AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Banorët e Elbasanit kërkojnë zgjidhje emergjente për segmentin e rrezikshëm të rrugës

Banorët e një lagje të Elbasanit bllokuan për dy orë unazën e qytetit në përpjekje për të sensibilizuar për një nënkalim në lagjen e tyre, pasi në dy vitet e fundit dy të rinj këmbësorë humbën jetën në tentativë për të kaluar nga një krah në tjetrin.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga protesta e banorëve në Elbasan. Foto:Bardha Nergjoni.

Familjarë e të afërm të aksidentuarve si dhe banorë të lagjes Belebej në Elbasan bllokuan të dielën për dy orë unazën e qytetit në shenjë proteste, pas një aksidenti në 23 janar që i mori jetën Fiori Sulës, 20-vjeç, i cili po kalonte mbi rrugë.

Rreth 3 mijë banorë të zonës përdorin një nënkalim hekurudhor dhe më pas kalojnë Unazën për tu lidhur me qytetin, por kapërcimi ka rezultuar shpesh me aksidente. Në dy vjet dy të rinj kanë humbur jetën aty, ndërsa janë përplasur nga makina. Banorët thonë se ajo pjesë e rrugës është bërë shkak edhe për dhjetëra të lënduar, por autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë.

Dhimitër Gjika, një ish specialist në policinë e shtetit shprehet se çështja ka zgjidhje nëse institucionet kanë vullnetin për ta zgjidhur, por sheh se kjo ka munguar.  “Ata të ARRSH erdhën nga Tirana dhe e mbyllën rrugën këtu. Është sikur të vijë dikush e të mbyllë derën e shtëpisë ndërkohë që shteti duhet të gjejë zgjidhje dhe jo të mbyllë derën të mos dalësh”, thotë Gjika.

Ai tha se për banorët në zonë më e mira e mundshme do ishte ndërtimi i një nënkalimi.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja pranoi se shqetësimi i banorëve është i drejtë dhe është një çështje që është diskutuar vazhdimisht. “Banorët janë informuar pasi unë i kam takuar disa herë dhe po shkojmë drejt një zgjidhjeje”, tha kryebahkiaku. Ai këmbënguli se po ndërtohej një nënkalim në zonë dhe se banorët e lagjes do lidheshin përmes tij. Por këmbënguli se protesta u instrumentalizua politikisht.

Por banorët thonë se nuk kanë asnjë angazhim politik. Marjan Zhushi tha se nënkalimi ishte kërkesa e tyre e parë dhe e fundit në çdo stinë zgjedhjesh. “Kjo rrugë është 100 vjeçare. Ka qenë një plan që do bëhej një nënkalim. Lagja sa herë që janë bërë zgjedhje këtë kërkon e asgjë tjetër”, tha ai. “Nuk na hyn në punë politika por zgjidhja për banorët që nuk ka ardhur deri tani nga askush”, shtoi Zhushi.

Eksperienca e rrezikshme në këtë rrugë është e përditshme dhe vendosja një vit më parë e barrierave nuk e ka zbutur problemin.

Një nënë e re me fëmijë tregon se gati u përfshi në një aksident aty vetëm dy ditë më parë. “Isha duke kaluar pikërisht këtu dy ditë më parë. Ka sinjalistikë që nuk lejohet parakalimi, ka vija të bardha dhe një mjet i tonazhit më jep përparësi ndërkohë që një mjet tjetër e parakaloi dhe gati më rrezikoi mua dhe fëmijën nëse kamioni nuk do më kishte sinjalizuar. Këtu është e tmerrshme. Ne jemi të izoluar”, thotë ajo.

Një tjetër banor thotë se për zgjidhjen e këtij problemi ka pasur premtime të vazhdueshme, p[or jo ndonjë punë konkrete. Bllokimi i rrugës shkaktoi probleme në qarkullimin rrugor ndërkohë që policia monitoroi nga afër protestën.

Etiketa: aksidentaksidenteARRSHBanorëelbasanGledian LlatjaMakinaMASPiSPoliciaProtestaprotesteSHTiranazgjedhje
Tjetri
Ndotje ndërkufitare: Përmbytjet nxjerrin në sipërfaqe “ishujt” e plastikës në Fierzë

Ndotje ndërkufitare: Përmbytjet nxjerrin në sipërfaqe “ishujt” e plastikës në Fierzë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.