AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Truproja e ish-ministrit Tahiri shpallet fajtor për trafik ndërkombëtar droge

Gjykata Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shpalli fajtor të mërkurën Hekuran Markun, një nga dy truprojat e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri nën akuzën se ka organizuar transportin e një toni kanabis nga Tepelena në Shqipëri për në bregdetin e Puljas në Itali në vitin 2016.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Guardia di Finanza.

Gjykata e shkallës së parë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përfundoi hetimin gjyqësor dhe dënoi Markun me 13 vite burg për shkelje të neneve 283/a/1; 28/4; 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, ndërsa i dha ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 8 vjet e 8 muaj burg, bëri të ditur gjykata në një njoftim për shtyp. Nenet e kodit penal përfshijnë trafikun e drogës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“Pasi u dëgjuan konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes së të pandehurit dhe vetë i pandehuri, gjykata deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor të seancës. Gjykata shpalli vendimin përfundimtar duke deklaruar të pandehurin Hekuran Marku fajtor për veprat penale parashikuar nga nenet e sipërcituara duke e dënuar me 13 vjet burgim,” shkruhet në njoftim.

“Bazuar në neni 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit Hekuran Marku i ulet masa e dënimit me 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 8 vjet e 8 muaj burgim,” vijon më tej njoftimi.

Marku ishte një nga dy personat, truproja të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, të cilët akuzohen se organizuan trafikimin e një sasie të madhe marijuane nga Shqipëria për në Itali në dhjetor të vitit 2016. Ata shpëtuan paq në atë kohë kur droga e nisur prej tyre ra në duart e policisë italiane. Gjithsesi, në vitin 2021, dy skafistët e kapur nga policia italiane vendosën të bashkëpunojnë me drejtësinë e vendit fqinj për të dëshmuar përfshirjen e zyrtarëve të niveleve të larta në trafikun e drogës. Sipas dosjes hetimore të parë nga BIRN, skafistët Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini dëshmuan se si droga u transportua nga Tepelena për të Vilë Bashtovë në grykëderdhjen e Shkumbinit nën shoqërinë e truprojave para se të nisej për në Itali.

Ish-ministri Saimir Tahiri është aktualisht në burg nën akuzën e abuzimit me detyrën por është shpallur i pafajshëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Procesi për truprojën tjetër Agustin Deda vijon.

Etiketa: Agustin DedaBIRNBurgDrogaDrogeGjykataGjyqHekuran MarkuItaliKodit PenalMasaorganizatë kriminaleParaPoliciaSaimir TahirishqipShqipëriaTrafikTrafik Drogeulje
Tjetri
Gjyqtari Sokol Pasho përballet me vetingun

Gjyqtari Sokol Pasho përballet me vetingun

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.