AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

Kolegji i gjeti të pabazuara konkluzionet e Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Genci Qana dhe e riktheu atë në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
22 seconds më parë
në Analiza, KPA
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkive – seancë gjyqësore në KPA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi prokurorin e Tiranës, Genci Qana më 31 mars të vitit 2021 për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, mungesë burimesh financiare, si dhe për mosdeklarimin e një lapsusi të gjendjes civile lidhur me mbiemrin e tij. KPK u shpreh në vendim se Qana kishte shkelur pikën 3 të nenit 61 të ligjit për rivlerësimin; përkatësisht deklarim i pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe atë të figurës.

Vendimarrja e KPK u kundërshtua nga vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler, i cili argumentoi se shkarkimi ishte bazuar mbi gjetje “jashtëzakonisht të parëndësishme” dhe se ishte jopropocional.

Prokurori Qana ushtroi ankim duke i cilësuar të pabazuar shkaqet e shkarkimit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Përveç shkaqeve në kriterin e pasurisë dhe figurës, Qana ngriti pretendime edhe lidhur me procesin e rregullt ligjor.

Kolegji nuk e kaloi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, pasi vlerësoi se aktet në dosje ishin të mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje.  Për rrjedhojë, u vijua me shqyrtimin e ankimit mbi bazë dokumentesh, në dhomë këshillimi.

Megjithëse KPA nuk ka gjetur shkelje procedurale në procesin e vetingut për Qanën të kryer në KPK, pasi ka shqyrtuar shkaqet e ngritura për pasurinë dhe figurën, ka çmuar se vendimi i shkarkimit nuk ishte i drejtë, i bazuar në ligj e në prova dhe për rrjedhojë duhej të rrëzohej.

Shkaqet për pasurinë

Subjekti ka shënuar në deklaratën veting blerjen e një apartamenti në vitin 2001, kundrejt vlerës 2 milionë lekë, me burim të ardhurat e përbashkëta me bashkëshorten nga puna. Edhe në deklaratën e parë të vitit 2003, subjekti e ka deklaruar këtë apartament të blerë bashkë me bashkëshorten, me burim nga të ardhurat e siguruara çdo vit.

Komisioni ka konstatuar përfundimisht se rezultonte një bilanc negativ në vlerën 1.1 milionë për krijimin e kësaj pasurie, blerjen e një automjeti në vitin 1998, si dhe për mbulimin e shpenzimeve minimale për këtë periudhë. Duke vlerësuar se çmimi i apartamentit nga qenë më pak se 50% e atij mesatar në tregun e lirë, Komisioni është shprehur se ka krijuar bindjen se prokurori Qana gjendej në kushtet e pamundësisë financiare për blerjen e kësaj pasurie.

Prokurori Qana ka ankimuar përfundimet e Komisionit, lidhur me të ardhurat e bashkëshortes para martese dhe rillogaritjen e shpenzimeve të jetesës nga viti 1988-2000. Ai ka kërkuar që të rillogariten shpenzimet e jetesës, sipas metodologjisë së përcaktuar nga Kolegji, përkundër përllogaritjes së shpenzimeve të jetesës në vlerën e 66% të të ardhurave nga Komisioni.

Kolegji vëren se ka korrigjuar vendimin e Komisionit për sa i përket mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve të jetesës për periudhën kohore përpara vitit 2000. Po ashtu, pas kontrollit të analizës financiare të kryer në KPK, Kolegji konstaton se ka një sërë provash e indiciesh që mbështesin pretendimin e subjektit për ekzistencën e vazhdueshme të marrëdhënieve të punësimit të bashkëshortes me dy organizata joqeveritare në periudhën kohore nga fundi i vitit 1998 deri në 2001-in.

Duke konsideruar kohën e gjatë që ka kaluar, faktin që një pjesë e të ardhurave kanë lënë gjurmë dokumentare në një sërë aktesh, sikurse edhe për shkak se përgjegjësia për pagesën e detyrimeve tatimore u përket punëdhënësve, Kolegji ka përfshirë në analizë të ardhurat e bashkëshortes, për të cilat ka pasur gjurmë të dokumentara të kohës. Për rrjedhojë, bilanci negativ është ulur duke mbetur në shumën 289 mijë lekë.

Për një apartament me sipërfaqe 84.4 m2 në Orikum të Vlorës, të blerë në vitin 2011 për 28 mijë euro, Qana ka deklaruar si burim krijimi kursimet e krijuara nga të ardhurat deri në atë kohë, të ruajtura në euro, që i ka konvertuar në mënyrë sistematike çdo vit, sipas kursit të kohës.

