AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Krizë apo jo, leku shqiptar vijon të forcohet

Duke sfiduar të gjitha pritshmëritë, leku duket se është një nga të paktat monedha në planet që forcohet përballë euros dhe dollarit pavarësisht se teorikisht dhe praktikisht Shqipëria po vuan krizën botërore të inflacionit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:50 | 15/12/2022
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
0
586
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në shumë vende botës, shqetësimi i vendeve në zhvillim që nga fillimi i këtij viti ka qenë dobësimi i monedhave vendëse dhe forcimi i dollarit amerikan. Nga India apo Indonezia, në Argjentinë apo Poloni, monedhat vendëse janë dobësuar në mënyrë të konsiderueshme, duke ushqyer më tej inflacionin sakaq të lartë të mallrave të importuara. Arsyeja për këtë duket se lidhet me faktin që politika monetare amerikane ka ndërhyrë në mënyrë drastike duke rritur interesin bazë nga pothuajse zero në 4.25% për të luftuar inflacionin, gjë që e ka bërë këtë monedhë më tërheqëse për investitorët, duke sjellë forcimin e saj.

Por jo leku. Monedha shqiptare duket se po mbyll një vit tjetër të sukseshsëm, duke u forcuar kundrejt euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore të partnerëve tregtarë të vendit, ndërsa ky forcim vjen në një kohë kur teorikisht duhej të kishte ndodhur e kundërta. Euro kushtonte 121 lekë në fillim të këtij viti ndërsa sot kushton 115.5 lekë. Dollari amerikan kushtonte 107 lekë në fillim të vitit dhe kushton po kaq sot, pasi u forcua deri në 120 lekë në fillim të shtatorit. Në raport me të dyja monedhat, leku është forcuar me 4.1% përgjatë këtij viti, duke vijuar në këtë mënyrë tendencën e nisur që nga viti 2017. Kundrejt Euros, leku është forcuar me 5% si dhe ka qëndruar në të njëjtin nivel përkundrejt dollarit pavarësisht se dollari është forcuar ndaj shumicës së monedhave të botës, përfshirë euron.

Me pak fjalë, dollari dhe leku janë monedha të forta. Euro, paundi e të tjera, janë monedha të dobëta.

Forcimi i lekut vjen si çudi për shkak se çmimet e larta të naftës, të energjisë elektrike dhe të ushqimeve në tregun ndërkombëtar kërkojnë praktikisht që Shqipëria të harxhojë më shumë para për të blerë këto mallra, gjë që do të duhej të sillte presion dobësues mbi lekun.

Për shembull, Shqipëria u detyrua të shpenzojë qindramilionë euro për të blerë energji elektrike me çmime marramendëse prej pesë, shtatë apo dhjetë herë më të larta se sa në kohë normale. Kërkesat e vazhdueshme të KESH për euro me të cilat paguan importet, ishin një faktor i konsiderueshëm presioni mbi lekun. Nuk është çudi që, ndërsa KESH ndërpreu importet për shkak të rreshjeve të mëdha javët e fundit, leku filloi të forcohej sërish.

Në tërësi, bilanci i tregtisë së jashtme të mallrave, i publikuar nga INSTAT, tregon se për periudhën janar-tetor të këtij viti, Shqipëria pati një deficit në masën 3.1 miliardë euro. Kjo shifër është afro 1 miliardë euro më e lartë se sa për periudhën janar-tetor të vitit 2021. Rritja e deficitit tregtar duket se lidhet me shtrenjtimin e çmimeve të mallrave të importuara si dhe të faturës së jashtëzakonshme për energjinë elektrike të importuar.

Deficiti i tregtisë së jashtme të mallrave shpreh vetëm hyrjet dhe daljet e valutës për këtë qëllim. Përveç tregtisë së mallrave, Shqipëria shet dhe blen shërbime, (fjala vjen, mikpret turistë apo shpenzon para për shërbime turistike jashtë vendit), merr borxhe apo pranon e riatdheson investime të huaja. Treguesi i llogarisë korrente, i cili reflekton këto hyrje dhe dalje të valutës, ishte në nivelin e minus 621 milionë euro për periudhën nëntëmujore janar-tetor të këtij viti. Ky deficit, i barabartë me gati 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në bazë vjetore, nuk është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Paratë e pista, ose paratë për të cilat nuk është në gjendje të thuhet se i përkasin këtij apo atij zëri të bilancit të pagesave të vendit besohet se janë shkaku kryesor i forcimit të lekut gjatë katër viteve të fundit. Euro kushtonte afërsisht 136 lekë në vitin 2017, kur filloi të dobësohej.

Gjatë vitit 2018, Banka e Shqipërisë ndërhyri për të blerë qindramilionë euro në treg, me synimin për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut. Vendi u përball me tërmet një vit më vonë dhe me pandeminë COVID-19 në vitin 2020, të dyja këto faktorë që normalisht do të kishin sjellë dobësim të lekut. Por në fakt, as këto kriza dhe as kriza e këtij viti nuk bënë punë. Sot, euro kushton më pak lekë nga sa ka kushtuar ndonjëherë që nga fillimi i ekzistencës së saj dy dekada më parë.

Etiketa: BorxheCOVIDCOVID-19DollariEkonomiaenergji elektrikeEuroForcimi i lekutImportetIndiaIndoneziaINSTATinvestimeKESHKrizaKursi i KembimitMASMonedha shqiptareParaPoloniraportSHshqipShqipëriashqiptaretërmetTregturistzhvillim
I mëparshmi

Vërshimet e lumit Mat rrezikojnë shembjen e Urës së Zogut

Tjetri

Truproja e ish-ministrit Tahiri shpallet fajtor për trafik ndërkombëtar droge

Tjetri
‘Ata janë policia’: Rrëfimi i skafistëve zbuloi rrjetin e trafikut dhe truprojat e Tahirit

Truproja e ish-ministrit Tahiri shpallet fajtor për trafik ndërkombëtar droge

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.