tha se situata ishte e paqartë dhe priste që qeveria të sqaronte pozicionin e saj.

Ndërtimet pa leje janë një fenomen i zakonshëm i tranzicionit shqiptar dhe megjithë aksionet sporadike të qeverive – informaliteti ka vazhduar të sfidojë zbatimin e ligjit. Sipas arkitektes Dorina Musai, ky fenomen po shfaqet së fundmi si “informalitet i kontrolluar”.

“Tirana është më e paqëndrueshme se sa ishte kur nuk kishte një plan. Por po shohim që po shtohen probleme të reja, informaliteti si fenomen që ishte i përhapur në territor sot po shfaqet në një formë tjetër si informalitet i kontrolluar. Tirana po shfaq atë që ne e quajmë mungesa e drejtësisë hapësinore, që do të thotë në terma të tjerë mungesa e drejtësisë sociale,” përfundoi Musai.

Etiketa: BIRNDorina MusaiEdi RamaGjyqHetimJulian MorinaKonfiskimetKryeministri Edi RamaLeje ndërtimiLigjMorinaNdertimet pa lejeParaProkuroriaProkuroria e TiranësQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqiptareshtatorTiranaTiranëVendimetVendimiVKMZef Preçi
I mëparshmi

Shtrenjtimi i drurit për zjarr lë pa ngrohje të varfrit në Bulqizë

Tjetri

Një gjuhë që nuk ndryshon, është një gjuhë që nuk vlen

Tjetri
Një gjuhë që nuk ndryshon, është një gjuhë që nuk vlen

Një gjuhë që nuk ndryshon, është një gjuhë që nuk vlen

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.