AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria ia pason bashkisë problemet me inceneratorët

Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk i dha përgjigje pyetjes nëse qeveria kishte një plan për menaxhimin e maleve me mbetje të krijuara pranë inceneratorëve, duke e kaluar topin te Bashkia e Elbasanit apo Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:37 | 08/02/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë një konference për mediat. Foto: LSA.

Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë jashtë funksionit dhe malet e mbetjeve rreth tyre rrezikojnë një krizë të re mjedisore, por qeveria duket se nuk ka asnjë plan për menaxhimin e situatës.

E pyetur nga BIRN nëse qeveria kishte plan menaxhimi për krizën e re mjedisore të krijuar për shkak të mosfunksionimit të inceneratorëve në Elbasan dhe në Fier, zv. kryeministrja Belinda Balluku e adresoi problemin tek autoritetet lokale.

“Rastet janë të ndryshëm,” tha Balluku, duke shtuar se “bashkia e Elbasanit ka një kontratë qeraje me shoqërinë e sekuestros dhe për çdo pyetje mund t’i drejtoheni bashkisë”.

Balluku pretendoi se inceneratori  i Elbasanit është funksional dhe se ka prodhuar energji. “Por mbas 3 vitesh funksionim, si çdo teknologji tjetër, mund të ketë kohët e veta të remonteve,” shtoi ajo.

Ndërsa për inceneratorin e Fierit, Balluku tha se të dhënat duhej të kërkoheshin pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

“Është marrë në menaxhim nga Agjencia e sekuestros për shkak të procedurës. Kur është marrë nuk ka qenë i përfunduar, por në dijeninë time janë duke vijuar procesin e ndërtimit të inceneratorit,“ tha ajo.

Më herët, BIRN pa nga afër pirgjet e mëdha të plehrave në të dy inceneratorët dhe konstatoi mosfunksionimin e tyre, ndërsa bashkia e Elbasanit nuk iu përgjigj pyetjeve se se pse inceneratori nuk punon dhe as mbi rreziqet mjedisore që shkakton groposja e mbetjeve në landfill.

Pavarësisht pretendimit të Ballukut se inceneratori ka qenë në punë, shoqëria me kapital publik,  ECO-ELB, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut që nga muaji prill 2022 e përshkruante si emergjente situatën e krijuar, përmes një kërkese për pajisje me licensë të përshpejtuar për prodhimin e energjisë, drejtuar Entit Rregullator të Energjisë.

Të dy këto investime i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro, por u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas hetimeve të nisura për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave ndaj ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.

Edhe administratorët kryesorë të kompanive koncesionare, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto akuzohen gjithashtu për korrupsion.

 

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlqi BllakoBashkiaBashkia e ElbasanitBelinda BallukuBIRNEco-ELBelbasanEuroFierInceneratorinceneratoriinvestimeKlodian ZotoKorrupsionlandfillLefter KokaLokaleMjedisitProkuroriaProkuroria e PosaçmeQeveriaSPAKStela Gugalljateknologji
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arta Llazari– Gjykata e Shkodrës

Tjetri

KZAZ-të ngrihen pa PD-në deri në verifikimin ligjshmërisë së dy listave

Tjetri
KQZ kujtesë institucioneve për “veprimtaritë e ndalura” para zgjedhjeve

KZAZ-të ngrihen pa PD-në deri në verifikimin ligjshmërisë së dy listave

SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.