AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shtrenjtimi i drurit për zjarr lë pa ngrohje të varfrit në Bulqizë

Qyteti i minatorëve është një prej zonave me dimrat më të ashpër në Shqipëri dhe shumica e banorëve përdorin drurin për ngrohje, por rritja e çmimeve të drurit të tharë i ka vënë mjaft prej tyre në vështirësi.

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
4 years më parë
në Analiza
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fusha e druve në Bulqizë. Foto: Hysen Likdisha.

Remzi Demiri është minator dhe merr 50 mijë lekë në muaj pagë me të cilën mban familjen prej pesë anëtarësh.  I rritur në këtë qytet me dimër të ashpër ai e di se i duhet të stivojë dru të thata që herët në vjeshtë.

Për të blerë dru ai dhe qytetarë të tjerë janë të detyruar të shkojnë te kompania “Wood Bulqiza” e vetmja e licencuar për të bërë shitjen e tyre në qytet.

Por këtë vit kompania me aksionar të vetëm bashkinë vendosi të rrisë çmimin, nga 3700 lekë metri stere në vitin e kaluar, në 4200 lekë për metër stere për vitin 2022, ku një metër stere dru është rreth 0.6 metër kub.

Demiri thotë se mundi të blinte vetëm 5 metra stere për të cilën shpenzoi 21 mijë lekë ose sa 40 për qind e rrogës së tij mujore.

“Jam vetë i pestë dhe për të kaluar dimrin me duhen 7 metër kub (gati 12 metër stere)”, thotë ai ndërsa shton se rroga e tij prej minatori që plotëson të gjitha nevojat e familjes nuk mjafton për drutë.  “Po mendoj që për të plotësuar diferencën e druve të zjarrit të blej gaz për ngrohje pasi kostoja më del më e ulët”, thotë ai ende duke bërë llogaritë.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2019 tregojnë se druri është lënda kryesore e ngrohjes në Shqipëri. Në qarkun e Dibrës ku bën pjesë edhe Bulqiza 94 për qind e qytetarëve e përdorin atë për ngrohje.

Në një shkrim të tetorit 2021, BIRN gjeti se kërkesa e lartë për lëndë drusore si një alternativë gati e vetme energjetike në zonë, ka dëmtuar mijëra hektarë pyje në Dibër, pavarësisht se vendi ndodhet nën një moratorium për pyjet.

Që çmimi i rritur i ka vënë në vështirësi qytetarët e pranon edhe bashkia e Bulqizës, që ka monopolin e shitjes së druve në qytet.

“Mendoj se nuk është e përballueshme për të gjithë qytetarët pasi ka dhe nga ato me të ardhura të pakta ekonomike”, thuhet në një letër firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Leonard Daçi.

Por bashkia justifikohet se rritja e çmimit me gati 13.5 për qind ishte e detyruar për shkak të rritjes së kostove.  “Sa i përket rritjes së çmimit kjo e krahasuar me një vit më parë duam të theksojmë që të gjitha proceset që nga marrja, prerja dhe transporti sot kanë një kosto më të lartë”, thotë bashkia në përgjigje të kërkesës për informacion.

Bashkia këmbëngul megjithatë se nuk po kërkon të sigurojë fitime, por të ruaj stabilitetin e kompanisë. “Theksojmë që ndërmarrja nga kjo rritje nuk ka për synim rritjen e fitimit, por kjo rritje garanton vetëm qëndrueshmërinë e ndërmarrjes si një shoqëri e cila ka treguar që është e nevojshme dhe e domosdoshme për këtë shërbim”, thuhet në përgjigje me shkrim.

Megjithatë bilancet e kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se ndërmarrja publike i rriti në fakt fitimet nga 570 mijë lekë në vitin 2020 në 1.4 milion në vitin 2021. Në të dy vitet kompania deklaron se pagoi edhe 9.1 milion lekë paga dhe shpërblime.

Por ndërsa qëndrueshmëria financiare e kompanisë duket e sigurt, qytetarët me ndihmë ekonomike nuk kanë zgjidhje. Hysen Balla i tha BIRN se nuk kishte blerë dru, pasi ndihma që merret nuk i mjaftonte. “Shpresa ke Zoti”, tha Balla, duke nënkuptuar se lutej për një dimër të butë.

Megjithatë Bulqiza njihet si një ndër rajonet më të ftohta në vendin tonë, me ngrica dhe acar të skajshëm. Në qytet janë regjistruar temperatura ekstreme deri në minus 32 gradë, para viteve ’90 ngrohja është e detyrueshme.

Behar Cami një tjetër banor, thotë me ironi se ata janë në mal por nuk mund t’i sigurojnë dot drutë e zjarrit. “Bulqiza është zonë e ftohtë dhe vetëm drutë e zjarrit, mundet të sigurojnë ngrohjen e banesës gjatë dimrit, por me rritjen e çmimit, e kemi shumë të vështirë sigurimin e tyre”, thotë Cami.

Banorët ankohen edhe se njësia matëse me të cilën përllogariten drutë e thata fsheh një rritje edhe më të madhe të çmimit. Sipas tyre rritja me 500 lekë e metrit stere e ka bërë çmimin e një metër kub dru, njësinë me të cilën ata i matin nevojat e tyre, në 7 mijë lekë. Një familje thonë ata kërkon minimalisht 5 metër kub dru në një dimër ose të paktën 35 mijë lekë vetëm për dru.

“Nuk dimë çfarë të blejmë më parë, dritat, ujin, ilaçet, drutë, etj me një pension të vogël që marr unë, vetë i shtati në familje?!”, thotë Pëllumb Shehu pensionist.

Etiketa: BanorëBashkiaBIRNBulqizëFamiljegazINSTATKEkostoLeonard DaçiMatMinatormoratoriumpaktParaPYJepyjetQendrën Kombëtare të BiznesitSHshqipShqipëriZjarr
Tjetri
‘Piratët” e Spanjës: Drejtësia bën një sy qorr ndaj pastrimit të parave në ndërtim

Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje përballet me kritika

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.