AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Gjyqtari Sokol Pasho përballet me vetingun

Gjyqtari Sokol Pasho i Gjykatës së Tiranës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me pyetje mbi dy balanca negative. Ai e cilësoi hetimin “objektiv dhe të paanshëm”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Sokol Pasho i Gjykatës së Tiranës, pas seancës në KPK. Foto:Vladmir Karaj/BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të enjten seancën dëgjimore me gjykatësin Sokol Pasho  të Gjykatës së Tiranës.

Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Valbona Sanxhaktari anëtare dhe Genta Tafa Bungo, relatore.

Në seancë u vu në dukje se gjyqtarit i ishte kaluar barrë prove në lidhje me një bilanc negativ prej 330 mijë lekë dhe pyetje mbi mosdeklarimin e gjendjeve cash deri në vitin 2010 të përdorura në blerjen e një apartamenti.

Pasho i kundërshtoi dy gjetjet, por në tërësi vlerësoi hetimin si “objektiv dhe të paanshëm”.

Sokol Pasho ka punuar në pozicione drejtuese në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2003-2008 si dhe këshilltar në institucionin e Avokatit të Popullit në vitet 2011-2013. Në vitin 2013, Pasho është rikthyer në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa prej vitit 2016 punon si gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.

Hetimet ndaj Pashos u fokusuan te mungesa e burimeve për një shumë 330 mijë lekë për një apartament të blerë kryesisht me financa nga familja e tij dhe e bashkëshortes. KPK që gjeti të rregullta pjesën më të madhe të burimeve. I vuri në dukje gjyqtarit mungesën e burimeve në këtë shumë.

Pasho kundërshtoi disa aspekte të analizës financiare që sipas tij nëse merreshin parasysh e përgjysmonin shumën. Ai vuri në dukje se shpenzimet për periudhën para vitit 2001 ishin llogaritur me mbi 30 për qind dhe kërkoi që ato të llogariteshin në 22 për qind. Po ashtu kërkoi të shtohej si e ardhur një shumë prej 60 mijë lekësh. Ai po ashtu vuri në dukje se kishte përfituar nga kursi i këmbimit

Pjesa tjetër e barrës së provës kishte të bënte me mosdeklarimin e kursimeve cash deri në vitin 2010 që ndikonin një shumë prej 10 mijë euro përdorur për blerjen e një apartamenti në Golem. Relatorja megjithatë tha se gjyqtari e bashkëshortja kishin pasur të ardhura.

Gjyqtari pranoi mosdeklarimin e kursimeve si gabim, por vuri në dukje se këtë e kishte deklaruar edhe për ILDKPKI që kishte hetuar këtë problem në vitin 2010.

Ai tha se të ardhurat e ligjshme për periudhën në fjalë e tejkalonin shumë herë shumën. Ndërsa vuri në dukje se vetëm ai kishte pasur mbi 9 milion lekë të ardhura dhe me bashkëshorten mbi 13 milion.

Pashos nuk iu gjetën probleme të figurës. Atij iu bënë pyetje mbi dy çështje të profesionalizmit. Një rast kishte të bënte me një prishje vendimi nga apeli, por siç u shpjegua kishte të bënte me një amnisti që kishte falur dënimin që kishte dhënë Pasho, para hyrjes në fuqi të amnistisë. I dyta ishte një vonesë 4 ditore që Pasho e justifikoi me mungesën e prokurorit.

Pasho kërkoi konfirmim në detyrë. Vendimi do njoftohet të premten në orën 9.30.

Etiketa: AnalizëApeliEuroGenta Tafa BungoGjykata e Rrethit Gjyqesor TiranëGjykatëGjykatësgjyqtarHetimetILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfirmimKPKKursilulzim hamitajParaprishjeSHSokol PashoTiranëValbonaValbona SanxhaktariVendimi
Tjetri
Prokurori Kote jep shpjegime për balancat negative dhe për një mik përdorues kokaine

Prokurori Kote jep shpjegime për balancat negative dhe për një mik përdorues kokaine

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.