AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ gjobit partitë dhe mediat për fshehjen e financave për reklamat

Mediat dhe partitë politike gjobiten nga Komisioni Qenderor i Zgjedhjeve pasi nënraportuan miliona euro në reklama politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi. Foto: KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ miratoi të mërkurën raportin e auditit për shpenzimet financiare të partive politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Ky raport konstaton shkelje të limiteve ligjore dhe mospërputhje të tabelave financiare të partive për shpenzimet e bëra gjatë fushatës së kandidatëve për deputetë.

Po ashtu raporti konstatoi se në tërësi mediat audio-vizive, ato lokale dhe kombëtare,  kishin shkelur kohën televizive të përcaktuar për subjektet politike.

Sipas KQZ-së, këto media kanë tejkaluar kohën 90 minuta për reklamat politike dhe 45 minutshin e kohës falas që u vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore ose kanë refuzuar të dorëzojnë tarifat zyrtare të reklamave në KQZ.

Nga verifikimi i minutazhit të reklamave politike të transmetuara gjatë fushatës elektorale, KQZ ka konstatuar se partitë politike kanë nënraportuar shpenzimet e kryera, ndërsa koha e reklamimit e ofruar pa pagesë ose me tarifa më të ulëta se ato zyrtaret është në kundërshtim me ligjin.

Në total, sipas përllogaritjeve të vetë KQZ-së 8 partitë politike që kanë transmetuar reklama televizive në zgjedhje – përfshirë Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Bindja Demokratike, Lëvizja Ndryshe, Nisma Thurje, Partia Kombëtare Konservatore Albania dhe Partia Social Demokrate, kanë shpenzuar 641 milionë lekë për reklama politike gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që kanë deklaruar vetëm 64.5 milionë lekë, ose pak më shumë se 10 për qind të shpenzimeve.

Sipas KQZ-së në total 8 subjekte politike përllogaritet se nuk kanë deklaruar 576 milionë lekë ose gati 5 milionë euro, të shpenzuara për reklama politike gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Partia Socialiste është subjekti politik me vlerën më të lartë të reklamave të paraportuara, të barabarta me 280 milionë lekë (2.4 milionë euro), e ndjekur nga Partia Demokratik me 224 milionë lekë (1.9 milionë euro).

Në fund të mbledhjes, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vendosi sanksione administrative për mediat audio-vizive për mosbzatimit të minutazhit të lejuar të reklamimit për subjekte zgjedhore.

KQZ vendosi në total 61 gjoba që varionin nga 30 mijë deri në 100 mijë lekë. Lista e mediave që morën sanksione financiare kishte dhjetra media lokale, por dhe media kombëtare si Tv Klan, Top Channel dhe Vizion plus.

Për shpenzimet financiare mbi limitet e lejuara apo mospërputhje në deklarimet e tyre u Celibashi, vendosi të propozojë një sërë gjobash për partitë politike.

Gjobat, të cilat do të kalojnë për vendimmarrjen finale në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve variojnë nga 100 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.

Gjobën më të lartë, me vlerë 5.5 milionë lekë, e ka marrë Partia Socialiste në pushtet, e cila fitoi për të tretën herë radhazi zgjedhjet parlamentare në 25 prill 2021.

PS është dënuar për dy shkelje, për tejkalim të kufirit të shpenzimeve të lejuara dhe mosparaqitjen në kohë dhe në mënyrë të parregullt të një raporti financiar për shpenzimet.

Sipas KQZ-së, kjo parti ka shkelur pikën 9 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor, që parashikon se “shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor dënohet me një gjobë prej 5 000 000 lekësh ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë”.

Përveç Partisë Lëvizja për Integrim, janë gjobitur pothuajse të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje.

Partia Demokratike, partia më e madhe në opozitë është gjobitur në masën 700 mijë lekë.

Gjetjet e raportit për shpenzimet e subjekteve zgjedhore sipas KQZ-së tregojnë se partitë politike kanë tejkaluar kufirin e lejuar të shpenzimeve, kanë mospërputhje në deklarime ose nuk kanë dorëzuar raportet financiare në rregull.

“Nga monitorimi i kryer dhe verifikimet, si dhe pas administrimit të raporteve të auditit,  kemi mospërputhje lidhur me tejkalimin e kufirit të limitit  të shpenzimeve nga partitë politike, mospërputhje të deklarimeve financiare në formatin e KQZ , mosdorëzimin e raporteve financiare nga kandidatët,  mungesë e dokumenteve justifikuese lidhur me shpenzimeve nga dy subjekeve- thuhet në raport.

KQZ pranoi se nuk kishte arritur të verifikonte pretendimet e organizatave monitoruese për numrin e  zyrave zgjedhore të partive politike, pasi kjo nuk mund të bëhej pas përfundimit të zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes gjetjet u kundërshtuan nga Partia Republikane.  Përfaqësuesi Arian Alimadhi tha se nuk ishte faji i partisë për mosdorëzimin në rregull të pasqyrave financiare, pasi kishte pasur vështirësi me një prej kandidatëve për deputetë i cili nuk e kishte plotësuar detyrimin e deklarimit.

“Ka një konfuzion në ligj, trajtimi i paqartë se kush do të ishte përgjegjës për formatin e deklarimit. Asnjë subjekt nuk është i mundur që të jetë i azhornuar me të gjitha shpenzimet se deklarimet bëhet nga vetë kandidatët”- pretendoi ai.

Komisioneri Shtetëror pranoi vëzhtirësitë në zbatimin e këtij neni edhe për vetë KQZ-në dhe tha se duhej të kishte ndryshime në Kod për sa i përket rregullave dhe mekanizmave të kontrollit të financimit të partive.

“Në tërësi ky raport, e them pa hezitim, i ka trajtuar në mënyrë korrekte dhe të ndershme problematikat e financimit, për aq sa është e mundur”- tha ai. Celibashi shtoi se do të donte të kishte më shumë transparencë, por kjo, sipas tij,  lidhet me krijimin e mekanizmave për të verifikuar që KQZ nuk i disponon.

“Këto gjetje dhe sanksione që propozojmë në vazhdim reflektojnë interesin e KQZ-së për të administruar këtë aspekt të procesit ashtu siç duhet pa pasur ndroje nga askush dhe as interes politik”- theksoi ai para se të lexonte masat adminsitrative.

KQZ për hërë të parë pas ndryshimeve të bëra në ligjin zgjedhor në vitin 2020 ka bërë një auditim të financave të partive, por kreu i saj Celibashi, ka theksuar disa herë që mekanizmat nuk janë të mjaftueshëm dhe financimi i partive vijon të mos jetë transparent.

Etiketa: AdministrativeBindja DemokratikedemokratedeputetEuroGjobatIlirian CelibashiIlirjan CelibashikandidatëtKlanKomisioneriKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZLëvizja Socialiste për IntegrimLigjLokaleMASMediaMonitoriminismaNisma ThurjeParaPartiaPartia DemokratikePartia RepublikanePartia Social DemokratePartia SocialistePSraportRaportet financiareRaportireklamareklama politikerepublikanesanksioneSHsocial demokrateTop ChannelTV KlanVizion PLuszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
KLP e kthen ‘akreditimin’ e gazetarëve në mjet censure

Presidenti emëron Gent Ibrahimin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.