AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vërshimet e lumit Mat rrezikojnë shembjen e Urës së Zogut

Një tjetër këmbë e Urës së Zogut, monument kulture i kategorisë së parë, është fundosur pas vërshimeve të fundit të lumit dhe mungesës së ndërhyrjeve për ruajtjen e saj. Aktivistët akuzojnë ministrinë e Kulturës për neglizhencë për mirëmbajtjen e saj.

Elvis HilangaElvis Hila
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pamjet e marra të enjten tregojnë fundosjen e një këmbe tjetër të urës me rreth 2 metra, ndërsa e gjithë struktura ka pësuar dëmtime të shumta.

Para dy vitesh një tjetër këmbë e urës u fundos më shumë se 2 metra, por alarmi i aktivistëve dhe komunitetit të zonës ra në vesh të shurdhër.

Kjo urë e ngritur në 1927 u përfshi nga organizata “Europa Nostra” në listën e monumenteve më të rrezikuara për vitin 2022. Organizata europiane për mbrotjen e monumenteve të kulturës konstatoi një vit më parë se ura kishte pësuar dëmtime në këmbët e saj për shkak të erozionit të nxitur nga shfrytëzimi i paligjshëm i shtratit të lumit.

Mbrojtja e saj nga rrënimi hasi në neglizhencën e institucioneve përgjegjëse të mbrojtjes së trashgimisë edhe pse ekspertët e cilësojnë atë me vlera të mëdha historike dhe arkitekturore

Arkitektja Doriana Musai thotë se ura e Zogut mbart një histori të veçantë, por që për fat të keq nuk ka asnjë projekt mirëmbajtje dhe është lënë në degradim pa asnjë projekt konkret për restaurim e mirëmbajtje.

“U ndërtua në periudhën e mbretërisë nga inxhinierë austriakë, gjermanë e shqiptarë dhe konsiderohet si ‘misi i Ballkanit’”- i tha ajo BIRN-it duke shtuar se këtë vepër e bën të veçantë dhe përpjekjet që ka bërë komuniteti për ta ruajtur.

E shpallur si monument kulture në vititn 1999 shteti nuk ka miratuar asnjë projekt për mirëmbajtjen e saj.

“Ministria na ka mbyllur dyert”- thotë Musai duke akuzuar Ministrinë e Kultutës për mungesë interesi  dhe mungesë reagimi në një kohë qër komuniteti i ka dërguar 3 mijë firma për mirëmbajtjen dhe “Europa Nostra” e shpalli si monument në rrezik për 2022.

Edhe aktivistja e shoqërisë civile, Emarilda Leti, thotë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për ndërhyrje, institucionet shtetërore kanë heshtur.

“Prej muajsh ekspertët e Europa Nostra, Qendra Rinore Sebastia dhe Lida Miraj përpiqen të vihen në kontakt me Ministria e Kulturës  dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga ana e tyre”- thotë Leti.

Pak ditë më parë, Ura e Bahçallëkut në Shkodër, monument kulture i kategorisë së dytë u rrëzua, për shkak të prurjeve të lumit, dhe mungesës së ndërhyrjeve për ta shpëtuar.

Vitet e fundit janë disa ura nën mbrojtjen e shtetit janë shembur plotësisht, duke humbur kështu një pjesë të trashëgimisë kulturore e historike si Ura e Hoshtevës, në Zagori të Gjirokastrës, ajo e Orgockës, në Kolonjë janë vetëm dy prej tyre.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNEuropaEuropa NostraKultureLumi MatMatMbrojtjaMinistria e KulturësMinistria e TurizmitMinistria e Turizmit dhe MjedisitMjedisitMonument KulturePararrezikShkodërURAUra e Zogut
Tjetri
Krizë apo jo, leku shqiptar vijon të forcohet

Krizë apo jo, leku shqiptar vijon të forcohet

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.