AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni i Ligjeve kalon me debate listën e kandidatëve për në Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë këtë javë anëtarin e ri të Gjykatën Kushtuese mes 3 kandidatëve të sjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Komisioni i Ligjeve miratoi me debate listën sipas renditjes së pikëve; Marjana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ardian Dvorani në Kuvend

Komisioni parlamentar i Ligjeve kaloi të hënën vetëm me votat e socialistëve 3 kandidatët që do të votohen në seancë plenare për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte dërguar në Kuvend një listë me 4 kandidatë të renditur sipas një pikëzimi të vlerësimit të tyre, nga të cilët sipas përcaktimeve ligjore Kuvendi voton një prej tre emrave të parë të listës.

Lista kryesohej nga Marjana Semini me 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë.

Por komisioni u gjend para një ngërçi procedurial pasi Ibrahimi, i listuar i treti, ishte dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës disa ditë më parë.

Komisioni vendosi që të mos marrë parasysh emrin e tij dhe të zhvillojë seancë dëgjimore me 3 kandidatët e tjerë.

Semini dhe Dvorani u paraqitën në seancë dhe parashtruan platformat e tyre për Gjykatën Kushtetuese dhe arsyet pse kërkonin të ishin anëtarë të saj.

Ndërsa, Vorpsi nuk u paraqit në seancë dhe me anë të një emaili që u lexua nga kryetarja Klotilda Bushka,  ajo parashkronte argumentet e mungesës.

Duke iu referuar nenit përkatës në Kushtetutë, ku përcaktohet se fituesi zgjidhet mes 3 emrave të parë të listës, Vorpsi shkruan se “duke qenë se jam renditur e katërta, nuk e konsideroj me vend që të marrë pjesë më tej në procesin e përzgjedhjes nga ana e Kuvendit”.

Në këto kushte deputeti Gazmend Bardhi tha se kjo letër ishte shprehje e dorëheqjes nga gara dhe komisioni nuk mund ta çonte emrin e saj për votim në seancë dhe kësisoj procesi ishte i parregullt vetëm me 2 kandidatë.

“Kemi një ngërç kushtetues”- tha ai, duke shtuar se “nuk mund t’a fusim në garë zonjën Vorpsi kundër vullnetit të saj”.

Por, socialistët këmbëngulën se letra e Vorpsit nuk ishte tërheqje nga gara. Deputeti Damian Gjiknuri tha se dorëheqja do të ishte formuluar ndryshe dhe se Kuvendi ishte i detyruar të votonte listën e emrave të dërguar nga KED.

Opozita po ashtu ngriti pretendime se njërit prej kandidatëve i mungonte verifikimi i figurës nga Autoriteti i Dosjeve.

Duke iu referuar një raporti i të Avokatit të Popullit në dokumentet e sjellë nga KED në komision, Enkelejd Alibeaj tha se “një prej kandidatëve ka dorëzuar një certifikatë të marrë para vitit 1998 nga komisionet “Mezini”, “Bezhani”.

Por, sipas tij, ndryshimet ligjore të bëra së fundmi nga Kuvendi që nuk i njeh më si të vlefshme certifikatat e pastërtisë të dhëna nga këto komisione kërkojnë që kandidati të verifikohet nëse ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Raporti i referohej kandidatit Ardian Dvorani, për të cilin Avokati i Popullit kishte ngritur edhe pretendime të tjera për pasurinë dhe integritetin në punën si gjyqtar.

Por, Bushka tha se Kuvendi nuk kishte tagrin të vinte në diskutim vendimet e KED-it dhe të kërkonte rikthimin e procedurës së vlerësimit.

“Verifikimin e bën KED në bazë të disa kritereve”- tha ajo. “Nëse mungon një nga këto elementë, përfshirë dhe pastërtinë e figurës, nuk do ta kalonte procesin. Ne nuk marrim dot kompetencat e një institucioni tjetër”- argumentoi Bushka.

Me shumicë votash komisioni kaloi në seancë të tre kandidatët, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Duke sqaruar procedurën ligjore të zgjedhjes, Bushka tha se, për tu bërë anëtar njëri prej kandidatëve duhet të sigurojë 84 vota në Kuvend.

“Nëse asnjëri prej tyre nuk arrin këtë shumicë të cilësuar, atëherë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet automatikisht kandidati i renditur i pari në listë”- theksoi ajo.

Etiketa: Ardian DvoraniArta VorpsiAutoriteti i DosjeveAvokati i PopullitDamian GjiknuridebatedeputetEnkelejd AlibeajGazmend BardhiGent IbrahimiGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarkandidatëtKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKlotilda BushkaKomisionKomisioni i LigjeveKomisioni Parlamentar i LigjevekushtetueseKuvendKuvendiMarjana SeminiOpozitaParaPunëPunëtorRaportiVendimetVotavotim
Tjetri
Kërkesat për përjashtimin e komisionereve, shtyhet për të tretën herë seanca për Andri Ymerin

KPK mbyll pas pesë seancash maratonë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Andri Ymeri

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Arti që po frymëzon Revolucionin e Flamingove

09:00 | 07/07/2026
photo 2026 07 06 12 52 06

Ish-ministri Gazmend Oketa dëshmon për procesin e kalimit të objekteve të ish-klubit “Partizani”, pronarëve

17:48 | 06/07/2026
rama arkitektet

The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës

09:19 | 06/07/2026
foto 3

Gjykata liron nga burgu 19 protestuesit e arrestuar para Kuvendit

17:01 | 05/07/2026
foto 1 muzeu

Muzeu arkeologjik i Durrësit i rihap dyert me kufizime

10:18 | 05/07/2026
edi rama bochum

Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

07:49 | 04/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.