Komisioni ka konstatuar se subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm, me argumentin se nuk rezulton të jetë deklaruar kryerja e këmbimit të shumës cash të përdorur nga lekë në monedhë euro në vite të ndryshme, ndryshe nga sa ka vepruar për ndryshimet e llogarive bankare në euro, që i ka pasqyruar në deklaratat periodike vjetore përkatëse. Nga analiza financiare e kryer në KPK është konstatuar pamundësi financiare në shumën 95 mijë lekë dhe bilanmc negativ prej 343 mijë lekësh në 2011-ën. Në analizë nuk janë përfshirë të ardhurat nga punësimi i bashkëshortes në një shoqatë për vitet 2009-2010, për shkak të mungesës së dokumentimit të marrëdhënies së punës dhe ligjshmërisë së të ardhurave. Po ashtu, nuk janë përfshirë kursimet e deklaruara në deklaratat periodike të viteve 2005 dhe 2007, për shkak se nuk u gjetën bindëse shpjegimet e subjektit rreth korrigjimeve të deklaratave.

Prokurori Qana ka kundërshtuar me argumentin se, nëse do të merren në konsideratë shpjegimet e tij se një pjesë e gjendjes cash që disponohej në banesë është konvertuar në monedhën euro në momente të ndryshme, ashtu si ka deklaruar në vitin 2011, në procesverbalin e mbajtur në ILDKPKI në vitin 2016, si dhe në deklaratën e pasurisë veting, rezulton mundësi financiare për blerjen e kësaj pasurie.

Po ashtu, ka kundërshtuar edhe moskonsiderimin e të ardhurave të bashkëshortes nga punësimi në një shoqatë, me argumentin se rroga ka kaluar nëpërmjet rrugës bankare, nga për rrjedhojë nuk ka pasur dijeni për mosshlyerjen e tatimit mbi të ardhurat.

Kolegji e vlerëson të gabuar qëndrimin e Komisionit për të mos përfshirë të ardhurat nga paga e bashkëshortes periudhën janar 2009 – dhjetor 2010, për të cilat ka pasur konfirmim bankar.

Nga kontrolli i analizës së kryer në KPA është konstatuar pamundësi financiare në shumën 53 mijë lekë, është është çmuar e papërfillshme.

Në vijim, KPA analizon konkluzionin e KPK për pamjaftueshmëri në deklarimet vjetore, me pasojë penalizuese. Sipas KPA, ky konkluzion është i pabazuar në ligj, pasi deklarimi i pamjaftueshëm për efekt të procesit të rivlerësimit kalimtar, lidhet me deklarimin veting dhe jo në deklaratat periodike.

Sipas Kolegjit, në kushtet që deklarimet e subjektit janë pranuar nga ILDKPKI-ja me korrigjimet e kryera dhe në dosje nuk gjendet ndonjë vërejtje mbi administrimin e formularëve të deklaratave të viteve 2005 dhe 2007 për pasurinë, nuk mund të argumentohen arsye objektive për të mos i pranuar ato si dokumenti zyrtar.

“Në rastin konkret, pas thirrjes nga ILDKPKI-ja, subjekti është paraqitur në shkurt të vitit 2016 dhe ka dhënë shpjegime me shkrim. Në këtë procesverbal nuk evidentohen pyetje apo kërkesa për sqarime të korrigjimeve të deklaratave të vitit 2005 dhe 2007”, konstaton Kolegji dhe thekson se deklaratat periodike janë të rëndësishme në drejtim të verifikimit të plotësisë e saktësisë në deklaratën e pasurisë veting.

Nga kontrolli i analizës financiare për vitet 2005 dhe 2007, ka rezultuar se subjekti kishte mundësi të kursente cashin e deklaruar me burime të ligjshme.

Po ashtu, KPA evidenton se konkluzioni i Komisionit është kontradiktor, pasi nga njëra anë ka vlerësuar se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe nga ana tjetër i ka përfshirë në analizë vlerat e deklaruara duke rezultuar me bilanc pozitiv.

Në kushtet që edhe Komisioni ka konkluduar se subjekti ka pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për të krijuar kursimet në fjalë, edhe në Kolegj ato u përfshinë në mesin e të ardhurave.

Në përfundim, ka rezultuar se prokurori Qana ka pasur mundësi për blerjen e apartamentit në Orikum, ndërsa bilani negative në fund të vitit 2011 në shumën prej 53 mijë lekësh, është çmuar i papërfillshëm.

Nga analiza financiare e kryer në Kolegj, prokurori Qana ka rezultuar në pamundësi financiare në shumën 700 mijë lekë për të blerën një automjet në vitin 2012 për çmimin 14 mijë e 900 euro, por analiza financiare e atij viti ka rezultuar pozitive.

