AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministrja Olta Xhaçka kërkon të shpëtojë mandatin me procedurë

Përmes mbrojtjes së paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, avokati i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka pretendon se kërkesa për papajtueshmërinë e mandatit është dorëzuar përtej afateve ligjore – ndërsa argumenton se ligji nuk rregullon përgjegjësinë e deputetit për sjelljen e familjarëve të tij.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:17 | 17/01/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA

Gjykata Kushtetuese ka parashikuar të marrë në shqyrtim të mërkurën më 18 janar, dy padi të ngritura nga deputetët e opozitës lidhur me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi.

Në parashtrimet e mbrojtjes, të cilat BIRN i disponon, Xhaçka përpiqet të shpëtojë mandatin e saj me procedurë, duke sjellë si argument në favor, tejzgjatjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për dy mocionet e opozitës.

Sipas avokatit të Xhaçkës, Genci Çifligu, shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese është në tejkalim të afateve kohore të parashikuara në ligj dhe kësisoj “nuk përbën subjekt kushtetues”.

Sipas tij, kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në këtë gjykatë jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë.

Avokati llogarit si moment të konstatimit të papajtueshmërisë datën 2 mars 2022, kur sipas tij, është bërë i njohur botërisht fakti që kompania e bashkëshortit të ministres ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Ai i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave të kësaj date, që i jep në përdorim brigjet e detit në Dhërmi kompanisë “AGTCC Hotel Managment”, e cila kishte lidhur marrëveshje me kompaninë në pronësi të Gaçit “AG.TCC sh.p.k”.

“Pa i hyrë shkakut substancial, nëse ekziston apo jo kushtet që passjellin papajtueshmërinë e mandatit, duhej që kërkimi për papajtueshmëri të ngrihej para Gjykatës Kushtetuese brenda periudhave të parashikuara në nenin 66/a të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese,” thuhet në dokumentin mbrojtës.

Po ashtu, avokati i Xhaçës i quan jashtë afateve ligjore edhe mocionet firmosura nga deputetët opozitarë në Kuvend, të cilat u formalizuan në qershor dhe në korrik.

Duke u bazuar në afatet kohore, Çifligu i kërkon Kushtetueses që të mos e marrë në shqyrtim kërkesen e 1/5 së deputetëve me objekt “shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Shqyrtimi i mocionit të PD-së në Këshillin e Mandateve nisi me datë 24 qershor 2022, por u shty në disa seanca me kërkesë të socialistëve, që kërkonin kohë për mbrojtje dhe më pas u la në harresë për t’u futur në rendin e ditës së seancës plenare.

Vonesat bënë që vendimmarrja të kalonte në sesionin tjetër parlamentar, ku sërish nuk u fut në rend dite më shumë se 2 muaj deri më 17 nëntor 2022, kur mazhoranca votoi kundër dërgimit të kërkesës në Gjykatë Kushtetuese.

Pas parashtrimeve të mbrojtjes me procedurë, avokati i Xhaçkës bën edhe mbrojtjen në themel të çështjes, duke përdorur si ‘koracë” pikërisht kompaninë “AGTCC Hotel Managment”, e cila u prezantua nga Gaçi si një kompani amerikane me përvojë në menaxhim dhe një zgjidhje për të shmangur konfliktin e interesit.

Përmes një investigimi të botuar në mars 2022, BIRN zbuloi se kompania ishte në pronësi të partneres së vëllait të ministres Xhaçka, Andi Xhaçka, shtetases amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton.

Gjithsesi, sipas avokatit të Xhaçkës, ligjërisht nuk është bashkëshorti i ministres përfitues i lehtësirave që rrjedhin nga statusi i investitorit strategjik, por një kompania tjetër, e cila ka marrë edhe të drejtën e përdorimit të brigjeve.

Sipas parashtrimeve mbrojtëse, bashkëshorti i deputetes nuk i ka shfrytëzuar përfitimet e tjera që vijnë nga statusi i investitorit strategjik, pasi kompania ishte pajisur me lejen e ndërtimit  dhe atë zhvillimore para vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Mbrojtja këmbëngul po ashtu se nuk ka qenë vetë Xhaçka që ka bërë veprime që mund të çonin në përfitime nga pasuritë publike dhe se është e parregulluar në ligj përgjegjësia që duhet të ketë deputeti për sjelljen e familjarëve të tij.

“Kushtetutëbërësi ka vënë kushte në sjelljen e secilit deputet, por në këto parashikime nuk merret  parasysh sjellja apo kushtet e një entiteti tjetër të ndryshëm nga deputeti, si në rastin konkret ajo e një shoqërie tregtare, qoftë me ortak/aksioner bashkëshortin e deputetes,” thuhet në dokumentin e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

Të dyja kërkesat e dorëzuara nga deputetët e Partisë Demokratike pretendojnë se Xhaçka ka shkelur Kushtetutën duke përfituar nga pasuritë publike, pasi bashkëshorti i saj fitoi statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën për përdorimin e bregdetit para hotelit që do të ndërtojë në jug të vendit.

Statusi “investitor strategjik” parashikon përfitime publike për fituesin, reduktim të TVSH-së,  procedura të përshpejtuara administrative, akses në infrastrukturë dhe rrjetin elektrik, si dhe përdorimin e tokës shtetërore si plazh para hotelit.

Kompania e Gaçit, ish-deputet i Partisë Socialiste, mori në mars të vitit 2021 statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”.

Por në korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ia kaloi përfitimet e statusit, kompanisë “AGTCC Hotel Managment”  pas një marrëveshje me kompaninë e Gaçit dhe në mars 2022 vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit.

 

 

Etiketa: AdministrativeAndi XhaçkaArtan GaçiBashkëshortiBIRNdeputetDhërmiGenci ÇifliguGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseInvestime strategjikeInvestitor strategjikKëshillit të MinistraveKomiteti i Investimeve StrategjikekushtetueseKuvendKuvendiLigjmandatetmarrëveshjeMbrojtjambrojtjeOlta XhaçkapadiParaPartisë DemokratikePartisë SocialistePDplazhSeancaSHTawni Lin Grzych-SuttonTVSHVendimi
I mëparshmi

Kriza e çmimeve rrit volumin e tregtisë dhe deficitin tregtar të Shqipërisë

Tjetri

Teuta Hoxha u shkarkua për balancat negative dhe ‘fshehjen e një apartamenti’

Tjetri
Gjyqtarja Teuta Hoxha jep shpjegime për balancat negative të pasurive

Teuta Hoxha u shkarkua për balancat negative dhe ‘fshehjen e një apartamenti’

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.