AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë, AOS, në bashkëpunim me organizata të tjera mjedisore shprehin shqetësimin se projektet e qeverisë po dëmtojnë habitatet e larmishme natyrore të vendit bashkë me speciet e rralla që i popullojnë ato.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
18:04 | 30/01/2023
në Artikull kryesor, Fotogaleri, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pelikani kaçurrel është simboli i shpendëve në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. Foto: Nensi Bogdani.

Teksa i afrohesh njërit prej parqeve kombëtare më të mëdha të vendit, tingujt e shpendëve që popullojnë hapësirat e ligatinës Divjakë-Karavasta i përngjajnë një simfonie shlodhëse të natyrës. Laguna e Divjakë-Karavastasë është “shtëpia” e qindra specieve, ku më të njohurit janë pelikanët kaçurrelë, flamingot, rosat, pulëbardhat, strucat dhe zogj të llojeve të larmishme.

Pelikani kaçurrel është simboli i shpendëve në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. Foto: Nensi Bogdani.
Peshkatarë duke përgatitur ushqimin për shpendët e ligatinave ujore në parkun e Divjakë-Karavastasë. Foto: Nensi Bogdani.

Prej momentit të parë që hyn në parkun kombëtar të Divjakës vihen re shpendët e shumtë që fluturojnë mbi pyllin e dendur të pishave, në afërsi të lagunës që ngjan sikur nuk ka fund.

Një pulëbardhë duke kërkuar ushqim në lagunën Divjakë-Karavasta. Foto: Nensi Bogdani.

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë AOS, organizoi një vizitë në terren në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku morën pjesë ornitologë, aktivistë dhe qytetarë për të vëzhguar specie të zogjve dhe shpendëve që janë pjesë e popullatës së një prej ligatinave më të rëndësishmë në Shqipëri.

“Zona e Divjakë-Karavastasë është zona më e pasur përsa i përket larmisë biologjike, ku ndodhen rreth 265 specie të ndryshme, që përbëjnë rreth tre të katërtën e numrit total të specieve në Shqipëri, ku simboli i zonës është pelikani kaçurrel,” i tha BIRN Taulant Bino.

Ai shtoi se në Divjakë ndodhen rreth 25 mijë shpendë dimërues, por gjatë viteve të fundit ka patur një rënie të numrit tyre për shkak të urbanizimit të zonës.

Strucët gjenden gjithashtu në habitatin e zonës Divjakë-Karavasta. Foto: Nensi Bogdani.

Në Shqipëri ka gjithsej 11 parqe kombëtare, të cilat po rrezikohen dhe po reduktohen prej vendimeve të qeverisë mbi investimet strategjike.

“Do të ketë zënie të habitateve me sera, me impiante frigoriferike, me aeroporte, me parqe fotovoltaike, resorte, etj”, theksoi Bino gjatë një forumi mbi zonat e mbrojtura që u zhvillua më 26 Janar në “Europe House”.  “Habitatet po zihen, po humbasin, ose po degradojnë”, u shpreh drejtori i Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë, AOS. “Zënia e habitatit do të thotë largimi i specieve,” shtoi ai.

Një struc në lagunën Divjakë-Karavasta. Foto: Nensi Bogdani.

Gjithashtu, ekspertë të tjerë ngritën alarmin mbi rrezikun që investimet e qeverisë përbëjnë për ruajtjen e zonavë të mbrojtura, edhe pse ligji nuk i lejon ato.

“Kemi 75% të investimeve strategjike që janë planifikuar brenda zonave të mbrojtura,” deklaroi Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore “Eco Albania”, prej vitesh në mbrojtje të lumit Vjosa.

Ornitologë dhe aktivistë vëzhgojnë speciet e shpendëve në ligatinat e zonës së mbrojtur Divjakë-Karavasta. Nensi Bogdani.

Avokati Dorian Matlija gjithashtu theksoi se dëmtimi i habitateve përbën vepër penale sipas legjislacionit shqiptar.

“Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm duhet të zhvillohet për aq kohë sa nuk dëmton mjedisin deri në dëm të pakthyeshëm,” tha Matlija, duke nënkuptuar se vendimet e qeverisë shqiptare për projektet në zonat e mbrojura përbëjnë dëme të pakthyeshme.

Zona e Divjakë-Karavastasë është zona më e pasur përsa i përket larmisë biologjike, ku ndodhen rreth 265 specie të ndryshme. Foto: Nensi Bogdani.
Një punonjës po lundron në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. Foto: Nensi Bogdani.

Bino u shpreh se ngacmimet dhe ndërhyrjet e njeriut mund të ndikojnë edhe në vonesat e folezimit të vezëve për shpendët që i popullojnë këto ligatina.

“Sivjet akoma nuk ka filluar folezimi i vezëve të pelikanëve, gjë që duhet të kishte filluar, në krahasim edhe me vitet e kaluara”, tha Bino.

“Kjo vonesë mund te ketë ardhur prej shkaqeve të ndryshme, të tilla si ndërhyrja e njeriut në këto zona, ngacmimet nga kafshët grabitqare ose shqetësimet nga përmbytjet e foleve nga ngritja e nivelit të ujrave,” shpjegoi eksperti.

Numri i çifteve të pelikanëve kaçurrelë është shtuar nga 35 në 85 përgjatë viteve 2013-2020. Foto: Nensi Bogdani.

Gjithsesi, edhe me vështirësitë e shumta, aktivistët dhe ornitologët shqiptarë vijojnë përpjekjet e tyre për t’i mbrojtur këto shpendë dhe në tërësi ekosistemin e ligatinave.

“Për shkak të ndërhyrjeve tona dhe mirëmbajtjes së foleve gjatë viteve të fundit, numri i pelikanëve kaçurrelë është rritur nga 35 çifte në vitin 2013 në 85 çifte në vitin 2020,” përfundoi Bino.

 

Etiketa: Aeroporti i VlorësaktivistAktivistëAktivistet mjedisoreAOSBIRNDorian MatlijaEco AlbaniaEurope HouseflamingofotografiInvestimet strategjikelagunëligatinligatinambrojtjeMjedisiNensi BogdaniOlsi NikaOrnitologParku Divjakë-Karavastaparqe fotovoltaikepelikanët kaçurrelëPelikani kaçurrelpulëbardharosaShoqata e Ornitologëve ShqiptarëshqipShqipërishqiptarestrucaStrucëtTaulant BinoVendimetVjosazogjZonat e Mbrojturazonat e mbrojura
I mëparshmi

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Tjetri

Banorët e Elbasanit kërkojnë zgjidhje emergjente për segmentin e rrezikshëm të rrugës

Tjetri
Banorët e Elbasanit kërkojnë zgjidhje emergjente për segmentin e rrezikshëm të rrugës

Banorët e Elbasanit kërkojnë zgjidhje emergjente për segmentin e rrezikshëm të rrugës

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.