Po ashtu, ka rezultuar pamundësi për blerjen e një automjeti nga bashkëshortja në vitin 2013 për çmimin 150 mijë lekë, por dhe në këtë rast bilanci financiar i gjithë vitit ka rezultuar pozitiv.

Në deklaratën e vitit 2012, bashkëshortja e subjektit ka deklaruar dhurimin nga babai i saj të një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. Ndërkohë, Komisioni ka konkluduar se mosdeklarimi në deklaratat periodike për vitet 2008-2011 të të drejtave mbi këtë pasuri, bënë që subjekti të gjender në kushtet e deklarimit të pasaktë.

Prokurori Qana ka argumentuar se deklarimet e tij e të bashkëshortes kanë qenë në përputhje me ligjin e kohës. Ai ka pretenduar se mosdeklarimi i përdorimit të apartamentit nga viti 2008-2012, ka ndodhur për faktin se deri në atë moment kjo pronë nuk ka qenë e regjistruar dhe de jure nuk kishte asnjë pronar. “Meqenëse formularët e deklarimit kërkonin që të shënohej shtesa ose pakësimi i pasurisë, kjo pronë, duke mos qenë e regjistruar, nuk mund të shënohej në deklaratë”, ka argumentuar ai.

KPA rithekson se objekt i kontrollit është saktësia dhe vërtetësia e plotësimit të deklaratës së pasurisë veting. Sipas Kolegjit, konkluzioni i Komisionit për pasaktësi, edhe pse I referohet legjislacionit të vitit 2016, në thelb përbën vlerësim të saktësisë të deklaratave periodike vjetore që parashikohen e normohen sipas legjislacionit të vitit 2003.

“…Vlerësimi i Komisionit, bazuar në një kuadër ligjor, i cili është miratuar për shkak të procesit të rivlerësimit e ka hyrë në fuqi disa vite pasi subjekti duhet të kishte deklaruar përdorimin e apartamentit, është i pabazuar në ligj e nuk mund të përbëjë shkak për marrjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit”, arsyeton KPA.

Në përfundim, Kolegji çmon se deklarimet e pasakta duhet të lidhen me deklaratën veting, që të mund të sjellin shkarkimin nga detyra. Për rrjedhojë, është gjetur i pabazuar konkluzioni i KPK për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Lapsusi në mbiemër

Një ndër shkaqet që përdori Komisioni për të shkarkuar nga detyra prokurorin Genci Qana, ka qenë edhe mosdeklarimi në deklaratën e figurës të ndryshimit të një shkronje në mbiemrër për një periudhë prej tetë muajsh në vitet 1996-1997 .

Prokurori Qana ka kundërshtuar duke argumentuar se ndryshimi i mbiemrit për një periudhë prej 8 muajsh është bërë nga punonjësja e gjendjes civile. Po ashtu, ka shpjeguar se nëse do ta kishte bërë ai ndryshimin, atëherë legjitimohej që të ndryshonte vetëm mbiemrin e tij dhe jo gjithë familjes.

Kolegji e gjen të pabazuar konkluzionin e KPK. Sipas KPA, është provuar qartazi se ka qenë gabim material I shkrimit, kryer nga punonjës të gjendjes civile. Ndërkohë, ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë pasojë konkrete në identifikimin e subjektit të rivlerësimit gjatë gjithë asaj periudhe kohore, qoftë në marrëdhëniet profesionale apo edhe në jetën e tij private. Për rrjedhojë, çmohet se mosdeklarimi i ndryshimit të një shkronje të mbiemtin nga një lapsus i kryer nga një punonjëse e gjendjes civile, nuk mund të argumentohet si shkak për shkarkimin e tij nga detyra.

Nisur nga fakti se mosdeklarimi i këtij ndryshimi të përkohshëm të një shkronje të mbiemrit ka qenë shkaku i vetëm për të cilin Komisioni ka konstatuar papërshtatshmërinë për figurën, Kolegji ka arritur në përfundimin se prokurori Genci Qana është i besueshëm në këtë kriter dhe se ka kryer deklarim të saktë.

Në përfundim, bilanci negativ total në gjithë vitet në vlerën 1.2 milionë lekë, si dhe pasaktësitë në deklarimin e burimeve të krijimit në deklaratat periodike, të vlerësuara nën dritën e parimit të proporcionalistetit janë vlerësuar prej Kolegjit të pamjaftueshme për të sjellë penalizim. Për rrjedhojë, KPA ndryshoi vendimin e komisionit dhe e konfirmoi në detyrë prokurorin Genci Qana.

 

Etiketa: Genci QanaKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit Tiranë
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.