AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët synojnë të mbajnë Skënder Gjinushin kryetar të përjetshëm të Akademisë së Shkencave

Në një rast tjetër të ligjeve me porosi, dy deputetë socialistë kanë propozuar që kryetari aktual i Akademisë së Shkencave, për të cilin ligji është ndryshuar sakaq dy herë, të ndryshohet edhe një herë të tretë me qëllim që kufizimi aktual i numrit të mandateve të njëpasnjëshme të hiqet dhe, siç duket, Gjinushi të mund të marrë një mandat të dytë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dhe Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë konferencës jubilare për 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit. | Foto: LSA

Deputetët socialistë Ismet Beqiraj dhe Petro Koçi propozuan së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë një ndryshim tjetër ligjor për Akademinë e Shkencave, ndryshimi i tretë në më pak se katër vjet, duke i hapur rrugën rizgjedhjes së kryetarit aktual Skënder Gjinushi për një mandat të dytë. Propozimi thotë se termi “por jo radhazi” në ligjin aktual, i cili lejon që një kryetar të marrë jo më shumë se një mandat vijues, të shfuqizohet. Heqja e këtij togfjalëshi, i cili duket se përbën një ndryshim tjetër ligjor “me porosi”, një praktikë kjo që bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës, ku ligjet nuk i përshtaten një indidivi apo një grupi njerëzish, i hap rrugën rizgjedhjes së Gjinushit pasi mandati i tij aktual mbaron më vonë këtë vit.

Në një relacion që dukshëm mbart disa gabime drejtshkrimore, propozuesit gjithsesi nuk e shpjegojnë se pse duan që kryetari aktual të ketë të drejtën të marrë një mandat të dytë ndërsa justifikojnë kërkesën për ndryshime me argumentin që, sipas opinionit të tyre, ligji ekzistues, i miratuar po nga e njëjta maxhorancë katër vite më parë, ka nevojë për përmirësime.

“Ligji i ri ndërtojë një Akademi të Shkencave të hapur drejt komuniteteve, [SIC]” shkruhet në relacion.

“Ligji i ri formalizoj funksionimin e Akademisë së të Rinjve, [SIC]” shkruhet më tej në relacion. [Link]

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme. Ligji i ri solli zgjedhjen e Skënder Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë. Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi të mbajë ceremoninë e betimit të Gjinushit duke vënë në dukje faktin se ai është një politikan dhe jo shkencëtar. Socialistët ndryshuan ligjin në mënyrë që të mundësonin betimin e Gjinushit në kuvend dhe jo në presidencë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë.

Gjinushi tërhoqi vëmendjen e publikut vitin e kaluar kur, në një ceremoni të organizuar nga akademia për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, mbrojti kongresin, i cili konsiderohet nga shumë si një proces orwellian i diktaturës komuniste që vrau pjesën më të madhe të gjuhës, duke cituar një libër të gjuhëtarit maltez, Manuel Zrinzo Caruana, i cili, siç duket, justifikonte procese të tilla të standardizimit të gjuhës si parakushte të shtetformimit. Problemi i vetëm, gjuhëtari në fjalë nuk ekziston. Libri në fjalë nuk ekziston gjithashtu. Ajo që ekziston është një blog sarkastik në blogun kolektiv Peizazhe.

Ndërsa studiuesit u çuditën jo pak nga paaftësia e kreut të Akademisë së Shkencave për të respektuar themelet e botës akademike, të tilla si citimi i burimit dhe verifikimi i burimit, zgjatja e mandatit të Gjinushit përmes një propozimi që mbart gabime drejtshkrimore, duket se përbën një ironi mbi ironinë. Për më tepër, nëse tradita e socialistëve për mbushjen e akademisë me deputetë në pension do të vijojë, ka gjasa që dy propozuesit e ligjit aktual do të jenë akademikë të ardhshëm.

Etiketa: Akademia e ShkencaveakademikeBlogdeputetEdi RamaIlir MetaIsmet BeqirajkryetarKuvendLIBLibriMaxhorancaMetaPetro KoçishqipSkënder Gjinushi
Tjetri
Kolegji mbyll hetimin gjyqësor për gjyqtaren Elona Toro

Kolegji mbyll hetimin gjyqësor për gjyqtaren Elona Toro

rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.